Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emërimet për postet kyçe në administratën e tij, rreth gjysma e të rriturve amerikanë “nuk janë aspak të sigurt” tek aftësia e tij për të emëruar njerëz të kualifikuar për kabinetin e tij dhe poste të tjera qeveritare të nivelit të lartë, sipas një sondazhi të ri nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studime publike NORC.
Procesi dhe shpejtësia marramendëse e emërimeve, janë në përputhje me premtimin e zotit Trump ndaj votuesve se do të jetë një forcë për ndryshimin e status-quo-së në vend dhe një kthim në stilin e paparashikueshëm të qeverisjes që karakterizoi mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Por vetëm rreth 3 në 10 amerikanë janë "jashtëzakonisht" ose "shumë" të sigurt se zoti Trump do të zgjedhë njerëz të kualifikuar për të shërbyer në administratën e tij. Shumica e republikanëve thonë se kanë besim të lartë.
Zoti Trump ka premtuar ta reformojë Uashingtonin me një qasje agresive, përfshirë krijimin e një Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë, ose DOGE, një grup pune joqeveritar i ngarkuar me gjetjen e rrugëve për të shkurtuar radhët e punonjësve dhe programeve federale, si edhe për të minimizuar rregulloret federale, që do të drejtohet nga miliarderi Elon Musk dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy.
Sondazhi arrin gjithashtu në përfundimin se edhe besimi tek aftësia e zotit Trump për të menaxhuar shpenzimet qeveritare dhe për të kryer detyra të tjera kyçe presidenciale, përfshirë mbikëqyrjen e ushtrisë dhe Shtëpisë së Bardhë, është i ulët.
Demokratët dhe të pavarurit më të prirur për dyshime në udhëheqjen e presidentit të zgjedhur
Ky besim i ulët mbizotërohet në përgjithësi nga demokratët dhe të pavarurit. Një pjesë e madhe e demokratëve janë mosbesues ndaj aftësive të zotit Trump në të gjitha këto fronte – rreth tre të katërtat thonë se ata “nuk janë aspak të sigurt” se ai do të jetë në gjendje të menaxhojë në mënyrë efektive Shtëpinë e Bardhë, shpenzimet e qeverisë ose ushtrinë, ose të zgjedhë njerëz të kualifikuar për Kabinetin e tij.
Ndërkohë, rreth 4 në 10 të pavarur thonë se janë "pak" ose "aspak" të sigurt në aftësinë e zotit Trump për të ekzekutuar këto përgjegjësi, ndërsa rreth 2 në 10 janë "jashtëzakonisht" ose "shumë" të sigurt.
Besimi mes republikanëve më i lartë, por jo shumë i madh
Besimi mes republikanëve është më i lartë, por jo aq i madh sa niveli i dyshimeve të demokratëve. Rreth 6 në 10 republikanë janë "jashtëzakonisht" ose "shumë" të sigurt në aftësinë e zotit Trump për të zgjedhur njerëz të kualifikuar për të shërbyer në kabinetin e tij dhe për të menaxhuar Shtëpinë e Bardhë, ushtrinë dhe shpenzimet qeveritare.
Rreth 2 në 10 republikanë janë "mesatarisht të sigurt", dhe 2 në 10 të tjerë janë "pak" ose "aspak" të sigurt.
Presidenti Biden u përball me sfida të ngjashme në fillim të mandatit
Kur zoti Biden mori detyrën në vitin 2021, publiku kishte gjithashtu disa dyshime lidhur me aftësinë e tij për të menaxhuar disa nga përgjegjësitë kryesore – por ndryshe nga zoti Trump, ku shqetësimi është në nivele të ngjashme për përgjegjësi të ndryshme, ata ishin më të sigurt tek aftësia e zotit Biden më disa drejtime dhe më pak në disa të tjera.
Kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, zoti Biden kishte shërbyer tetë vjet si nënpresident i Presidentit Barack Obama, si dhe dekada në Senat dhe ai bëri fushatë duke e vënë theksin tek ato vite përvojë.
Një sondazh i veçantë i AP-NORC i kryer pak pasi zoti Biden mori detyrën – ku formulimi i pyetjes ishte pak më i ndryshëm - gjeti një nivel më të lartë besimi në aftësinë e zotit Biden për të emëruar njerëz të kualifikuar për kabinetin e tij dhe për të menaxhuar Shtëpinë e Bardhë sesa tek aftësia e tij për të menaxhuar ushtrinë dhe shpenzimet qeveritare./ VOA
Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve ener...
Këshilltarët kryesorë të Presidentit amerikan Joe Biden po...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, emëroi të premten ale...
Teatrot, muzetë dhe orkestrat në Gjermani financohen nga f...
Bolivia ka ekstraduar ish-shefin e antidrogës në Shtetet e...
Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në li...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kri...
Franca tha të enjten se ishte shumë herët që Bashkimi Evro...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin ki...
Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka fa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka para...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha ligjvë...
Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekor...
Gjithnjë e më shumë emigrantë kalojnë përmes Kanalit të La...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërku...
Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të r...
Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...