Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bundestag, gjatë këtij muaji mbi gjendjen gjithnjë e më të vështirë të biznesit dhe familjeve për shkak të inflacionit në rritje dhe krizës energjetike, deputeti i AfD-së, Harald Weyel, u kap duke thënë në mikrofonin e ndezur, se shpreson që situata të vazhdojë të keqësohet.
Kjo të kujton 2015-ën, kur e djathta përdori frikërat për ardhjen e rrymave të mëdha të refugjatëve për të nxitur protestat, sidomos në pjesën lindore të vendit. Kjo bëri që partia të kthehej në partinë e djathtë ekstreme më të suksesshme, pas Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, që nga ajo kohë, AfD nuk ka mundur të gjejë temën e duhur që do t'u interesonte shumë votuesve. AfD doli në rrugë të protestonte kundër kufizimeve për shkak të COVID-19, por nuk arriti të ndalte rënien e mbështetjes, sidomos në pjesën perëndimore të vendit.
AfD u krijua në vitin 2013 si një parti skeptike ndaj Europës. Dhe akoma pozicioni i saj është se Gjermania duhet të largohet nga BE, edhe nëse parti të tjera nacionaliste, si demokratët e Suedisë dhe Vëllezërit e Italisë, nuk kanë më qëndrime të tilla.
"Tani, ata janë përqendruar te sanksionet e qeverisë kundër Rusisë," i tha "Deutsche Welles", Wolfgang Schroeder, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kaselit. "Ata po thonë se ligjvënës të korruptuar janë duke injoruar nevojat e njerëzve. Ata po argumentojnë duke thënë se viktimat e kësaj politike sanksionesh nuk janë elitat e Moskës, por janë gjermanët.”
Mesazhi që AfD është duke u përpjekur t'i dërgojë koalicionit qeveritar të përbërë nga Socialdemokratët (SPD) e qendrës së majtë, Partia e Gjelbër dhe Liberal Demokratët (FDP), është i qartë: "Ju nuk jeni ngarkuar të merreni me Rusinë, ju jeni ngarkuar të merreni me këtë vend."
Gjërat më të këqija janë për Gjermaninë, më të mirat janë për AfD-në?
Në fakt, një nga bashkëkryetarët e AfD, Tino Chrupalla, ka akuzuar vazhdimisht qeverinë e kancelarit Olaf Scholz se është duke bërë "luftë ekonomike” kundër gjermanëve sepse inflacioni është rritur mbi 8%. Sanksionet "nuk janë në interes të Gjermanisë," thotë me këmbëngulje Chrupalla, duke parashikuar që "gjatë vjeshtës, mbështetja për politikat e qeverisë do vazhdojë të bjerë.”
Parashikimet e Chrupallas gjejnë jehonë në sondazhe. Sipas shifrave të publikuara nga INSA, që merret me studimin e opinionit publik, mbështetja kombëtare për partinë e Scholzit ka rënë nga 25.7% që ishte vitin e kaluar kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme, në 18%, partia FDP është reduktuar tek 7% e poashtu edhe Partia e Gjelbër është duke përjetuar reagim të ashpër për shkak të planeve që kanë lidhur me gjendjen e vështirë nga mungesa e gazit.
Për të njëjtën periudhë kohe, mbështetja e AfD është rritur në sondazhet kombëtare nga 10% në 15%, duke arritur nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë.
Ndërkohë që ekonomitë shtëpiake në gjithë Gjermaninë janë shokuar kur kanë marrë faturat e ngrohjes, populistët e krahut të djathtë janë duke parë shanse të mëdha. Situata të kujton një moment tjetër po ashtu me mikfrofon të ndezur. Në vitin 2020, ish-zëdhënësi i partisë, Christian Lüth u kap nga një ekip xhirimi filmash dokumentarë duke thënë "gjërat më të këqija janë për Gjermaninë, gjërat më të mira janë për AfD.”
Problemet e Sholcit me komunikimin
Politologu Schroeder thekson, se: "Ata nuk kanë dhënë përgjigje të qarta as lidhur me çfarë marrin njerëzit konkretisht nga paketa e ndihmave për ekonomitë shtëpiake", as se si ndikojnë ekzaktësisht sanskionet ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe makinerisë së tij të luftës.
"Qeveria ka krijuar boshllëqe komunikimi, të cilat zihen nga populistët e krahut të djathtë, si puna e AfD."
Schroeder mendon se SPD, Partia e Gjelbër dhe FDP duhet të lenë mënjanë disa nga parimet që janë përfshirë në marrëveshjen e koalicionit të 2021.
Planeve të vitit të kaluar "u ka kaluar koha që me 24 shkurtin e 2022”, ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, thotë analisti politik. "Sulmi ndryshoi gjithçka: Është ai që vendos sot për politikat tona” dhe partitë duhet ta kuptojnë se prioritetet janë zhvendosur shumë.
Përçarjet e mëdha mund të pengojnë suksesin
Schroeder nuk pret rritje të popularitetit të AfD. Ai nuk sheh që situata e tanishme të përshkallëzojë si me ndjenjat ksenofobe të vitit 2015, "kur kundërshtimi i marrjes së refugjatëve ishte diçka për të cilin ishin dakord shumë njerëz në gjithë vendin”.
"AfD është shumë e përçarë midis atyre që janë pro-Rusisë dhe atyre që nuk janë," thotë Schroeder, "dhe kjo gjë është duke krijuar një të çarë midis mbështetësve në perëndim dhe atyre në lindje të Gjermanisë, të cilët janë më miqësor me Moskën."
Në fakt partia është duke humbur anëtarë që nga viti 2020.
Tani, sidoqoftë, drejtuesit e AfD kanë shfrytëzuar mundësinë e krijuar prej rrezikut që Gjermania të përballet me një recesion, për të nxitur pakënaqësitë duke inkurajuar mbajtjen e protestave gjatë vjeshtës.
AfD ka njoftuar se ka ndërmend të mbajë muajt e ardhshëm manifestime të përjavshme kundër qeverisë, me moton "vjeshtë e nxehtë kundër këmbëve të ftohta," duke aluduar me protestat masive që rrëzuan regjimin komunist Gjermaninë lindore në fund të Luftës së Ftohtë. Në lindje të Gjermanisë, dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër politikave të qeverisë.
Drejtuesit e AfD-së kanë bërë të ditur organizimin e protestave të bashkërenduara kundër politikës së qeverisë për energjinë dhe politikën ndaj Rusisë. Në tetor, AfD do të dalë në rrugë me thirrjen "Vendi ynë së pari!”
Chrupalla nuk pranoi të konfirmonte që kjo lëvizje të ketë marrë si shembull fushatën e Donald Trumpit, "Amerika e para".
"Demostratat janë duke u zhvilluar në shumë vende. Kështu që, e hëna është ditë e mirë për të lëvizur këmbët pas fundjavës,” tha ai./DW
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin ...
Këtë vit Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistit bjello...
“The Economist” Sot jo pak njerëz i kanë harruar luft...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...