Erdogan kërcënon Izraelin me ndërhyrje ushtarake
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve, të cilët kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Karakasit, dhe janë nisur drejt pallatit presidencial.
Turmat janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe kanë bërë thirrje për rënie të qeverisë.
Protestat në kryeqytetin e Venezuelës kanë shpërthyer pasi presidenti aktual, Nicolas Maduro, ka shpallur fitoren.
Opozita e konsideron deklarimin e Maduro-s si mashtrim, dhe beson se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, ka fituar mbi 73 për qind të votave.
Edhe sondazhet publike, që janë mbajtur para zgjedhjeve, e kanë nxjerrë fitues kandidatin e opozitës.
Partitë opozitare janë bashkuar këtë herë, në tentim e sipër për të larguar Maduro-n nga pushteti, i cili është në krye të vendit qe 11 vjet.
Banorët e Venezuelës, gjithashtu, ankohen edhe për krizën ekonomike në vend.
Disa vende të Perëndimit dhe të Amerikës Latine, sikurse edhe Kombet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që t'i publikojnë të dhënat e detajuara të votimeve.
Argjentina është njëra prej shteteve që ka refuzuar të njohë fitoren e Maduro-s në zgjedhje dhe si përgjigje, Venezuela i ka tërhequr diplomatët prej Buenos Aires-it.
Diplomatë në gjashtë shtete të tjera të Amerikës Latine – Kilit, Kosta Rikës, Panamasë, Perusë, Republikës Dominikina edhe Uruguait – janë tërhequr, po ashtu, për shkak të atyre që ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, i ka përshkruar si “deklarata dhe veprime ndërhyrëse”.
Qeveria e Venezuelës ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht fluturimet komerciale me Panamanë dhe Republikën Dominikane.
Maduro e ka akuzuar opozitën se po bën thirrje për puç.
“Kjo nuk është hera e parë që po përballemi dhe atë që po shohim tani”, ka thënë ai.
“Ata po tentojnë të kryejnë puç në Venezuelë, të karakterit fashist dhe kundërrevolucionar”.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë thënë se rezultatet e publikuara nuk përkojnë me vullnetin e popullatës.
Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) ka thënë të hënën vonë se do të organizojë një mbledhje të mërkurën, për t’i diskutuar rezultatet e zgjedhjeve në Venezuelë./REL
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislo...
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shp...
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...