Gjermani: Shitjet e birrës pa alkool janë dyfishuar
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...

Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ishte “fytyra” e vendosur e grupit palestinez përballë diplomacisë ndërkombëtare, mes ndezjes së konfliktit në Gazë.
Tre nga djemtë e tij ishin vrarë më parë gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Por pavarësisht retorikës, ai konsiderohej nga shumë diplomatë si i moderuar, krahasuar me antëtarët e linjës më të ashpër të grupit të mbëshetur nga Irani.
I emëruar për të mbajtur detyrën kryesore në drejtim të Hamasit në 2017, ai jetonte mes Turqisë dhe kryeqytetit të Katarit, Doha, çka i jepte atij mundësi t’i shpëtonte kufizimeve të udhëtimit në Gazën e bllokuar dhe të vepronte si ndërmjetësues në bisedimet e armëpushimit ose të bisedonte me aleatin e Hamasit, Iranin.
“Të gjitha marrëveshjet e normalizimit që ju (shtetet arabe) nënshkruat me (Izraelin) nuk do t'i japin fund këtij konflikti", deklaroi Ismail Haniyeh në televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, menjëherë pasi luftëtarët e Hamasit nisën sulmin e 7 tetorit.
Fushata ushtarake e Izraelit, në përgjigje të këtij sulmi, deri tani ka vrarë 35 mijë njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, që kontrollohen nga Hamasi.
Tre nga djemtë e Haniyehit, Hazemi, Armiri dhe Mohammadi u vranë në 10 prill kur sulmet ajrore izraelitë goditën makinën me të cilën ata udhëtonin, tha Hamasi. Në sulm, u vranë edhe tre mbesat dhe nipi i tij, sipas grupit Hamas.
Ai i kishte mohuar pretendinet e Izraelit se djemtë e tij ishin luftëtarë të Hamasit dhe kishte deklaruar se “interesat e popullit palestinez janë më të rëndësishme se asgjë tjetër”, kur u pyet nëse vrasja e tyre do të kishte ndikim në bisedimet për armëpushim.
Me gjithë gjuhën e ashpër në publik, diplomatët dhe zyrtarët arabë e kishin parë atë si relativisht pragmatik në krahasim me zërat më të ashpër brenda Gazës, ku krahu ushtarak i Hamasit planifikoi sulmin e 7 tetorit.
Ndërsa i thonin ushtrisë izraelitë se do dështonin në Gazë ai dhe paraardhësi i tij Khaled Meshaal, kishin udhëtuar vazhdimisht në rajon për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, të ndërmjetësuar nga Katari, që do të përfshinte shkëmbimin e pengjeve që mbahen në Gazë, me të burgosurit palestinezë në Izrael, sikurse edhe më shumë ndihmë humanitare për Gazën.
Izraeli e konsideron të gjithë udhëheqjen e Hamasit si terroriste dhe e ka akuzuar Haniyehin, Meshaalin dhe të tjerët se vazhdojnë të "lëvizin fijet e organizatës terroriste Hamas".
Por është e paqartë se sa shumë dijeni kishte Ismail Haniyeh për sulmin e 7 tetorit. Plani, i hartuar nga këshilli ushtarak i Hamasit në Gazë, ishte mbajtur aq shumë sekret saqë disa zyrtarë të Hamasit dukeshin të tronditur nga koha dhe përmasat e tij.
Megjithatë, Haniyei, një mysliman sunit, pati në rol të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve luftarake të Hamasit, pjesërisht duke ushqyer lidhjet me myslimanët shiitë të Iranit, vend që nuk e mban të fshehtë mbështetjen për grupin Hamas.
Gjatë dekadës në të cilën Haniyeh ishte udhëheqësi kryesor i Hamasit në Gazë, Izraeli e ka akuzuar ekipin e tij udhëheqës se ka ndihmuar në devijimin e ndihmës humanitare në Gazë për ta çuar tek krahu ushtarak i grupit. Hamasi e ka mohuar një pretendim të tillë.
Kur u largua nga Gaza në 2017, vendin e tij e zuri Yahya Sinwar , një person i linjës së ashpër, i cili për më shumë se 2 dekada kishte qenë në burg në Izrael dhe të cilin Haniyehi e priti në Gazë në 2021 pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.
Përpara vdekjes së Haniyehit, Adeeb Ziadeh, një specialist për çështjet palestineze në Universitetin e Katarit, ishte shprehur se "Haniyehu po udhëheq betejën politike për Hamasin me qeveritë arabe", duke shtuar se Haniyehu kishte lidhje të ngushta me më shumë figura të vijës së ashpër në grup dhe krahun ushtarak.
"Ai është fronti politik dhe diplomatik i Hamasit", kishte deklaruar zoti Ziadeh.
Haniyehu dhe Meshaalu kishin takuar zyrtarë në Egjipt, i cili gjithashtu ka pasur një rol ndërmjetësues në bisedimet për armpushim. Zoti Haniyeh udhëtoi në fillim të nëntorit për në Teheran për t'u takuar me udhëheqësin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Tre zyrtarë të lartë i thanë agjencisë Reuters se Khamenei i kishte thënë udhëheqësi të Hamasit në atë takim se Irani nuk do të hynte në luftë pasi nuk ishte njoftuar paraprakisht për të. Hamasi nuk iu përgjigj një kërkesë për komente para se sa agjencia Reuters të publikonte artikullin lidhur me këto deklarata, por pas publikimit shpërndau një njoftim ku e mohonte një gjë të tillë.
Ismail Haniyeh studioi në Universitetin Islamik në Rripin e Gazës. Ai iu bashkua Hamasit kur u krijua organizata gjatë Intifadës (kryengritjes) së Parë Palestinezë në 1987. Ai u arrestua dhe u dëbua për një kohë të shkurtër.
Haniyehu pati mbrojtjen dhe përkrahjen e themeluesit të Hamasit Sheikut Ahmad Yassin, i cili njësoj si familja e Haniyehit, ishte refugjat nga fshati Al Juram pranë Ashkelonit.
Në 1994 ai i tha agjencisë Reuters se Yassini ishte në model për të rinjtë palestinezë duke u shprehur se “kemi mësuar prej tij dashurinë dhe sakrificën për Islamin dhe që të mos u gjunjëzohemi tiranëve”.
Në vitin 2003 ai ishte kthyer në një ndihmës të besuar të Yassinit. Ai u fotografua në shtëpinë e Yassinit në Gazë duke i mbajtur telefonin në vesh themeluesit të Hamasit, që pothuajse ishte paralizuar, në mënyrë që ai të merrte pjesë në bisedë.
Yassini u vra nga Izraeli në vitin 2004.
Haniyeh kishte mbrojtur idenë e hyrjes së Hamasit në politikë. Në vitin 1994, ai tha se formimi i një partie politike "do t'i mundësonte Hamasit të përballej me ngjarjet në zhvillim".
Fillimisht ideja u kundërshtua nga udhëheqja e Hamasit, por më pas u miratua dhe Haniyehu mori detyrën e kryeministrit palestinez pasi grupi fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, një vit pasi ushtria izraelite u tërhoq nga Gaza.
Grupi mori përsipër qeverisjen e Gazës në vitin 2007.
Në vitin 2012, kur u pyet nga gazetarët e agjencisë Reuters nëse Hamasi e kishte braktisur luftën e armatosur, Haniyehu u përgjigj "natyrisht që jo" dhe tha se rezistenca do të vazhdojë"në të gjitha format, rezistencë popullore, rezistencë politike, diplomatike dhe ushtarake".
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...
Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në M...
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...