"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Zyrtarët ukrainas dhe ata të vendosur nga Rusia kanë raportuar për bombardime pranë termocentralit më të madh bërthamor në Europë gjatë 48 orëve të fundit. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën ndërsa mbikëqyrësi bërthamor botëror paralajmëroi për katastrofë nëse luftimet nuk ndalen. Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza gjatë këtij muaji në lidhje me centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, i cili zë një pjesë të madhe në bregun jugor të një rezervuari në lumin Dnipro.
Ekspertët bërthamorë janë të shqetësuar se luftimet mund të dëmtojnë rezervuarët me karburantin e harxhuar të centralit ose sistemin e ftohjes për reaktorët.
Radiokimisti rus dhe eksperti bërthamor Boris Zhuikov nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Akademinë Ruse të Shkencave i tha agjencisë së lajme “Reuters” se bombardimet pranë kompleksit bërthamor të Zaporizhias mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes së reaktorëve të tij.
“Nuk po flasim për një situatë ku do të kishte një numër të konsiderueshëm vdekjesh. Por, mund të jetë e nevojshme të zhvendosim një pjesë të popullatës në një territor prej dhjetëra kilometrash. Gjithashtu duhet të bëhet kontrolli i rregullt i nivelit të rrezatimit në plazhet e Detit të Zi dhe, natyrisht, përgjatë lumit Dnipro”, tha zoti Zhuikov.
Nëse kjo do të ndodhte, një aksident i 'llojit të Fukushimës' mund të ishte i mundur, tha ai.
“Bombardimet mund të dëmtojnë termocentralin bërthamor, sigurisht që kjo është e vërtetë. Por ka shumë të ngjarë që nuk është vetë reaktori ai që do të dëmtohet. Reaktori është i mbrojtur mirë. Mund të dëmtohet sistemi i ftohjes , si rezultat i të cilit, në parim, është i mundur një aksident mjaft i rëndë, jo në nivelin e Çernobilit, por në nivelin e Fukushimës” tha më tej zoti Zhuikov.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), po kërkon qasje në termocentral.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar përrreth Zaporizhias.
Kombet e Bashkuara thonë se e kanë kapacitetin logjistik dhe të sigurisë për të mbështetur një vizitë të IAEA-s, nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu zhvilloi një telefonatë me zotin Guterres për të diskutuar kushtet për funksionimin e sigurt të uzinës, thuhet në një njoftim nga kjo ministri.
"Në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë dhe drejtuesit e saj, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që specialistët e IAEA-s të jenë në stacion dhe të japin një vlerësim të vërtetë të veprimeve shkatërruese të palës ukrainase," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Rusia e mori nën kontroll stacionin bërthamor të Zaporizhia në mars, menjëherë pasi dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në atë që Moska e quan një "operacion special ushtarak"./ VOA
Puna e detyruar që Kina po aplikon ndaj myslimanëve uj...
Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Fabrikat në rajonin jugperëndimor të Kinës janë mbyllur pa...
"Ai po përgatit masakra në Kosovë", kështu e titulloi gaze...
Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy rake...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ...
Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) p...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të B...
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Europian mun...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi më 16 gus...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë këngëtarin e grupit...
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën b...
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave tu...
Donald Trump kërkoi "me respekt" në platformën e tij socia...
Një qen në Paris është infektuar me linë e majmunit, pasi fj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...