Protesta në Hagë/ Policia ndalon shqiptarët të mblidhen përpara Gjykatës Speciale
Ditën e sotme, në orën 14:00 do të zhvillohet pranë Dhomav...

Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërkesat e protestuesve për “t’i dhënë fund korrupsionit”, teksa ajo nisi mandatin si kryeministre në detyrë, pasi protestuesit e rinj e rrëzuan nga pushteti paraardhësin e saj.
Sushila Karki, 73-vjeçare, ish-shefe e drejtësisë, është ngarkuar me detyrën për të rivendosur rendin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për një të ardhme pa korrupsion, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh.
Protestat nisën të hënën, të nxitura nga një ndalim i rrjeteve sociale, dhe u përshkallëzuan shpejt, me Parlamentin dhe ndërtesat kryesore qeveritare që u dogjën, ndërsa protestat u rritën edhe për shkak të situatës së rëndë ekonomike në Nepal.
“Ne duhet të punojmë sipas mënyrës se si mendon gjenerata Z”, tha Karki, në deklarimin e parë publik pas marrjes së detyrës të premten.
Një e pesta e njerëzve në Nepal të moshës 15-24 vjeç janë të papunë, sipas Bankës Botërore, ndërsa GDP-ja për kokë banori është 1.447 dollarë.
“Ajo që po kërkon ky grup është që të mos ketë korrupsion, të ketë qeverisje e mirë dhe barazi ekonomike. Ti dhe unë duhet të jemi të vendosur ta përmbushim këtë”, shtoi ajo.
Karki mbajti një minutë heshtje të dielën në nderim të atyre që u vranë gjatë trazirave, para se të niste takimet në ndërtesën kryesore qeveritare të Singa Durbarit – ku disa ndërtesave iu vu zjarri gjatë protestave masive të zhvilluara të martën.
Të paktën 72 persona u vranë gjatë dy ditëve të protestave dhe 191 të tjerë u plagosën, tha më 14 shtator sekretari kryesor i Qeverisë, Eaknarayan Aryal.
Paraprakisht, autoritetet kishin thënë se numri i viktimave ishte 51.
Këto ishin trazirat më të këqija që nga përfundimi i luftës civile dhjetëvjeçare dhe largimi i monarkisë më 2008.
Emërimi i Karkit, e njohur për pavarësinë e saj, erdhi pas negociatave intensive mes kreut të ushtrisë, gjeneral Ashok Raj Sigdel, dhe presidentit Ram Chandra Paudel, duke përfshirë edhe përfaqësues të “Gen Z” – ashtu siç njihet lëvizja protestuese rinore.
Mijëra aktivistë të rinj kanë përdorur aplikacionin Discord për të zgjedhur Karkin si udhëheqësen e tyre të preferuar.
“Nuk do të doja të vija në pushtet në situatën që kam ardhur. Por, emri im u zgjodh nga protestuesit”, tha ajo.
Parlamenti është shpërndarë dhe zgjedhjet në Nepal janë caktuar për 5 mars 2026.
“Në asnjë mënyrë nuk do të qëndroj në pushtet më shumë se gjashtë muaj. Ne do të përmbushim përgjegjësitë tona dhe do të dorëzojmë pushtetin te Parlamenti i ri dhe ministrat e rinj”, tha ajo gjatë fjalimit drejtuar kombit.
Presidenti Paudel tha të shtunën në mbrëmje se “u gjet një zgjidhje paqësore përmes një procesi të vështirë”.
Ai tha se situata në Nepal – me 30 milionë banorë – është “e vështirë, e ndërlikuar dhe shumë e rëndë”.
Ushtarët nepalezë kanë rritur praninë e tyre në rrugë pas protestave.
Më shumë se 12.500 të burgosur u larguan nga burgjet gjatë kaosit dhe kapja e tyre paraqet një sfidë serioze për autoritetet./REL
Ditën e sotme, në orën 14:00 do të zhvillohet pranë Dhomav...
Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk jetonte me partneren e ti...
Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetall planifikon të pr...
Rumania u bë shteti i fundit anëtar i NATO-s që raportoi n...
Një dron ukrainas është rrëzuar në një nga komplekset më t...
R.D., i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjes...
Një shpërthim në një bar në Madrid ka lënë të plagosur 25 ...
Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhj...
Autoritetet turke arrestuan të shtunën kryetarin e bashkis...
Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar përmes një komunik...
Të paktën 12 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe katër të t...
Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Uashington...
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konf...
Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë ...
Erika Kirk i bën një homazh prekës bashkëshortit të saj, C...
SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak ...
“NATO ka nisur një iniciativë për të përforcuar mbrojtjen ...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Kark...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se durimi i tij me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...