Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë.
Në diskutim e sipër me pjesëmarrësit, Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.
Sipas tij, “dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”.
“Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep) Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”.
Ai nuk ka përjashtuar edhe diskutimin e temave tjera në kuadër të dialogut, mirëpo ka insistuar që pjesë qendrore është “njohja e ndërsjellë”.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
“Ballkani Perëndimor, rajon me shumë probleme të pazgjidhura”
Përgjatë fjalimit të tij në seminarin me temën, “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, Kurti ka thënë ky rajon është shumë i cenueshëm në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë.
Mirëpo, sipas tij, “Republika e Kosovës është shumë e qartë në orientimin e saj politik dhe strategjik drejt integrimit në strukturat euro-atlantike” dhe se Qeveria e Kosovës po punon në përafrim me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
“Ndonëse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, NATO-ja është në Kosovë dhe ne jemi pjesë e historisë së njëri-tjetrit, të tanishmes së njëri-tjetrit dhe besoj që e edhe të ardhmes së njëri-tjetrit”.
NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj KFOR.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë edhe në të kaluarën se synojnë të jenë anëtare në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Europë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në këtë program.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në realizim të këtij synimi ndonëse kanë rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i 30 vendeve anëtare të Aleancës.
Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo./ Rel
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën ...
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret p...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinion...
Për një dekadë, prindërit, vëllezërit e motrat e njerëzve ...
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën...
Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën e vetme hekurudhore...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...