52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izraelin me ndërhyrje ushtarake. "Ashtu siç hymë në Nagorni-Karabak, ashtu si hymë në Libi, ne do të bëjmë të njëjtën gjë atje," tha ai për Izraelin gjatë një ngjarje të organizuar nga partia e tij në pushtet, AKP, në Rize, në Detin e Zi.
Erdogani iu referua konfliktit të Nagorni-Karabak-uzt, ku ai mbështeti palën në konflikt, Azerbajxhanin, veçanërisht me dronë. Në Libinë e përfshirë nga lufta civile, Ankaraja mbështet qeverinë e njohur nga bashkësia ndërkombëtare duke i siguruar asaj pajisje ushtarake dhe për trupat.
Përgjigje e shpejtë nga Izraeli
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e paralajmëroi shpejt presidentin turk: "Erdogani ecën në gjurmët e Saddam Huseinit duke kërcënuar të sulmojë Izraelin. Ai thjesht duhet të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi, "shkroi Katz në platformën "X".
Në vitin 2003, trupat amerikane pushtuan Irakun. Ndërhyrja ushtarake çoi në rënien e diktatorit irakian të asaj kohe, Saddam Hussein. Tri vjet më vonë, Huseini u ekzekutua për kurdët e masakruar dhe shiitët.
Marrëdhëniet përkeqësohen në mënyrë drastike
Që nga fillimi i luftës, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar. Erdogani e ka quajtur Hamasin "organizatë çlirimtare" dhe e ka krahasuar kreun e qeverisë izraelite Netanjahu me Adolf Hitler-in.
Në mes të korrikut, Erdogani tha se vendi i tij nuk do të miratojë në të ardhmen bashkëpunimin midis NATO-s dhe partnerit të saj Izraelit për sa kohë që nuk është vendosur paqe e qëndrueshme në territoret palestineze. Kërcënimet e reja nga shefi i shtetit turk janë të lidhura drejtpërdrejt me frikën e rrezikut të rritjes së luftës në Lindjen e Mesme.
Hezbollah-u mohon të gjithë përgjegjësinë
Të shtunën, një raketë ra në lokalitetin Druze të Madjdal Shams, në lartësitë e Golan. Të paktën dymbëdhjetë vetë të moshës 10-20 vjeç kanë humbur jetën atje. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë përgjegjëse për sulmin milicinë shiite Hezbollah, aleate e Iranit.
Lartësia Golan është një pllajë shkëmbore e rëndësishme strategjike. Gjatë luftës gjashtëditëshe në vitin 1967, territori u mor nga Izraeli dhe u aneksua në 1981. Ky vendim nuk njihet në nivelin ndërkombëtar.
Hezbollah-u tha në një deklaratë se ai nuk kishte asnjë lidhje me sulmin. Sipas portalit të informacionit Amerikan Axios, milicia i shpjegoi OKB-së se shpërthimin e kishte shkaktuar një raketë e mbrojtjes izraelite.
Irani gjithashtu e ka bërë Izraelin vetë përgjegjës për sulmin ndaj Madjdal Shams-it. Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, nga ana tjetër, deklaroi në vendin e ngjarje se kishte qenë një raketë Falak e Hezbollave. Përfaqësuesit e OKB u bënë thirrje të dyja palëve të tregojnë "përmbajtjen më të madhe të mundshme".
Netanjahu: Hezbollahu do të paguajë "çmim të lartë"
Disa orë pas sulmit, kryeministri izraelit kishte deklaruar se organizata terroriste militante islamike do të paguante "çmim të lartë" për këtë sulm. Ai tha se qeveria po përgatitet për një sulm hakmarrjeje kundër Hezbollahut në Liban.
Pas më shumë se katër orësh diskutimesh, Kabineti i Sigurisë autorizoi shefin e Qeverisë Benjamin Netanjahu dhe Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për të "vendosur rrugën dhe momentin e veprimit kundër organizatës terroriste Hezbollah", njoftoi Zyra e Kryeministrit./DW
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislo...
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shp...
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjel...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...