E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

16 mars 2025, ora 2:32. Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë Koçanin, qytet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut.
Aty ndodhi tragjedia më e madhe që përjetoi ky shtet në historinë e tij të re: një zjarr në diskotekën “Pulse” u mori jetën 63 personave dhe lëndoi mbi 200 të tjerë.
Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, një vit pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe miqtë e tyre qëndruan në heshtje dhe i nderuan të ndjerët.
Emrat e secilit prej tyre ishin shkruar në zemra të bardha, që ishin varur në rrethojat e diskotekës së mëhershme.
Dhimbja e të afërmve nuk ishte më e vogël as në ngjarjen që u organizua mëngjesin e 16 marsit në Parkun e Revolucionit në Koçan.
Aty - nën organizimin e komunës dhe prindërve të viktimave - u vendosën 63 karrige të bardha.
“Gjashtëdhjetë e tri karrige të bardha, 63 emra, 63 jetë që mungojnë - çdo karrige bart heshtjen e një pranie të munguar, një trëndafil të bardhë për kujtim dhe një vend që kurrë nuk do të mbushet”, ishte mesazhi në hyrje të parkut.
Në qytet u zhvillua edhe një ngjarje përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Beli Mugri”.
“Ka kaluar një vit, e plagët jo vetëm që nuk mbyllen, por bëhen më të thella dhe më të frikshme”, ishte një nga mesazhet që mund të dëgjoheshin.
Shumë nga të lënduarit, sipas mjekëve në spitalin e Koçanit, do të vazhdojnë të kurohen për një kohë të gjatë dhe ende duhet të bëjnë ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale.
Çfarë ndryshoi?
Në kërkim të drejtësisë gjatë vitit të kaluar, prindërit e viktimave ishin më të zëshmit.
Çdo të shtunë, ata organizuan “Marshimin e Engjëjve” nëpër rrugët e Koçanit dhe mbajtën disa tubime në Shkup.
Menjëherë pas tragjedisë, u kryen kontrolle në klube dhe kafene, dhjetëra lokale u mbyllën, por ende pa ndonjë ndryshim thelbësor.
Çdo të shtunë, prindërit organizojnë “Marshimin e Engjëjve” në Koçan.
Një nga ndryshimet ka të bëjë me lëshimin e licencave për klubet e natës dhe lokalet e tjera të shërbimit të ushqimit - gjë që është nën juridiksionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Ministri Besar Durmishi deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ligji do të ndryshohet në pjesën ku “vetë pala, me një deklaratë personale, informon institucionet se i ka përmbushur kërkesat minimale teknike”.
Ai tha se tashmë është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e të gjitha lokaleve të shërbimit të ushqimit për këtë temë.
“Ne i kemi informuar për të gjitha ndryshimet që do t'i prezantojmë në ligj. Prandaj, para së gjithash, do të duhet të paraqitet një kërkesë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Pas paraqitjes së kërkesës, inspektorët do të duhet të dalin në terren, të kryejnë inspektime dhe të përcaktojnë - përmes të dhënave dhe fotografive - nëse pala i përmbush vërtet kërkesat minimale teknike”, tha Durmishi.
Diskoteka “Pulse” operonte ilegalisht dhe nuk i plotësonte kërkesat teknike.
Zjarri që shpërtheu natën kritike, gjatë një koncerti nga grupi DNK, u shkaktua nga aktivizimi i tri pajisjeve piroteknike.
Paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa shkaktuan gjithashtu rrëmujë.
“Fatkeqësia që ndodhi në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan nuk u shkaktua vetëm nga neglizhenca e një personi... Kjo ngjarje nuk është një aksident apo një lojë e rastësishme e fatit. Bëhet fjalë për një rrjet të tërë dhe një seri neglizhencash të lidhura”, tha prokurori i Koçanit, Borçe Janev, në deklaratat hyrëse më 19 nëntor 2025.
Në atë datë filloi procesi gjyqësor, ku në bankën e të akuzuarve u ulën 35 persona.
Në aktakuzë përfshihen edhe tri kompani.
Midis të akuzuarve janë pronari dhe persona nga struktura e pronësisë së diskotekës, ish-ministra të Ekonomisë, ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë dhe zyrtarë të tjerë.
Të gjithë do të gjykohen për të njëjtën vepër penale: “shkaktim i krimeve të rënda kundër sigurisë publike”.
Edhe pse Prokuroria është e bindur se do të ketë sukses në vërtetimin e fajësisë, një pjesë e publikut është skeptike se aktakuza, ashtu siç është, do të sjellë drejtësi.
“Përveç sfidave formale, ka edhe çështje materiale që kontribuojnë në kompleksitetin dhe specifikën e këtij rasti. Për shembull, aktakuza i ngarkon të gjithë të akuzuarit me të njëjtën vepër penale, edhe pse rolet, veprimet e tyre, si dhe periudha kohore në të cilën ato kanë ndodhur, janë rrënjësisht të ndryshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Darko Avramovski, nga organizata joqeveritare “Koalicioni - të gjithë për një gjykim të drejtë”.
Sipas tij, kjo qasje “e bën të vështirë individualizimin e përgjegjësisë dhe përcaktimin e qartë të marrëdhënies shkak-pasojë për secilin person individualisht” - gjë që do të ndikojë edhe më tej në efikasitetin dhe drejtësinë e procesit.
Gjykimi është duke vazhduar, me një mesatare prej dy seancash dëgjimore në javë, dhe aktualisht janë duke u marrë në pyetje dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria.
Përveç këtij procesi, në fillim të marsit filluan dy procedura gjyqësore kundër disa zyrtarëve të policisë për veprimet e tyre.
Gjithashtu, në muajt e mëparshëm u krye edhe një operacion, në të cilin u ndaluan si të dyshuar inspektorë nga Zyra e të Ardhurave Publike. /REL
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Ru...
NATO ka bërë të ditur se vendet aleate po zhvillojnë bised...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, thotë se nuk ...
Izraeli ka nisur një operacion të ri tokësor në Libanin ju...
Të dërguarit e "Bordit të Paqes" të Presidentit të SHBA-së...
Lufta në Iran nuk e shqetëson aleancën ushtarake perëndimo...
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka dalë në një kon...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka dek...
Irani ka arrestuar 500 persona të akuzuar për dhënien e in...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Një person është vrarë pasi një raketë ra mbi një automjet...
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë ops...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon mbështetje n...
Aeroporti kryesor i Dubait ndaloi përkohësisht fluturimet...
Disa sulme ajrore kanë tronditur periferitë jugore të Bejr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se e ...
Qendra e Operacioneve Mediatike e Iranit ka paralajmëruar ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu postoi një vid...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer ka zhv...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...