Rusia sulmon me raketa Zaporizhian/ Vriten 12 persona
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...

Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokainës në botë dhe pikë kyçe e tregtimit të lëndëve narkotike në Europë. Në San Paulo, qyteti më i madh i Amerikës së Jugut, tregtia e paligjshme e drogës ka kthyer lagje të tëra në shkretëtirë. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Edgar Maciel vizitoi një nga këto lagje në San Paulo.
Imazhet janë tronditëse. Mijëra njerëz konsumojnë dhe shesin ilegalisht drogë në rrugët e qytetit kryesor të Brazilit.
Kokaina është malli kryesor në tregun e hapur të drogës, të njohur për vendasit si “Crackland”.
Ai ndodhet vetëm pak metra larg policisë, e cila sheh, por nuk ndërhyn.
Operacioni i fundit policor ishte në fillim të këtij viti. 92 trafikantë u arrestuan. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, ata ishin furnizues të vegjël. Sipas tyre, furnizuesit kryesor të tregut janë anëtarë të grupit PCC, që përfaqëson organizatën më të madhe kriminale të Brazilit.
“Kjo organizatë kontrollon trafikun në tregun e San Paulos. Rritja e përdoruesve të drogës është e lidhur me ta. Furnizuesi vendos vendin se ku i shet drogat dhe përdoruesit e ndjekin”, thotë Guaracy Mingardi, analisti i kriminalistikës.
Sipas policisë, trafikantët qarkullojnë më shumë se 40 milionë dollarë në vit përmes tregut të San Paulos, vetëm një pjesë e të ardhurave të përgjithshme vjetore të grupit nga trafiku ndërkombëtar, që vlerësohet se arrin shifrën e 600 milionë dollarëve.
“Trafiku nuk ndodh vetëm këtu në San Paulo. Është një zinxhir që mbjell, prodhon, paketon dhe transporton", thotë Nathalia Oliveria, sociologe.
I përhapur në qendër të qytetit të San Paulos, tregu “Crakcland” po dëmton biznese të ligjshme. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në fillim të korrikut tregojnë dhjetra përdorues të dyshuar droge që përpiqen të hyjnë dhe grabisin një restorant.
Restoranti, vetëm pak metra larg vendit ku mblidhen përdoruesit e drogës thuajse u mbyll, thotë pronarja e tij Helena.
“Klientët u larguan dhe nuk mund të paguanim dot faturat. Asnjë nuk donte të vinte këtu. Kisha frikë se do humbisja biznesin tim, por në rastin e parë që do të më ofrohet mundësia do ta shes”, thotë Helena Vasconcelos Silva, pronare e restorantit.
Të gjithë e dinë për aktivitetin e paligjshëm që kryhet në këto zona dhe shumë ngrenë pikëpyetjen se përse vazhdon ende.
“Policia duhet të përqëndrohet tek parandalimi, që droga të mos mbërrijë në këtë treg dhe jo të zhvilloje operacione të mëdha dhe të arrestojë 10 tregtarë të vegjël.
Duhet të ndryshojmë praktikën e betejës ndaj drogës, që kemi kopjuar nga Shtetet e Bashkuara. Nuk funksionoi këtu dhe nuk funksionoi atje. Ne thjesht mbushim burgjet, por nuk jemi asnjeherë në gjendje të rregullojmë problemin” thotë analisti i kriminalistikës Guaracy Mingardi.
Në një veprim të guximshëm, autoritetet e San Paulos kanë filluar të zbatojnë një praktikë të shtrimit të detyruar në spital të të droguarve. 20 persona që kanë krijuar varësi nga droga janë futur në këtë program të detyruar trajtimi, një hap i vogël, që autoritetet shpresojnë se do të ulë kërkesat për drogë./ VOA
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën ...
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret p...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinion...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...