Konfirmohet nga sekretari Rubio/ Zhvillohet nesër takimi SHBA-Iran për programin bërthamor
Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime të drejtpërd...

Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojnë disa agjenci të lajmeve duke iu referuar informacioneve nga qarqet e partive. Edhe gazeta "Tagesspiegel" pati përmendur më parë këtë datë. Sipas këtyre njoftimeve përgatitjet përkatëse në Bundestag tashmë kanë filluar.
Miratimi nga SPD dhe CDU i marrëveshjes së koalicionit është parakusht për zgjedhjen e kancelarit. CDU-ja do ta bëjë këtë në një kongres partie, ndërsa SPD përmes procesit të votimit të anëtarëve të partisë. Forumet e CSU (partia kristiansociale simotër e CDU-së) e miratuan qysh të enjten (10.04.2025) marrëveshjen e koalicionit. Në CDU sipas statutit duhet të vendosë një kongres i vogël partie për koalicionin e planifikuar, ndoshta kjo do të ndodhë më 28 prill. Votimi i anëtarëve të SPD-së do të zhvillohet më 30 prill. Gazeta "Tagesspiegel" gjithashtu njofton se më 5 maj janë parashikuar mbledhjet e grupeve parlamentare. Pas zgjedhjes së kancelarit menjëherë duhet të pasojë emërimi i anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier si dhe më pas betimi i kabinetit përpara Bundestagut.
Qeveria e pestë e koalicionit me bazë të gjerë
Kancelari zgjidhet nga deputetët e Bundestagut, i cili - pavarësisht nga seanca më 8 maj me rastin e ditës përkujtimore të fundit të luftës përpara 80 vjetësh - nis rregullisht seancat plenare nga 12 maji. Për zgjedhjen e kancelarit parashikohet një seancë e posaçme më 6 maj. Me zgjedhjen e Friedrich Merz kancelar Gjermania për herë të pestë që nga viti 1949 do të ketë një qeveri koalicioni me bazë të gjerë ndërmjet partive CDU, CSU dhe SPD. Përpara pak ditësh partitë ranë dakord pas diskutimeve të gjata për marrëveshjen e koalicionit.
CDU deklaron "program të menjëhershëm"
Pas betimit të kabinetit CDU me qeverinë e saj të re do të nisë përpara sezonit të pushimeve të Bundestagut menjëherë puna për realizimin e temave të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve, Carsten Linnemann, për këtë deklaroi një "program të menjëhershëm". Qëllimi është që "edhe në periudhën e pushimeve të verës të ketë një frymë të re në Gjermani", tha Linnemann në emisionin "Maybrit Illner" në kanalin e dytë televiziv gjerman, "ZDF".
Drejtuesi në detyrë i grupit parlamentar të CDU-së, Thorsten Frei, vuri në dukje fluturime të menjëhershme për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt Afganistanit dhe Sirisë. Edhe SPD nuk do të humbasë kohë. Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Boris Pistorius, i cili do ta mbajë këtë post edhe në qeverinë e re, planifikon që brenda këtij viti të aplikohet një shërbim i ri ushtarak./ DW
Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime të drejtpërd...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot në r...
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës mira...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç njoftoi sot s...
Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që ish-presidenti Has...
Udhëheqësi i kristiandemokratëve në Gjermani, Friederich M...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore të...
Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundër...
Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e p...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zhv...
Një raund i ri bisedimesh midis SHBA-së dhe Rusisë do të z...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur si të m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha so...
Papa Françesku bëri daljen e tij të parë publike pas disa ...
Trump po shprehet pro një ideje që të rrisë tarifat ndaj K...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti s...
Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje amerikanëv...
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se do ta dijë...
Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina krye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...