Biden, bisedë telefonike me Scholz/ Dënojnë sërish përpjekjet e Moskës për sulmet në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...

“The Economist”
Sot jo pak njerëz i kanë harruar luftërat ballkanike të viteve 1990. Ndërsa po shembej komunizmi në Europë, Jugosllavia po shpërbëhej. Politikanë të paskrupullt fituan ose e çimentuan pushtetin e tyre duke nxitur paranojat etnike. Betejat u zhvilluan mbi atë se cili grup do të kontrollonte cilin territor.
Mizoritë u shumëfishuan. Kur përfunduan luftimet në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, rreth 4 milionë njerëz ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe 140.000 kishin vdekur. Për ish-jugosllavët, thotë politologu bullgar Ivan Krastev, amnezia botërore “është një lloj fyerje”.
Një njeri që nuk i ka harruar aspak ato luftëra është Vladimir Putin. Për presidentin rus përdorimi i fuqisë ajrore të NATO-s, pavarësisht kundërshtimeve të Moskës, për të ndaluar spastrimin etnik nga forcat serbe në Kosovë në vitin 1999, shënoi kulmin e dobësisë dhe poshtërimit postsovjetik të Rusisë.
Dhe mbështetja e vazhdueshme e Putinit për Serbinë, është një nga arsyet pse sot, vetëm 2 orë larg me makinë nga Vukovari, në bulevardin kryesor të këmbësorëve në Beograd, kryeqyteti i Serbisë, shiten bluza me fytyrën e Putinit, dhe kapele me simbolin “Z” për të treguar mbështetje për pushtimin e Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar drithërima në të gjithë Ballkanin. Ajo e ka tmerruar shumicën e njerëzve, teksa ka entuziazmuar nacionalistët serbë, të cilët besojnë se një fitore e Rusisë, do t’i lejojë disi që të rikthejnë humbjet e viteve 1990, përfshirë Kosovën.
Në Prekaz, një fshat në Kosovë, ndodhet një shtëpi e rrënuar, e ruajtur si një muze, ku policia serbe vrau gjithë familjen e njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998. Në një kafene pranë saj, Gresa Sefaj, shqiptare nga Kosova, kujton 24 shkurtin, ditën kur nisi pushtimi rus në Ukrainë.
Ajo ishte ulur atje bashkë me miqtë e saj. Të gjithë i kishin ngulur sytë nëpër telefonat e tyre me lot në fytyrë. “Na u rikujtua gjithçka. E dinim saktësisht se çfarë do të ndodhte”- thotë ajo. Gjatë luftës, Sefaj dhe familja e saj u larguan nga Kosova. Kur u kthyen, panë se shtëpia e tyre ishte djegur nga policët serbë, në shenjë hakmarrje për përfshirjen e familjes në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.
“Lufta do të jetë një fatkeqësi. Ata do të humbasin anëtarët e familjes, do të traumatizohen dhe nuk do ta harrojnë kurrë këtë gjë”- thekson ajo. Marrim një shembull tjetër. Në mars media kroate u mbush me krahasime të zymta. Mariupol, qyteti-port në Ukrainë të cilin rusët e bombarduan rëndë në përpjekjet për ta pushtuar, u cilësua si “Vukovari i ri”, një qytet i vogël, emri i të cilit është gdhendur në zemrën e çdo kroati.
Në vitin 1991, forcat serbe e rrethuan dhe rrafshuan atë. Sot ai kujtohet nga kroatët si qyteti martir i luftës 4-vjeçare. Ajo që ka mbetur nga Mariupoli, mund të luajë një ditë të njëjtin rol për ukrainasit. Vukovari u dorëzua në nëntorin vitit 1991. Ashtu siç Putin flet sot për çlirimin e rusëve në Ukrainë, edhe udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviç, fliste për çlirimin e serbëve në Kroaci, që asokohe përbënin vetëm 12 për qind të popullsisë.
Ngjarjet e viteve 1990 trazojnë ende politikën, imagjinatën dhe frikërat e ballkanasve. Harrimi i tyre nuk është një opsion. Më 8 qershor, një gjykatë në Beograd konfirmoi një aktakuzë për krime lufte kundër 4 oficerëve kroatë, për urdhërimin e një sulmi ajror ndaj civilëve serbë gjatë largimit të tyre me avion nga Kroacia në vitin 1995.
Sot, hetuesit e krimeve të luftës po përhapen në të gjithë Ukrainën, dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nisur atje hetimet. Ukraina ka paraqitur tashmë një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 gjykon vende dhe jo individë.
Putin thotë se Rusia po vepron në Ukrainë për të ndaluar një gjenocid që po kryhet nga ukrainasit në Donbas. Ndërsa Ukraina thotë se është Rusia, ajo që po kryen gjenocid në Ukrainë. Pretendimi i Putin është absurd; ndërsa ai i Ukrainës do të jetë e vështirë të provohet.
Në Ballkan vetëm masakra e Srebrenicës, u gjykua si një akt gjenocidi nga Haga. Në vitin 2015, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë poshtë pretendimet e Kroacisë dhe Serbisë, që kishin akuzuar njëra-tjetrën për kryerjen e gjenocidit. “Rrotat” e drejtësisë ndërkombëtare lëvizin shumë ngadalë. Dhe ukrainasit mund të jenë po aq të zhgënjyer me rezultatet, ashtu si shumë njerëz në Ballkan.
“Kanë kaluar 27 vjet nga përfundimi i luftës në Bosnje, dhe ku është sot Ballkani? Ka mbetur ende i fiksuar pas së kaluarës”- deklaroi Mirosllav Lajçak, i dërguari kryesor i BE për rajonin. Në Ballkan askush nuk e pranon përgjegjësinë për ndonjë gjë të keqe që ka ndodhur gjatë luftërave të viteve 1990.
Edhe kur ndodh kjo, vjen me një paralajmërim:Po, serbët e Bosnjës mund të kenë vrarë 8.000 boshnjakë (myslimanë boshnjakë) në fund të luftës në Srebrenicë, por ç’mund të themi për 3000 serbët e Srebrenicës që vdiqën gjatë luftës? Në realitet, ka një ndryshim të madh. Shumica këtyre të fundit ishin ushtarë aktivë, në dallim nga boshnjakët e paarmatosur që u grumbulluan dhe u vranë me gjakftohtësi.
27 vjet pas përfundimit të luftërave të Bosnjës dhe Kroacisë, dhe 23 vjet pas luftës së Kosovës, është bërë përparim. Shumë nga ata që ikën nga shtëpitë e tyre janë kthyer. Pronat e shkatërruara janë rindërtuar. Shumica e miliardave dollarëve të dhëna nga donatorët dhe organizatat financiare ndërkombëtare janë përdorur mirë.
Autostrada të reja e përshkojnë rajonin, dhe kudo shihen tabelat që tregojnë se BE-ja ka financuar këtë apo atë projekt. Në letër, vendet e Ballkanit mbeten të varfra, dhe në krahasim me Evropën Perëndimore janë të tilla. Por ekonomitë e tyre informale janë të mëdha.
Çfarëdo që të ndodhë në fushën e betejës, Ukraina ndan një problem të madh dhe afatgjatë me Ballkanin. Edhe para eksodit të rreth 7 milionë refugjatëve Ukraina, shumica e shteteve të Ballkanit kishte një popullsi në tkurrje të shpejtë. Në vitin 2019 shkalla e saj e fertilitetit ishte 1.23 foshnje për grua. Këto janë ndër nivelet më të ulëta në botë. Edhe BE-ja e kishte normën 1.5 në vitin 2020.
Një vend ka nevojë për 2.1 lindje për grua që të garantojë një popullsi të qëndrueshme, përveçse nëse ka një fluks të madh emigrantësh. As Ukraina dhe as vendet e Ballkanit nuk tërheqin shumë prej tyre. Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më pak refugjatë ukrainas ka të ngjarë të kthehen ndonjëherë në vendin e tyre. Ukraina është më e varfër sesa çdo vend ballkanik, madje edhe para luftës shumica e të arsimuarve kishin emigruar në BE.
Marrë me shkurtime./ Përshtatur nga CNA.al
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...