Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sipas Eurostatit 45.4% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut përdorin programe të inteligjencës artificiale. Ekspertët paralajmërojnë për pasoja afatgjata ndaj të menduarit kritik, integritetit akademik dhe privatësisë.
Inteligjenca artificiale po hyn me shpejtësi në auditorët universitarë në Maqedoninë e Veriut. Nga esetë dhe punimet për seminare deri te përgatitja për provime, programe si ChatGPT po bëhen pjesë e përditshmërisë akademike. Por ndërsa studentët flasin për kursim kohe dhe produktivitet më të lartë, ekspertët paralajmërojnë për pasoja afatgjata ndaj të menduarit kritik, integritetit akademik dhe privatësisë.
Adoptim në rritje, rregulla të paqarta
Sipas të dhënave të Eurostat, 45.4% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut, të moshës 16–24 vjeç, përdorin programe të inteligjencës artificiale, një përqindje e konsiderueshme kjo, edhe pse nën mesataren evropiane.
Një studim praktik i realizuar nga DW me studentë të Universitetit "Nënë Tereza” në Shkup, përmes tri fokus-grupeve, tregon se përdorimi është tashmë rutinë: shumica e tyre e përdorin Inteligjencën Artificiale rregullisht (3-4 herë në javë), disa herë pas here, dhe vetëm një student thotë se e përdor rrallë.
Studentët thonë se e përdorin për të strukturar temat apo esetë, përkthim dhe redaktim tekstesh, riformulim për të përmirësuar tekstet që shkruajnë, organizim idesh dhe përgatitje për provime.
Disa e përdorin edhe për gjenerim imazhesh dhe për të kaluar kohën e lirë. Si përfitime studentët përmendin: kursim kohe, qartësi më e madhe strukturore dhe rritje të produktivitetit.
Megjithatë përdorimi i IA po zhvillohet në një terren me rregullore të paqarta akademike.
Rreziqet: Nga "halucinacionet” tek atrofia konjitive
Shqetësimi më i madh i studentëve është informacioni i pasaktë: 81% e tyre e konsiderojnë këtë si rrezik kryesor, pasuar nga varësia prej teknologjisë (57%) dhe uniformizimi i ideve (48).
Aleksandër Manasiev, kryetar i Qendrës për Inovacione Mediatike "NarrativAI”, e sheh IA-në si mjet me potencial të madh pedagogjik, por me kufizime serioze: "Hulumtimet sugjerojnë se disa studentë përdorin mjete si ChatGPT për të gjeneruar plotësisht ose pjesërisht ese dhe punime. Edhe pse kjo duket joshëse, rreziku është real. Një nga problemet më të mëdha janë ‘halucinacionet', kur modelet e IA-së krijojnë informacione fiktive, citate fiktive ose burime që nuk ekzistojnë, duke rrezikuar drejtpërdrejt integritetin akademik.”
Rreziku, sipas profesorit universitar dhe ekspertit të mediave Agron Kurtishi, është edhe më i thellë: "Studentët po ia delegojnë të menduarit teknologjisë. Kjo çon në atrofi konjitive, rënie të aftësive mendore që zakonisht vërehen në trurin e personave të moshuar. Nëse studentët përdorin IA-në për t'u treguar përgjigjen, ata ndalojnë së menduari vetë dhe me këtë bie aftësia për të menduar në mënyrë kritike”.
Kurtishi ngre edhe çështjen e privatësisë: "Çdo përdorim i IA-së krijon të dhëna për përdoruesin. Me kalimin e kohës, sistemi ndërton një ‘album' të plotë informacionesh. Në një farë mënyre, IA mund të dijë më shumë për ne sesa ne për veten.”
Mes kontrollit dhe mundësive
Ekspertët theksojnë se IA nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë rolin e pedagogut. Universiteti i Oksfordit rekomandon që mjetet e IA-së të përdoren për mbështetjen e të nxënit dhe jo si zëvendësim i arsyetimit.
Studentët vetë nuk kërkojnë ndalimin e përdorimit të IA-së, por rregulla dhe udhëzime të qarta akademike për ese dhe projekte si dhe trajnime për përdorimin etik të IA-së..
Manasiev thekson nevojën për politika institucionale: "Institucionet duhet të vendosin një rrugë të qartë. Aktualisht, teknologjia përdoret para se të vendosen rregullat.”
Mjet ndihmës, jo zëvendësim i mendjes
Dilema pra nuk është nëse IA do të përdoret apo jo, sepse ajo tashmë po përdoret. Pyetja është se si.
Nëse integrohet me rregulla të qarta, me edukim etik dhe me theks tek mendimi kritik, Inteligjenca Artificiale mund të bëhet një mjet i dobishëm për produktivitet dhe kreativitet. Në të kundërtën, rrezikon të prodhojë varësi, uniformizim mendimi dhe dobësim të kapaciteteve intelektuale.
Sfida për universitetet në Maqedoninë e Veriut nuk është të ndalin teknologjinë, por të integrojnë në mënyrë të strukturuar njohuritë për IA në procesin mësimor. Sepse në epokën digjitale, aftësia për të menduar mbetet kompetenca më e rëndësishme dhe asnjë algoritëm nuk mund ta zëvendësojë plotësisht./ DW
Sulmet iraniane ndaj rafinerive dhe objekteve rajonale të ...
Ligjvënësit amerikanë votuan të mërkurën, më 4 mars, kundë...
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka...
Irani ka lëshuar disa raketa drejt Izraelit në orët e para...
Presidenti amerikan Donald Trump në një tryezë të rrumbull...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha në nj...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se të mërkurën ka...
Agjentë nga Ministria e Inteligjencës së Iranit kanë sinja...
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u zotua të mërkurën se Ank...
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit k...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të ...
Ekspertët e huaj ushtarakë kanë evidentuar raketat e reja ...
Një zyrtar ushtarak izraelit thotë se ata e kuptuan nga ni...
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti e ka prop...
Forcat ajrore izraelite pretenduan se kanë hedhur 5,000 bo...
Një nga tre burrat e arrestuar nën dyshimin për spiunazh p...
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Athinë konfirmoi ve...
Kosova ka vendosur masa mbrojtëse për çmimin e derivateve ...
Irani ka shtyrë funeralin shtetëror të liderit suprem, Aja...
Turqia ka shprehur zemërimin e saj ndaj Iranit pas lëshimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...