Tensione në derën e Kuvendit/ Shehaj përplaset me punonjësit e Gardës
Tensionet dhe debate janë regjistruar edhe në derën e Kuve...
Tensionet dhe debate janë regjistruar edhe në derën e Kuve...

Udhëheqësit europianë kanë thënë të martën se vijat e tanishme të frontit në Ukrainë duhet të jenë pikënisja për çfarëdo bisedimesh për paqe.
Kërkesa e tyre vjen teksa përgatitjet për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duket se kanë hasur në pengesa.
Trump - i cili javën e kaluar foli në telefon me Putin-in dhe u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky - ka thënë se synon ta takojë liderin rus në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, brenda dy javësh, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Por, përgatitjet për takimin mes tyre duket se janë pezulluar, pasi një takim paraprak mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shtyrë.
Ky takim pritej të mbahej në Budapest të enjten.
Lavrov dhe Rubio folën në telefon të hënën. Zëvendësi i Lavrovit, Sergei Ryabkov, tha të martën se është ende herët për të folur për kohën e ndonjë takimi ballë për ballë mes tyre.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ishte të martën në Uashington, ku shkroi në "Facebook": “Na presin disa ditë shumë serioze përpara”.
Aleatët europianë të Ukrainës janë shprehur të shqetësuar se Trump-i mund të takohet për herë të dytë me Putin-in pa siguruar ndonjë lëshim të rëndësishëm nga lideri rus. Putin-i nuk e kishte pranuar thirrjen e Trump-it për armëpushim kur ky i fundit e priti në Alaskë në gusht.
Në një deklaratë të martën, udhëheqësit e fuqive kryesore europiane, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe BE-në, thanë se “mbështesin fuqishëm qëndrimin e presidentit Trump se luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vija e tanishme e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave”.
Ukraina dhe aleatët e saj europianë prej kohësh kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijave të tanishme të frontit para fillimit të bisedimeve për paqe – një qëndrim që Trump e mbështeti publikisht të premten e kaluar pas takimit me Zelensky-n në Shtëpinë e Bardhë.
Moska ka thënë se dëshiron që Ukraina t’i dorëzojë asaj më shumë tokë si pjesë e disa kushteve që Rusia ka vënë për arritjen e armëpushimit.
"Reuters" dhe media të tjera raportuan se takimi i Trump-it me Zelensky-n me dyer të mbyllura javën e kaluar ka qenë i tensionuar, dhe se presidenti amerikan kishte përdorur herë pas here fjalor të ashpër dhe e i kishte bërë trysni Zelensky-t t’i pranonte disa prej kërkesave të Rusisë.
Megjithatë, Zelensky e ka paraqitur takimin si sukses, pasi ai përfundoi me mbështetjen publike të Trump-it për armëpushim në vijat e tanishme të frontit – që është qëndrim i kahershëm i Kievit.
Udhëheqësit europianë pritet të takohen këtë javë me Zelensky-n si mysafir i tyre, fillimisht në një samit të BE-së dhe më pas në një takim të “koalicionit të vullnetit” të vendeve që po diskutojnë krijimin e një force sigurie për të garantuar një marrëveshje pas luftës në Ukrainë.
Rusia e kundërshton një forcë të tillë ndërkombëtare./REL
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kus...
Një epokë e re e drejtimit të automjeteve në Europë është ...
Takimi i paralajmëruar mes presidentit amerikan, Donald Tr...
Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Instituti...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, nis sot dënimin e...
Planet e Presidentit Donald Trump për një takim të shpejtë...
Konservatorja Sanae Takaichi do të bëhet kryeministrja e p...
Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të skuterëve ...
Një vendim i Gjykatës së Apelit do t'i lejojë administratë...
Një person ka humbur jetën nga një tornado që goditi rajon...
Rritja në 300 mijë euro do të ishte një goditje e fortë pë...
Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenbu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...
Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të...
Pas grabitjes spektakolare të bizhuterive në muzeun e Luvr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nëse Ha...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri austr...
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...
Vijojnë proceset ligjore me vrasjen e dy personave në një ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka end...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...