I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në 15 shtator në Florida, ka lënë një letër disa muaj më parë, ku shprehej se synonte ta vriste ish presidentin dhe kishte mbajtur shënime dore mbi vendet ku pritej të ishte zoti Trump dhe datat përkatëse, tha të hënën Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Këto të dhëna, u bënë publike gjatë seancës dëgjimore të ditës së sotme, për të përcaktuar masën e sigurisë. Departamenti i Drejtësisë kërkon që 58 vjeçari Ryan Wesley Routh të mbahet në burg gjatë hetimeve.
Hollësitë e reja mund të forcojnë pohimet e prokurorëve se i dyshuari Routh paraqet kërcënim për sigurinë publike, pasi kishte në plan të vriste zotin Trump. Plani u pengua nga një agjent i Shërbimit Sekret i cili vuri re të armën e të dyshuarit, në shkurret në fushën e golfit në West Palm Beach të Floridas, ku po luante zoti Trump.
Letra, ishte vendosur brenda një kutie që i ishte dërguar para disa muajsh një personi të paidentifikuar, i cili nuk e kishte hapur deri pas arrestimit të të dyshuarit të dielën.
Kutia përmbante po ashtu municione, një tub metalik dhe sende të tjera.
Personi që mori kutinë dhe u vu në kontakt me organet e zbatimit të ligjit nuk është identifikuar në dokumentin e bërë publik gjatë seancës dëgjimore.
Letra, që i drejtohej botës, me fjalët “e dashur botë”, duket se bazohej në hipotezën se përpjekja për ta vrarë ish-Presidentin do të dështonte.
“Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë Donald Trumpin, por unë ju zhgënjeva. Bëra përpjekjet maksimale dhe përdora të gjithë energjitë e mia. U takon juve tani që ta mbaroni këtë punë dhe unë do të ofroj 150 mijë dollarë për këdo që e përfundon këtë punë”, shkruhet në letër, sipas prokurorëve.
Avokati i 58-vjeçarit nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë Associated Press për një koment të hënën në mëngjes.
Të dhënat e telefonit, të cilave iu është referuar Departamenti i Drejtësisë, tregojnë se 58 vjeçari udhëtoi në West Palm Beach të Floridas, nga Greensboro e Karolinës së Veriut në mesin e muajt gusht dhe se ai kishte qenë pranë klubit të golfit të zotit Trump dhe rezidencës së tij në Mar-a-Lago “disa herë, përgjatë disa ditëve” nga data 18 gusht dhe deri në ditën e përpjekjes për ta vrarë.
Ryan Wesley Routh u arrestua të dielën pasdite pasi një agjent i Shërbimit Sekret, i cili po vëzhgonte klubin e golfit të zotit Trump për ndonjë rrezik sigurie, pa një pjesë të fytyrës së një burri si dhe tytën e një arme gjysmë automatike të fshehur në shkurret pranë fushës së golfit.
Agjenti qëlloi në drejtim të të dyshuarit, i cili u largua me shpejtësi, por më pas u ndalua nga autoritetet në një rajon aty pranë.
Shërbimi sekret ka deklaruar se i dyshuari nuk qëlloi dhe në asnjë rast nuk arriti të kishte një pamje të drejtpëdrejtë të ish-Presidentit.
Departamenti i Drejtësisë tha të hënën se autoritetet kishin gjetur në makinën e tij 6 telefona, përshirë një ku tregohej se ai kishte kërkuar në Google se si mund të udhëtohej nga zona Palm Beach për në Meksikë.
Hetuesit thanë se kishin gjetur edhe një listë me data përgjatë muajve gushtit, shtator dhe tetor dhe vendet ku kishte qenë apo pritej të shkonte zoti Trump.
Po ashtu, u gjet edhe një bllok shënimesh që përmbante kritika ndaj qeverive ruse dhe kineze dhe shënime mbi hapat që duheshin ndjekur për t’u bërë pjesë e luftës në mbrojtje të Ukrainës.
Dokumenti i paraqitur në seancën e sotme citon edhe një libër të shkruar nga 58 vjeçari vitin e shkuar në të cilin ai kritikonte ashpër qasjen e zotit Trump mbi politikën e jashtme, përfshirë Ukrainën. Në libër, ai shkruante se Irani “ishte lirë të vriste Trumpin” meqë ky i fundit ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore.
Ndaj Ryan Wesley Routhit janë ngritur akuza për armëmabtje të paligjshme dhe fshirje të numrit të identifikimit të armës. Ai nuk kishte të drejtë të mbante armë për shkak të një dënimit të mëparshëm. Gjatë javëve në vazhdim ndaj tij mund të ngrihen akuza më të rënda./ VOA
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e ...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon...
Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ...
Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të ci...
Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimi...
Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë...
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Grupi militant Hezbollah ka lëshuar më shumë se 100 raketa...
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultoj...
Presidenti i ri i Sri Lankës, Anura Kumara Dissanayake, ka...
Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë mbrëmjes së 21 sht...
Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë shprehur t...
Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një ...
Qeveria amerikane ka deklaruar se një përshkallëzim i ...
Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt pë...
Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çlirua...
Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për...
Një sherr masiv ka ndodhur në mesnatë në sheshin "Grigorio...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izrael...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...