Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai nuk i ishte përgjigjur propozimit të armëpushimit. Njoftimi gjithashtu thotë se Kryeministri Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë izraelite që të vazhdojë luftën “me forcë të plotë”.
Propozimi për armëpushim u bë të mërkurën në mbrëmje përmes një deklarate ku thuhet se konflikti midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah “nuk duhet të lejohet dhe paraqet një rrezik të papranueshëm të një përshkallëzimi më të gjerë rajonal”.
Deklarata thotë se armëpushimi do të mundësonte fillimin e negociatave drejt një zgjidhjeje diplomatike në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bëjnë thirrje për ndalimin e përleshjeve midis Izraelit dhe grupit Hezbollah. Kjo do të krijonte mundësinë edhe për arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gazë.
Australia, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari gjithashtu iu bashkuan thirrjes për armëpushim. Deklarata thotë se një konflikt më i gjerë rajonal “nuk është në interes të askujt, as të popullit të Izraelit dhe as të popullit të Libanit.”
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot i tha Këshillit të Sigurimit të mërkurën se do të shkonte në Bejrut, gjatë kësaj jave, për të punuar me palët e interesuara për një zgjidhje diplomatike.
Deklarata u bë pas disa ditë luftimesh që vlerësohen si më vdekjeprurëset në Liban që nga përfundimi i luftës civile, në fillim të viteve 1990.
Ushtria izraelite tha të enjten se kishte kryer sulme ajrore mbi 75 objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor dhe lindor dhe se po vazhdonte të kryente sulme të reja.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit tha se një sulm izraelit pranë qytetit Baalbek goditi një ndërtesë që strehonte punëtorë sirianë, duke vrarë 23 njerëz dhe duke plagosur tetë të tjerë.
Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë se sulmet izraelite vranë 50 njerëz të mërkurën, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga e hëna në 615 njerëz, me më shumë se 2,000 të plagosur.
“Të gjitha palëve, le t'i themi me një zë të qartë: ndaloni vrasjet dhe shkatërrimin. Ulni tonin e retorikës dhe kërcënimeve. Mos shkoni drejt përshkallëzimit të mëtejshëm”, i tha të mërkurën Këshillit të Sigurimit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. “Një luftë e gjithanshme duhet të shmanget me çdo kusht. Padyshim se do të ishte një katastrofë.”/VOA
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me një d...
Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump,...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një s...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian me aleatë kanë b...
Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të munds...
Kina thotë se ka kryer një testim të rrallë të një rakete ...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Nju Jo...
Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofen...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martë...
Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dhurojnë një milion do...
Izraeli bombardoi sërish objektivat e militantëve të Hezbo...
Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 ...
Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashk...
Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e ty...
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe ...
Sot shënohet një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë t...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pranon të plotëso...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...