Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 orë në pritje të Donald Trump-it, pranë klubit të tij të golfit dhe shkroi në një letër dëshirën për ta vrarë, u vu të martën nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president.
Ndaj Ryan Routh-it rëndojnë dy akuza të tjera për armëmbajtje të paligjshme.
Akuzat pasqyrojnë vlerësimin e Departamentit të Drejtësisë se ai thuri plane për të vrarë kandidatin republikan, ndërsa drejtoi një armë gjysmautomatike në fushën e golfit në West Palm Beach të Florida-s, ku po luante zoti Trump, në 15 shtator.
Ai shkroi një letër në të cilën përshkruante qëllimet e tij.
Çështja i është caktuar gjyqtares Aileen Cannon, e cila në korrik rrëzoi një padi ndaj ish-Presidentit që e akuzonte për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago të Florida-s.
Aktakuza ishte paralajmëruar gjatë një seance dëgjimore të ditës së hënë, në të cilën prokurorët argumentuan se 58-vjeçari duhet të qëndronte pas hekurave pasi përbënte rrezik për sigurinë publike.
Ata thanë se i dyshuari kishte lënë një letër disa muaj para se të arrestohej në 15 shtator, e cila bazohej në hipotezën se përpjekja për ta vrarë ish-Presidentin do të dështonte dhe se ai ofronte 150 mijë dollarë për këdo “që do ta mbaronte këtë punë”.
Prokurorët thanë se ai kishte mbajtur një listë me data përgjatë muajve gushtit, shtator dhe tetor dhe vendet ku kishte qenë apo pritej të shkonte zoti Trump.
Mundësia për ta qëlluar ish-Presidentin u pengua nga një agjent i Shërbimit Sekret i cili vuri re armën e të dyshuarit, në shkurret në fushën e golfit në West Palm Beach të Florida-s, ku po luante zoti Trump.
Agjenti qëlloi në drejtim të të dyshuarit, i cili u largua me shpejtësi, por më pas u ndalua nga autoritetet në një rajon aty pranë.
Shërbimi sekret ka deklaruar se i dyshuari nuk qëlloi dhe në asnjë rast nuk arriti të kishte një pamje të drejtpëdrejtë të ish-Presidentit, por ai la pas një kamera digjitale, një çantë shpine, një armë gjysmautomatike të mbushur me municion (SKS) dhe një qese plastike me ushqime.
Arrestimi i tij ndodhi dy muaj pasi ish-Presidenti Trump u qëllua dhe mori plagë në vesh në një atentat gjatë një tubimi zgjedhor në Butler të Pensilvanisë. Shërbimi Sekret ka pranuar dështimet që ndikuan në ngjarje, por është shprehur se masat e sigurisë kanë qenë të duhurat për penguar një sulm të mundshëm në Florida.
Fillimisht ndaj 58-vjeçarit u ngritën akuzat për armëmbajtje të paligjshme dhe fshirje të numrit të identifikimit të armës. Është e zakontë që prokurorët të ngrenë akuza paraprake më të lehta dhe më pas të shtojnë akuza më të rënda me vazhdimin e hetimeve.
Autoritetet thanë se kishin gjetur në makinën e të akuzuarit 6 telefona, përshirë një ku tregohej se ai kishte kërkuar në Google se si mund të udhëtohej nga zona Palm Beach për në Meksikë.
Po ashtu, iu gjet edhe një bllok shënimesh që përmbante kritika ndaj qeverive ruse dhe kineze dhe shënime mbi hapat që duheshin ndjekur për t’u bërë pjesë e luftës në mbrojtje të Ukrainës.
Në seancën dëgjimore të së hënës u citua edhe një libër i shkruar nga 58-vjeçari vitin e shkuar në të cilin ai kritikonte ashpër qasjen e zotit Trump mbi politikën e jashtme, përfshirë Ukrainën. Në libër, ai shkruante se Irani “ishte lirë të vriste Trump-in” meqë ky i fundit ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore./ VOA
Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashk...
Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e ty...
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe ...
Sot shënohet një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë t...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pranon të plotëso...
Të paktën 492 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmev...
Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inte...
Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Orga...
I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump...
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e ...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon...
Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ...
Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të ci...
Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimi...
Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë...
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Grupi militant Hezbollah ka lëshuar më shumë se 100 raketa...
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultoj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...