E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t'u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një përshkallëzim të konfliktit në një luftë rajonale. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani.
Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izralite në Gazë, sipas zyrarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 25 persona, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se goditi një kompleks ushtarak të Hamasit në ambjentin e shkollave, ndërsa Një sulm ajror izraelit goditi një kamp me tenda brenda një spitali në qendër të Gazës. Ndërkohë një palestinez vrau dy persona në një sulm me thikë në periferi të Tel Avivit.
Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër një militant palestinez, por më pas ndodhën shpërthime të tjera, që sipas tyre “treguan praninë e armatimit në zonë”.
Spitali në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që vepron në Gazën qendrore dhe mijëra njerëz janë strehuar atje pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta. Një sulm tjetër në një shtëpi pranë spitalit vrau një vajzë dhe prindërit e saj, thanë banorët.
Ndërkohë një sulm me thikë i kryer nga një palestinez vrau dy persona në një periferi të Tel Avivit. Një grua rreth të 70-tave dhe një burrë 80-vjeçar u vranë në sulmin me thikë, sipas autoriteteve izraelite ndërsa policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua”.
Tensionet janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar.
Këto sulme rritën frikën për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij ndaj Izraelit si dhe për mundësinë e nisjes së një lufte rajonale edhe më shkatërruese.
Franca dhe Italia u kërkuan të dielën qytetarëve të tyre në Liban që të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, thanë ministritë e tyre të jashtme. Po ashtu ministritë e Jashtme të këtyre dy vende kërkuan që qytetarët e tyre të largohen përkohësisht edhe nga Irani, duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës së tij ajrore.
Parisi dhe Roma duket se ndoqën hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani.
Në një tjetër zhvillim, Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi bëri të dielën një vizitë të rrallë në Iran, gjatë së cilës bëri thirrje që t'i jepet fund përshkallëzimit të dhunës dhe që rajoni të mund të jetojë në "paqe, siguri dhe stabilitet".
Vizita e zotit Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin të për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon.
Izraeli është përgatitur për çdo skenar tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa akuzoi grupin militant Hamas për dështimin e negociatave.
“Shteti i Izraelit është në një luftë në shumë fronte kundër boshtit të së keqes, që drejtohet nga Irani. Ne goditëm fort secilin nga krahët e tij. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Unë ua përsëris armiqve tanë: ne do të përgjigjemi dhe do të godasim me saktësi. Do të marrë një goditje të fortë çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front”, thekosoi ai.
Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 njerëz në sulmin e tyre të befasishëm në Izraelin jugor tetorin e kaluar.
Ofensiva masive e Izraelit e nisur në Gazë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 39550 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi dhe që nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve.
Po ashtu lufta ka zhvendosur disa herë shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës.
Veç Hamasit edhe grupi militant Hezbollah ka shkëmbyer rregullisht zjarr me Izraelin përgjatë kufirit me Libanin që nga fillimi i luftës, në atë që grupi militant thotë se synon të lehtësojë presionin ndaj aleatit të tij të mbështetur nga Irani, Hamasit. Sulmet dhe kundërsulmet e vazhdueshme janë shtuar me shpejtësi muajt e fundit./ VOA
Fotot kult të olimpistëve duke kafshuar medaljet e tyr...
Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen...
Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harr...
Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për ...
“Ne nuk do të hapim një minierë litiumi derisa gjermanët t...
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tj...
Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në L...
Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të...
Vijojnë trazirat në Britani të Madhe, raporton "BBC". ...
Forcat ukrainase kanë goditur një nëndetëse ruse në portin...
Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e M...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, prop...
Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të sh...
Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jork...
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perë...
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...