“Më telefonoi Berisha 1 orë para kandidimit”/ Korreshi tregon prapaskenat e zgjedhjeve në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm, një shprehje diplomatike e vullnetit për bashkëpunim, edhe pse zoti Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa masive për mallrat kineze.
Sekretarja e ardhshme për Shtypin, Karoline Leavitt, konfirmoi të enjten se Presidenti i zgjedhur Trump e ka ftuar Xi Jinpingun, por shtoi se mbetet ende "për t'u vendosur" nëse udhëheqësi i konkurrentit më të rëndësishëm ekonomik dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara do të marrë pjesë në ceremoni.
"Është një shembull nga ana e Presidentit Trump për krijuar një dialog të hapur me udhëheqës të vendeve që jo vetëm nuk janë aleatë, por edhe kundërshtarë dhe konkurrentët tanët", tha zonja Leavitt në një intervistë në rrjetin Fox News. "E pamë një gjë të tillë gjatë mandatit të tij të parë. Ai u kritikua shumë për këtë, por kjo qasje çoi në paqe në mbarë botën. Ai është i gatshëm të flasë me këdo dhe gjithmonë do të vendosë interesin e Amerikës në plan të parë”, tha ajo.
Rrjeti CBS njoftoi i pari mbi ftesën dërguar Presidentit Xi.
Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington nuk pranoi të komentonte ftesën.
Zonja Leavitt tha se janë ftuar edhe udhëheqës të tjerë të huaj, por nuk dha detaje.
Ndërsa u shfaq të enjten në bursën e Nju Jorkut, ku i ra ziles që sinjalizon hapjen e tregut, zoti Trump tha se “kishte menduar të ftonte njerëz të caktuar në inaugurimin e tij”, por pa i emërtuar ata.
“Disa njerëz më kanë thënë se kjo është pak si shumë e rrezikshme, apo jo?”, tha zoti Trump duke shtuar më pas se “ndoshta dhe është. Do të shohim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por neve na pëlqen të rrezikojmë pak”.
Ndërkohë, një ndihmës i lartë i Presidentit të Hungarisë, Viktor Orban, një nga mbështetësit më të zëshëm të zotit Trump në skenën botërore, tha të enjten se nuk është planifikur që Presidenti Orban të marrë pjesë në inaugurim.
"Nuk ka një plan të tillë, të paktën për momentin", tha Gergely Gulyás, shefi i kabinetit të zotit Orban.
Udhëheqësi nacionalist hungarez është vlerësuar nga zoti Trump, por është përballur me izolim në Evropë, pasi ai është përpjekur të minojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe vazhdimisht ka bllokuar, vonuar ose dobësuar përpjekjet e bllokut për t’i dërguar Kievit armë dhe financim dhe për të vënë sanksione ndaj Moskës për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Presdenti Orban u takua së fundmi me zotinTrump në Mar-a-Lago.
Ambasadori i çdo vendi në Shtetet e Bashkuara do të ftohet në inaugurim, sipas një zyrtari të Komisionit për Inaugurimin e Presidentit Trump, i cili foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.
Ftesa vjen pasi zoti Trump është zotuar të vendosë tarifa masive ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës në mënyrë që tre vendet të bëjnë më shumë për të ulur emigracionin e paligjshëm dhe hyrjen e drogave të paligjshme si fentanili në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Trump është shprehur se që në ditën e parë në detyrë në janar, do të vendosë tarifa me nivel 25 për qind për të gjitha mallrat e importuara nga Meksika dhe Kanadaja dhe se Kina mund të goditet me tarifa edhe më të larta. Kina prodhon kimikate që përdoren për prodhimin e fentanilit, por gjatë vitit të shtuar Pekini ka shtuar përpjekjet për të ndaluar eksportin e këtyre përbërësve.
“Kemi diskutuar me Presidentin Xi për disa tema dhe kemi diskutuar të tjera çështje me udhëheqës të tjerë botërorë dhe mendoj se do të kemi rezultat të mirë në rang botëror”, tha zoti Trump në një intervistë për rrjetin CNBC të enjten.
Gjatë një takimi muajin e kaluar me Presidentin Joe Biden, udhëheqësi Xi u kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos fillojnë një luftë tregtare.
"Bëni zgjedhje të mençura", paralajmëroi zoti Xi. “Vazhdoni të eksploroni mënyrën e duhur që dy vende të mëdha të shkojnë mirë me njëri-tjetrin”.
Edhe Kryeministri kanadez Justin Trudeau i ka kundërshtuar kërcënimet e zotit Trump, duke paralajmëruar vendosja e tarifave do të ishte e rrezikshme edhe për vetë ekonominë amerikane. Në fillim të kësaj jave, kryeministri Trudeau tha se amerikanët "kanë nisur të kuptojnë realitetin e vërtetë se tarifat për çdo produkt nga Kanadaja do t‘ua shtrenjtojnë jetesën" duke shtuar se ai do të kundërpërgjigjet nëse zoti Trump i vendos tarifat.
Presidenti i zgjedhur amerikan reagoi duke e cilësuar Kanadanë një shtet dhe zotin Trudeau guvernator.
Përveç mosmarrëveshjes tarifore, marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të tensionuara për çështje të tjera, duke përfshirë atë që zyrtarët amerikanë e shohin mbështetjetje indirekte të Pekinit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë shprehur zhgënjim që Pekini nuk ka bërë më shumë për të frenuar mbështetjen e Koresë së Veriut për luftën ruse.
Kina është partner kryesor tregtar i Koresë së Veriut.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka dërguar mijëra trupa në Rusi për ta ndihmuar Moskën në zmbrapsjen e forcave ukrainase nga rajoni kufitar Kursk. Po ashtu, Pheniani i ka ofruar Rusisë artileri dhe municione të tjera, sipas zyrtarëve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Inaugurimi i zotit Trump më 20 janar do të ndodhë një ditë pas afatit që Shtetet e Bashkuara i kanë vënë kompanisë kineze ByteDance, që të shesë degën e aplikacionit popullor të videove të shkurtra, TikTok, në Shtetet e Bashkuara ose të përballet me një ndalim të aplikacionit në SHBA./VOA
Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka fa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka para...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha ligjvë...
Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekor...
Gjithnjë e më shumë emigrantë kalojnë përmes Kanalit të La...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërku...
Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të r...
Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë d...
Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shtetev...
Danimarka ka njoftuar miratimin e një qasjeje më të ashpër...
Christopher Wray, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve j...
Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ftua për dëshmi...
Përmbysja e regjimit mbi 50 vjeçar të familjes Assad n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se do t’i sig...
Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtes...
Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...