Suedia: Irani u dërgoi mesazhe suedezëve duke i nxitur për hakmarrje për djegien e Kuranit
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe ...

Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, teksa Izraeli ka vazhduar të kryer sulme, thanë Kombet e Bashkuara më 24 shtator, duke i quajtur këto ngjarje si “shumë alarmante”.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me përshkallëzimin serioz të sulmeve që pamë dje”, tha zëdhënësi i agjencisë për refugjatë të OKB-së, Matthew Saltmarsh.
“Dhjetëra mijëra persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dje dhe gjatë natës dhe numri i tyre pritet të rritet”, shtoi ai për gazetarët në Gjenevë.
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 558 persona të hënën, përfshirë 50 fëmijë dhe 94 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban. Të paktën katër punonjës shëndetësorë u vranë dhe 16 mjekë u plagosën, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Izraeli dhe Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.
Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.
Disa agjenci të OKB-së po punonin që të përshpejtonin dërgimin e ndihmave në Liban për të adresuar situatën, e cila ishte e rëndë edhe para përshkallëzimit të fundit.
“Ky është një rajon që veçse ishte shkatërruar nga lufta dhe një shtet [Libani] që e di shumë mirë se çfarë është vuajtja”, tha Saltmarsh.
Ai theksoi se edhe para sulmeve të 23 shtatorit, në Liban ka pasur zhvendosje të popullsisë nga pjesa jugore e vendit.
“Situata është shumë alarmante. Është shumë kaotike. Numri i civilëve të vrarë është i papranueshëm”, theksoi ai.
Sulmet e së hënës u kryen pasi Izraeli sulmoi Bejrutin të premten duke vrarë dhjetëra persona, përfshirë dy komandantë të Hezbollahut. Ditë më parë, po ashtu, pajisjet e telekomunikimit të grupit u goditën nga një sërë shpërthimesh. Për këto shpërthime, që lanë të vrarë 39 persona dhe plagosën pothuajse 3.000 të tjerë, Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin. Por, Izraeli nuk ka komentuar për këtë rast./ REL
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe ...
Sot shënohet një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë t...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pranon të plotëso...
Të paktën 492 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmev...
Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inte...
Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Orga...
I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump...
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e ...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon...
Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ...
Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të ci...
Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimi...
Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë...
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Grupi militant Hezbollah ka lëshuar më shumë se 100 raketa...
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultoj...
Presidenti i ri i Sri Lankës, Anura Kumara Dissanayake, ka...
Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë mbrëmjes së 21 sht...
Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë shprehur t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...