Hamasi: Haniyeh u vra pabesisht
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojtës” ajror ndaj luftëtarëve që po tentonin të lëshonin një dron, që u konsiderua si kërcënim për trupat amerikane dhe aleate, tha një zyrtar amerikan.
Sulmi, që sipas burimeve irakiane la të vrarë të paktën katër persona – ishte sulmi i parë i kryer nga forcat amerikane në Irak që nga shkurti, kur ushtria amerikane tha se vrau një komandant proiranian, i cili ishte përfshirë në sulmet ndaj trupave amerikane.
“Sonte, forcat amerikane në Irak kryen sulm mbrojtës ajror” në provincën e Babilonisë “duke shënjestruar luftëtarët që po tentonin të lëshonin një dron”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Zyrtari shtoi se Komanda Qendrore vlerësoi se droni “paraqiste kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit”.
“Ne ruajmë të drejtën tonë për vetëmbrojtje dhe nuk do të hezitojmë që të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zyrtari.
Hashed al-Shaabi, një aleancë e ish-grupeve paramilitare proiraniane që janë integruar në forcat e sigurisë së Iranit, tha se sulmi me raketa goditi dy patrulla të Hashed në provincën e Babilonisë.
Kataeb Hezbollah, një grup i fuqishëm proiranian dhe një pjesë e Hashedit, tha se sulmet ajrore amerikane shënjestruan “një grup të ekspertëve të dronëve, të cilët po kryenin testime të reja” për të përmirësuar dronët vëzhgues. Kataeb Hezbollah është po ashtu pjesë e Rezistencës Islamike të Irakut, një aleancë e grupeve proiraniane që kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj trupave amerikane të kryera së fundi, për shkak të luftës në Gazë. Por, këto sulme u pezulluan në janar.
SHBA-ja e konsideron Kataeb Hezbollahun grup terrorist dhe vazhdimisht e ka shënjestruar atë.
Javën e kaluar, janë kryer dy sulme që kanë shënjestruar trupat amerikane dhe të forcave aleate në Irak. Disa raketa u hodhën drejt bazës Ain al-Assad, ku gjenden trupat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, që luftojnë grupin xhihadist, Shteti Islamik.
Më 16 korrik, dy dronë u lëshuan drejt bazës së njëjtë. Një prej dronëve “me sukses u shkatërrua”, ndërkaq një tjetër goditi bazën, duke shkaktuar “dëm minimal”, sipas Pentagonit.
Para këtyre sulmeve, trupat amerikane në Siri dhe Irak ishin në shënjestër të sulmeve që nga muaji prill. Por, sulmet u intensifikuan pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasi – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, duke u regjistruar më shumë se 175 sulme./ Rel
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislo...
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...