BE bojkoton pjesërisht presidencën hungareze të Këshillit
Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07) se p...

Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Reublikane solli në qendër të vëmendjes disa nga ish-rivalët brenda partisë së ish-presidentit Donald Trump. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Steve Herman, mbuloi Kuvendin dhe sjell hollësitë nga Miluoki.
Çështja kryesore në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Republikan ishte “rikthimi i sigurisë në Amerikë”. Por, ajo mund të përkufizohet edhe si nata “kur republikanët zbutën tonet mes tyre”.
Ish-rivalët e ish-Presidentit Trump në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, u ngjitën në skenë duke përcjellë mesazhe uniteti.
“Nëse doni të siguroni kufirin, votoni Trump-in. Nëse doni rikthimin e ligjit dhe rendit në vend, votoni Trump-in”, tha ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy.
Përveç sipërmarrësit Ramaswamy, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, la po ashtu mënjanë dallimet e saj të mëparshme politike me ish-presidentin.
“Po e nis duke e bërë një gjë krejtësisht të qartë - Donad Trump-i ka mbështetjen time të fortë”, tha zonja Haley.
Gjatë zgjedhjeve paraprake të këtij viti, zonja Haley ishte sfiduesja e fundit e zotit Trump. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, sulmoi ish-shefin e saj duke e quajtur si njeri të papërshtatshëm që nuk duhet zgjidhur.
Delegatët nga shteti prej nga vjen zonja Haley, si Gerri McDaniel dhe Robin Holley, preferojnë të shohin para, jo nga e kaluara.
“Nuk ka rëndësi se kush kandidoi kundër tij më parë. Presidenti Trump po i bashkon të gjithë dhe kjo është ajo që duam të shohim”, tha delegatja republikane nga Karolina e Jugut, Gerri McDaniel.
"Nëse ajo është ashtu siç e mendoj unë, sepse nuk e njoh, do ta harroj të kaluarën dhe do të ketë forcë të ecë përpara që të na bashkojë dhe të ndihmojë vendin tonë”, shton delegatja Robin Holley.
Edhe ish-kundërshtarë të tjerë të zotit Trump në zgjedhjet paraprake të këtij viti dhe nga e kaluara folën në kuvend të martën, si Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, Marco Rubio nga Florida, ish-sekretari për strehim Ben Carson dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.
“Kolegët e mi republikanë, ta kthejme Joe Biden-in në shtëpi, ndërsa Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë”, tha zoti DeSantis.
Disa nga kandidatët e mëparshëm dhe të ardhshëm presidencialë që shfaqën mbështetjen e tyre për zotin Trump, pas katër vitesh mund të kërkojnë mbështetjen e tij dhe të delegatëve, sepse fitorja e republikanëve në zgjedhjet e nëntorit do t’i jepte zotit Trump mandatin e tij të dytë dhe të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Sot, në ditën e tretë të Kuvendit Republikan në qendër do të jenë çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme./ VOA
Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07) se p...
Kur Angela Merkel u zgjodh në vitin 2005 si kancelarja...
Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga vit...
Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestine...
Azilkërkuesit nga Afganistani kanë qenë aplikantët kry...
Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bë...
Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifor...
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se...
Një person u qëllua dhe u vra nga policia të martën pranë ...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë...
Senatori Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë ...
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të m...
Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të ga...
Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evro...
Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senato...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...