Droni goditi një rezervuar karburanti/ Aeroporti i Dubait pezulloi përkohësisht fluturimet
Aeroporti kryesor i Dubait ndaloi përkohësisht fluturimet...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon mbështetje nga vende të tjera për të siguruar Ngushticën e Hormuzit. Por ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul, aktualisht nuk sheh ndonjë nevojë që Gjermania të marrë pjesë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, e përjashton për momentin pjesëmarrjen gjermane në sigurimin eNgushticës së Hormuzit. Në emisionin televiziv "Bericht aus Berlin” ai tha: "Ne nuk do të marrim pjesë në këtë konflikt.” Sipas Wadephul-it SHBA-ja dhe Izraeli i kanë thënë se qëllimi i sulmeve të tyre është shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, veçanërisht i programit bërthamordhe i programit të raketave. Gjermania pret ta informojnë kur kjo të ketë ndodhur dhe "pastaj do të dëshironim me kënaqësi të marrim pjesë në negociata,” tha ai. Sipas tij siguri në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq mund të sjellë vetëm një zgjidhje përmes negociatave.
Lidhur me një zgjerim të mundshëm të misionit detar të BE-së "Aspides” në Ngushticën e Hormuzit, Wadephul u shpreh se është "shumë skeptik” nëse kjo do të sillte më shumë siguri në atë zonë, pasi sipas tij aty ku është vendosur tani misioni në Detin e Kuq "nuk po tregon efekte”.
Evropa ofron mbështetje konstruktive
Siguri mund të ketë vetëm nëse konflikti ushtarak "mund të zgjidhet në thelb”, tha Johann Wadephul. Ai pranoi se nuk kishte pritur drejtpërdrejt luftë dhe se gjithashtu "nuk dihet plotësisht saktë” se kur do të përfundojë. Sipas tij, është e qartë se Evropa gjithmonë ofron mbështetje konstruktive, kur bëhet fjalë për sigurimin e rrugëve detare. "Por unë nuk shoh ndonjë nevojë të menjëhershme, dhe sidomos se pse Gjermania duhet të marrë pjesë,” tha ai.
"Kërkesa jonë ndaj SHBA-së dhe Izraelit është të na mbajnë të informuar dhe të na tregojnë cilat objektiva konkrete po ndjekin, dhe pastaj të diskutojmë së bashku se si mund të përfundojë kjo luftë.” - tha ministri i jashtëm gjerman. Sipas Wadephul në rajon të gjithë presin që Gjermania të ketë një rol aktiv.
Edhe Kancelari Friedrich Merz deklaroi të premten (13.03) se për momentin "nuk ka asnjë arsye për të menduar për një sigurim ushtarak të rrugëve detare”. Ai theksoi se Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe se "ne gjithashtu nuk duam të bëhemi pjesë e saj”. "Prandaj të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”
Trump kërkon mbështetje nga shtetet e tjera
Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin SHBA-në në përpjekjet e saj në rajon, veçanërisht për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Ato vende të botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për këtë kalim, dhe ne do të ndihmojmë”, shkroi Trumpi në platformën e tij online Truth Social.
Ai tha se SHBA-ja do të koordinohet me këto vende në mënyrë që gjithçka të zhvillohet shpejt, pa probleme dhe mirë. Në një postim të mëparshëm Trumpi kishte shkruar se shumë vende do të ndihmojnë, por ende nuk është e qartë se cilat vende kishte parasysh Trump dhe nëse ndonjë shtet tashmë ka premtuar të dërgojë anije luftarake.
Kërkesa e Trumpit vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur dhe disa vende perëndimore po diskutojnë nëse duhet të marrin rol më aktiv apo të fokusohen në zgjidhje diplomatike.
Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen
Ministri britanik i Energjisë, Ed Miliband, tha se Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. I pyetur nëse Britania e Madhe mendon të dërgojë anije për kërkimin e minave detare ose dronë detarë në rrugën ujore strategjikisht shumë e rëndësishme të Hormuzit për të siguruar qarkullimin e anijeve, Miliband tha për televizionim "Sky News" vetëm se qeveria britanike është në kontakt me aleatët e saj.
Ai i tha gjithashtu BBC-së se po shqyrtohen të gjitha opsionet që mund të ndihmojnë për rihapjen e ngushticës. Megjithatë sipas tij, mënyra më e sigurt dhe më e mirë është përfundimi i konfliktit./ DW
Aeroporti kryesor i Dubait ndaloi përkohësisht fluturimet...
Disa sulme ajrore kanë tronditur periferitë jugore të Bejr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se e ...
Qendra e Operacioneve Mediatike e Iranit ka paralajmëruar ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu postoi një vid...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer ka zhv...
Numri i njerëzve që kërkojnë mbrojtje në Gjermani ka rënë ...
Politikanët nga koalicioni qeverisës i Gjermanisë kanë bër...
Mediat e huaja kanë raportuar se lideri i ri suprem i Iran...
Zyrtarët e administratës Trump kanë deklaruar sot se presi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje vend...
Ushtria izraelite ka deklaruar ditën e sotme se vëllai i p...
Pamje të luhatshme amatore të cilat shfaqnin raketa që duk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të hapë N...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen...
Një bazë ushtarake italiane në Kuvajt, e përdorur së bashk...
Papa Leo ka bërë sot thirrje për një armëpushim të menjëhe...
Ukraina dëshiron para dhe teknologji në këmbim të dhënies ...
Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit. Pamjet e reja këtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...