"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka dhënë dëshminë e tij në seancën ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së që po mbahet në Hagë.
Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Hagë Rubin dëshmoi për demilitarizimin e UÇK-së dhe rolin e Hashim Thaçit gjatë Konferencës së Rambujesë, duke u shprehur se ai ka pasur vetëm rol politik dhe nuk mund të merrte vendime brenda strukturës pasi nuk kishte kompetenca.
Rubin rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë.
Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, sipas tij.
Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së.
Ai përfaqësonte pikëpamjet e komandantëve të tjerë, ndërsa ata e informonin për qëndrimet e tyre, shpjegoi Rubin.
"Nuk u thoshte Hashimi komandantëve se çfarë të bënin, por komandantët i thoshin atij".
Rubin i përshkroi tensionet brenda UÇK-së, ku disa komandantë kërkonin të ruanin nivelin maksimal të forcës ushtarake, ndërsa ndërkombëtarët synonin minimumin, për të lehtësuar demilitarizimin.
"Unë këtë e përktheva si rol të një ministri të Jashtëm, ose rol politik", tha Rubin.
Në fund të qershorit të vitit 1999, Rubin tha se ishte në Kosovë për të mbështetur procesin e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën kur lufta po afrohej drejt fundit.
“Kam qëndruar në Shkup dhe çdo mëngjes udhëtoja në male për të takuar Thaçin dhe komandantët”, tha Rubin.
Rubin tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së, duke u detyruar të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.
Ai tha se disa nga këta persona i konsideronte “ekstremistë”, të cilët, sipas tij, kërkonin veprime të menjëhershme, ndërsa Thaçi kishte një qasje më pragmatike.
“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.
Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kur shumica vendosi të përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit, grupet ekstremiste humbën ndikimin e tyre.
Rubin tha se gjatë Konferencës së Rambujesë, Thaçi i shprehu shqetësimet e tij se nuk kishte autoritet të plotë për të nënshkruar marrëveshjen në emër të UÇK-së. Rubin tregoi se sekretarja Albright i kishte thënë Thaçit se lidershipi duhet të marrë vendime të vështira dhe se pa pranimin e tyre nuk do të kishte mbështetje nga Perëndimi.
“Thaçi tha se i vinte keq, por përgjigjja e tij ishte jo”, shtoi Rubin, duke shpjeguar se ish-presidenti ishte nën presion nga komandantët e UÇK-së dhe nga financuesit europianë.
Rubin përmendi se qëllimi i negociatave ishte të gjendej një kompromis që të mund të vazhdohej në fazën tjetër, pa bërë deklarata specifike për pavarësinë e Kosovës.
Por për Thaçin, tha Rubin, nënshkrimi i ndonjë deklarate që s'e specifikonte pavarësinë, do të konsiderohej tradhti.
"Ne nuk kishim ende ndonjë qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Neve na duhej një kompromis që të kalonim në fazën tjetër", tha Rubin.
"Thaçi kishte rol politik, por jo kompetenca. Atij i kishin thënë se nëse nuk e përmend pavarësinë, do të ishte tradhtar", shtoi ai./REL
Ndërsa u mbyllën qendrat e votimit në zgjedhjet komunale n...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre...
Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet gjyqi ndaj 4 ish-krerëve...
Qeveria belge planifikon të angazhojë ushtrinë në qytetet ...
Një raport mbi ndryshimet klimatike parashikon se 1.5 mili...
Owen Cooper, 15 vjeç, i cili spikati me rolin e tij në min...
Britania e Madhe dhe SHBA-ja pritet të nënshkruajnë një ma...
Bota e sportit është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-kam...
Presidenti Donald Trump do të zhvillojë një vizitë të dytë...
Estonia planifikon të ndajë mbi 100 milionë euro (117 mili...
Uzbekistani ka miratuar një ligj që u lejon të burgosurve ...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të mbërrijë në Izrael...
Kalabria është rajoni i parë me statut të zakonshëm që nis...
E diela shënon 70-vjetorin e lindjes së Papa Leo XIV, që u...
Tensioni ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuel...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Mi...
Ditën e stome mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së, kanë pr...
Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërk...
Ditën e sotme, në orën 14:00 do të zhvillohet pranë Dhomav...
Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk jetonte me partneren e ti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...