Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Kryeministri i ri i emëruar nga presidenti Emmanuel Macron ka përpara një detyrë thuajse të pamundur: I rrethuar nga parti në grindje atij i duhet të farkëtojë një koalicion të qëndrueshëm qeveritar.

Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tani një kryeministër të ri. Ai është François Bayrou, që drejton një parti të vogël të qendrës dhe konsiderohet si një i besuar i afërt i presidentit Emmanuel Macron. Bayrou duhet të kujdeset tani për raporte të qendrueshme politike. Por pejzazhi partiak në Francë është i përçarë.
Qeveria që ai duhet të krijojë duhet të mos jetë më në varësi të tolerimit prej radikalëve të djathtë të Rassemblement National. Për këtë Bayrou-t që drejton partinë e vogël të qendrës Mouvement démocrate i duhet bashkëpunimi me të majtët e moderuar. Kjo nuk është një detyrë e lehtë: I pyetur nga gazetarët për këtë ai theksoi: "Të gjithë e dinë, se sa e vështirë është të gjesh një rrugë për të bashkuar dhe jo për të ndarë." Eshtë i nevojshëm pajtimi.

Vetëm nëse Bayrou ia del që të tërheq brenda koalicionit të majtët e moderuar, pra socialistët, ekologjistët ose komunistët, ai mund t'i bëjë ballë votës së mundshme të mosbesimit nga e majta ekstreme LFI dhe e djathta ekstreme Rassemblement National. Por ndërkohë socialistët kanë komunikuar, se nuk janë të gatshëm të hyjnë në bashkëqeverisje nën drejtimin e Francois Bayrou. Me emërimin e Bayrou, Macron sërish injoroi rezultatin e zgjedhjeve më 7 korrik 2024, në të cilat shumicën e votave i mori aleanca e majtë NFP. Macron si rrjedhojë do të duhej të emëronte një kryeministër nga radhët e së majtës. Në vend të kësaj, shkruan kreu i partisë Olivier Faure, Macron po e thellon krizën demokratike.
Edhe Marine Tondelier nga ekologjistët është skeptike. Ajo kërcënoi, se do ta tolerojë qeverinë e re të Bayrous, vetëm nëse ai pranon pjesë të programit të ekologjistëve. Por jo vetëm në drejtim të së majtës duhet të hapë rrugë Bayrou, tërhoqi vëmendjen kryetari i partisë komuniste Fabien Roussel. Sipas tij kryeministri nuk duhet të përdorë më nenin e posaçëm 49.3. Ky nen lejon, që ligjet të miratohen edhe pa aprovimin final të Asamblesë Kombëtare. "Vetëm nëse Bayrou garanton, që nuk do ta përdorë nenin 49.3, të gjithë do të jenë të detyruar të bëjnë kompromise." Vetëm në këtë rast mund të shmanget vota e mosbeimit, theksoi Roussel.

Kryetari i Rassemblement National, Jordan Bardella deklaroi, se fillimisht do të presë. Ai nuk synon automatikisht votën e mosbesimit kundër qeverisë së Bayrou. Por edhe Bardella vendos vijat e kuqe: Jo rritje e taksave për sipërmarrjet dhe njerëzit me të ardhur atë pakta ose të mesme, jo shkurtime të pensioneve. "Emmanuel Macron është një president që e ka bunkerizuar veten", deklaroi Bardella. Kryeministri i ri duhet ta ketë të qartë, se nuk ka legjitimitet demokratik dhe as mazhorancë parlamentare. "Ai duhet të jetë i hapur ndaj të gjitha partive dhe ndaj zgjedhësve." Marine Le Pen shkruan në X, Bayrou duhet të bëjë, atë që nuk donte ta bënte pararadhësi i tij Barnier. "Të dëgjojë opozitën dhe ta kuptojë atë, për të konceptuar një buxhet të arsyeshëm dhe të menduar mirë.".
73-vjeçari Bayrou pra duhet t'ia dalë që në një pejzazh politik thellësisht të përçarë, t'u bëjë të majtëve një ofertë, pa i nënvleftësuar republikanët konservatorë. Vetëm kështu mundet që të krijojë një aleancë qeveritare./ DW
Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportua...
Zona rreth ndërtesës së Parlamentit të Gjeogjisë është bar...
Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dr...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të f...
Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidencia...
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpall...
Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve t...
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ësht...
Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhom...
Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emër...
Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve ener...
Këshilltarët kryesorë të Presidentit amerikan Joe Biden po...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, emëroi të premten ale...
Teatrot, muzetë dhe orkestrat në Gjermani financohen nga f...
Bolivia ka ekstraduar ish-shefin e antidrogës në Shtetet e...
Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në li...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kri...
Franca tha të enjten se ishte shumë herët që Bashkimi Evro...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin ki...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...