Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të drejtat riprodhuese dhe aborti
Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garë...

Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës si në zbulimin e mineraleve të rralla, ndërtimin e bazave ushtarake në Afrikë ashtu edhe në prodhimin e një numri më të madh anijesh dhe nëndetësesh.
Duke folur në një seancë dëgjimore të Komisionit për Çështjet e Jashtme të Senatit, zoti Campbell e quajti Kinën “një sfidë përcaktuese gjeopolitike me të cilën po përballet diplomacia amerikane”.
“Duhet të bëjmë më shumë dhe duhet t’u bëjmë garë veprimeve kineze, jo vetëm sa i përket strategjisë së tyre me bazat, por edhe synimit të tyre për mineralet e rralla në Afrikë, që do të jenë të një rëndësie thelbësore për kapacitetet tona industriale dhe teknologjike”, tha ai.
Zoti Campbell shtoi se diplomatët amerikanë gjenden përballë sfidës globale që paraqet Kina në ekonomi, mbrojtje e deri tek informacioni dhe të drejtat e njeriut.
Ligjvënësit nga dy anët e spektrit politik që morën pjesë në seancën dëgjimore u pajtuan me këtë vlerësim dhe u shprehën se duan që t’i bëjnë konkurrencë ndikimit të Kinës.
Senatori republikan Marco Rubio nga Florida shprehu shqetësimin për faktin që Kina është “prodhuesi kryesor në botë i anijeve” dhe “mbreti i pakontestuar i prodhimtarisë bazë industriale.”
Zoti Campbell u pajtua me senatorin, duke shtuar se dallimi midis dy vendeve është “tejet shqetësues” dhe se Shtetet e Bashkuara “duhet të tregojnë më shumë rezultate” në këtë fushë.
Ai tha se programit amerikan për ndërtimin e nëndetëseve i duhet kushtuar më shumë vëmendje.
Senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’u japin shteteve në Afrikës një alternativë ndaj ndikimit të Kinës.
“Për t’u dhënë përgjigje këtyre sfidave, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të investojnë vetëm në ushtri, por edhe përmes mjeteve diplomatike dhe të zhvillimit ekonomik”, deklaroi senatori Cardin.
Teknologjia dhe mineralet e rëndësishme të rralla që tani po përdoren gjerësisht, duke filluar nga mikroprocesorët e gjysmëpërçuesit e deri tek bateritë e makinave elektrike, zgjuan një interesim të veçantë gjatë seancës, duke patur parasysh epërsinë e Kinës.
Në vitin 2022, Kina ishte burimi kryesor nga ku Shtetet të Bashkuara importojnë rreth 70 për qind të mineraleve të rralla, sipas Institutit amerikan të Gjeologjisë. Kina është furnizuesi më i madh i botës me minerale të tilla.
“Nëse shikoni listën e 40 xeheve dhe mineraleve kreysore që janë të domosdoshme për prodhimin e baterive dhe gjysmëpërçuesve, furnizimi me shumicën prej tyre tani kontrollohet nga Kina,” deklaroi zoti Campbell. Ai theksoi se përderisa Shtetet e Bashkuara fillimisht ishin në një pozitë të palakmueshme, tani kanë nënshkruar marrëveshje për këto minerale me Japoninë dhe Australinë.
Zoti Campbell tha se projekti i Korridorit të Lobitos në Afrikë – një linjë hekurudhore që kalon nëpër Zambian e pasur me minerale dhe Republikën Demokratike të Kongos e deri tek portet e Angolës në Atlantik – do të ndihmojë për të përmbushur nevojat e Shteteve të Bashkuara me këto minerale.
Shtimi i marrëdhënieve diplomatike me Afrikën ishte në fokus të seancës dëgjimore.
Zoti Campbell tha se ka vizituar Afrikën dy herë që kur është emëruar në detyrë në muajin shkurt dhe se po planifikon një vizitë të tretë. Ai tha se aktualisht janë 14 emërime të ambasadorëve në kontinentin afrikan që po presin miratimin e Senatit.
Disa senatorë theksuan nevojën për shtimin e pranisë diplomatike amerikane dhe plotësimin e vendeve bosh me ambasadorë, sidomos brenda këtij kontinenti.
Zyrtari Campbell tha se mungesa e ambasadorëve amerikanë në vende kyçe është “e turpshme” dhe “në kundërshtim me interesat strategjike amerikane”.
Gjatë seancës, ligjëvënësit gjithashtu biseduan për nevojën e angazhimit amerikan në projektet ndërkombëtare për zhvillim infrastrukturor, përkrahjen e vazhdueshme për Ukrainën kundër luftës së Rusisë dhe nevojën për të luftuar keqinformimin dhe manipulimin e mediave në vendet e treta./ VOA
Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi ...
Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ...
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...
Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në M...
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...