Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet nga opozita janë të ashpra.
"Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-së dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot. Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në një deklaratë. Sipas saj, "siguria e Kosovës është e lidhur me mbështetjen e SHBA-së”, dhe bëri thirrje që "secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë”.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, por zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, tha "i mirëpresin edhe kritikat, kurdo që ato janë konkrete”.
"Ne përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona. Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Kryeziu.
Tre liderët e partive të deritashme opozitare, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, mësohet se u ftuan në mbrëmjen e së premtes nga ambasada amerikane në Prishtinë në takime të ndara dhe larg syrit të mediave. Nuk u tha se çfarë është biseduar në takim me të ngarkuarën në ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Por liderët e opozitës së deritashme menjëherë pas vendimit të SHBA-së, kritikuan ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se "ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti”.
"Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë”, tha Krasniqi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se "pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve”.
"Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-në paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran”, shkroi Abdixhiku, duke e akuzuar qeverinë në detyrë se "ka ndërtuar rrugëtimin e saj mbi krizën dhe përçarjen” dhe e cilësoi atë "shkatërruese të shtetit dhe shkelëse të Kushtetutës e ligjit”.
E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se "Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet”.
"Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, tha Haradinaj.
Edhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe biznesit në Kosovë shprehën shqetësimin e thellë pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Oda Ekonomike e Kosovës "apelon për rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe konsolidimin e politikave ekonomike, në mënyrë që të rikthehet besimi i investitorëve dhe të krijohen kushte të qëndrueshme për zhvillim”.
Reagime kishte edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile, të cilat njëzëri kërkojnë unitet të spektrit politik kosovar dhe rikthim të dialogut strategjik me SHBA-në.
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën ndodhi në ditën kur autoritetet kosovare e ndaluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Po ashtu, një ditë më parë, autoritetet kosovare morën nën kontroll objektet e postës në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku operonte Posta e Serbisë përmes sistemit paralel. Si rrjedhojë edhe e këtyre veprimeve pasoi dhe vendimi i SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik.
Dialogu strategjik, të cilin SHBA-ja e pezulloi të premten me Kosovën, është një proces që Departamenti Amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
Javët e fundit, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, e kanë kritikuar edhe Gjykatën Kushtetuese për siç thonë "njëanshmëri”, duke theksuar se "Gjykata Kushtetuese është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë”.
Lëvizja Vetëvendosja përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, po ashtu, ka bërë përpjekje të pasuksesshme që t'i ndalojë Listës Srpska pjesëmarrjen si në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti dhe po ashtu në ato lokale që mbahen më 12 tetor. Gjykata Kushtetuese dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por edhe Bashkimi Europian e kanë dënuar presionin e Kurtit dhe partisë së tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë në tërësi./ DW
“NATO ka nisur një iniciativë për të përforcuar mbrojtjen ...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Kark...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se durimi i tij me...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të premte se ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një koh...
Ata po përgatiteshin për ndërrim pushteti me dhunë në Gjer...
Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj m...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar për ate...
Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë ku...
Charlie Kirk po mbante një fjalim në stilin e tij "më vërt...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe një grup i zyrtarëv...
Kryeministri i Belgjikës, që është kryeqendër e trafikimit...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, t...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbetet gjatë në mendjen e n...
Autoritetet në Utah bënë një përditësim mbi kërkimet për p...
Aktivisti konservator Charlie Kirk ndërroi jetë pasi u qël...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se aktivisti konse...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje ...
Charlie Kirk , aktivisti konservator dhe themeluesi i "Tur...
Qëllohet me armë zjarri konservatori Charlie Kirk, në SHBA...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...