SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Sholc, presidenti palestinez, Mahmud Abaz, e quajti mënyrën se si palestinezët trajtohen nga qeveria izraelite si "apartejd". Kancelari gjerman Sholc reagoi menjëherë duke u distancuar nga emërtime të tilla. "Sigurisht, në lidhje me politikën izraelite ne kemi një vlerësim të ndryshëm. Dua të them qartë se unë nuk do ta përdor fjalën 'apartejd' dhe nuk besoj se është e drejtë të përdoret ky term për të përshkruar gjendjen," tha Sholc.

Megjithëse Gjermania ka shprehur në të kaluarën mbështetje për krijimin e një shteti të mundshëm palestinez nën të ashtuquajturën zgjidhja me dy shtete, Sholc u tha gazetarëve se "nuk është koha për të ndryshuar situatën", domethënë që Berlini të njohë zyrtarisht Palestinën si një shtet të pavarur.
Kancelari nuk reagoi ndaj fjalës 'holokaust'
Por kritikat janë shtuar të mërkurën ndaj kancelarit Sholc, se pse nuk reagoi menjëherë, edhe pse u duk që nuk ishte dakord kur presidenti Abaz përdori fjalën "holokaust" për të përshkruar vrasjet e civilëve, kufizimet e të drejtave të palestinezëve dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite në trerritoret palestineze, që konsiderohet si shkelje e ligjeve ndërkombëtare edhe nga Gjermania dhe shumë vende të tjera. Abaz akuzoi Izraelin për Holokaust ndaj palestinezëve. Abaz tha se "që nga viti 1947 deri më sot Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 fshatra e qytete palestineze, 50 masakra, 50 holokauste."
Sholc i ndoqi deklaratat e Abazit me mimikë të ngrirë, dukshëm i zemëruar, dhe bëri përpjekje për të reaguar, por zëdhënësi i tij, Steffen Hebestreit kishte thënë më parë, se kjo ishte pyetja e fundit dhe e deklaroi të mbyllur konferencën.
Edhe korrespondentja politike e "DW", Nina Haase, që ndoqi konferencën, tha se "kur presidenti Abaz përdori fjalën 'holokaust' për veprimet e qeverisë izraelite, u duk se kancelari Sholc donte të përgjigjej, por ai nuk e bëri këtë, sepse konferenca e shtypit mbaroi".
"Normalisht udhëheqësit gjermanë reagojnë ndaj një gjuhe të tillë jodiplomatike dhe kancelari nuk bëri figurë të mirë këtu. Por është gjithashtu e paqartë nëse Abazi i bëri ndonjë favor kauzës së tij duke provokuar në këtë mënyrë me vetëdije kancelarin gjerman. Ky qëndrim mund të ndikojë në gatishmërinë e Sholcit për t'i dhënë Mahmud Abazit mbështetje të plotë në të ardhmen." - mendon korrespondentja politike e "DW", Nina Haase.
Reagime kritike ndaj Sholcit

Vetëm më vonë në mbrëmje, kancelari Sholc reagoi në gazetën "Bild" duke thënë, se "pikërisht për ne gjermanët çdo lloj relativizimi i holokaustit është i padurueshëm dhe i papranueshëm." Kreu i partisë më të madhe në opozitë, Friedrich Merz e kritikoi kancelrin Scholz duke e quajtur këtë si "të pamendueshme." Kancelari "duhet ta kishte kundërshtuar veçanërisht dhe qartë e t'i lutej që të largohej nga salla", shkroi Merz. Kurse politikani i CDU-së, Armin Laschet e quajti paraqitjen e Abbasit, "gabimin më të madh që është dëgjuar ndonjëherë në zyrën e kancelarisë." Ambasadori i ri i Gjermanisë në Izrael, Steffen Seibert e quajti krahasimin që bëri Abaz me holokaustin "të gabuar dhe të papranueshëm". Nga Izraeli erdhën po ashtu kritika për deklaratën e Abaz. Kryeministri izraelit, Jair Lapid tha se që Abaz flet për 50 holokaustë "në një kohë që ndodhej në tokën gjermane nuk është vetëm turp moralisht, por edhe një gënjeshtër e padurueshme."
Edhe Komiteti Ndërkombëtar për Aushvitcin ka kritikuar si deklaratën e Abaz ashtu edhe reagimin hezitues të Sholcit. Zëvendëspresidenti ekzekutiv i komitetit, Christoph Heubner tha se, presidenti e "ka përdorur qëllimisht skenën politike në Berlin për të nënçmuar politikën gjermane të kujtesës dhe marrëdhëniet me shtetin e Izraelit." Heubner kritikoi edhe qeverinë gjermane. "Është e habitshme dhe e pakuptueshme, që pala gjermane nuk ishte e përgatitur ndaj provokimeve të Abazit dhe deklaratat e tij për Holokausin mbetën të pakundërshtuara."
Abazi e përdori konferencën e shtypit edhe për të kritikuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Kombet e Bashkuara, për atë që ai e konsideron si mungesë veprimi ndaj shpalljes së shtetit palestinez, pavarësisht se pretendojnë se e mbështesin këtë gjë./DW
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të B...
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Europian mun...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi më 16 gus...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë këngëtarin e grupit...
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën b...
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave tu...
Donald Trump kërkoi "me respekt" në platformën e tij socia...
Një qen në Paris është infektuar me linë e majmunit, pasi fj...
Një fëmijë trevjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e...
Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Ser...
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të h...
Zëvendëspresidenti, William Ruto, është shpallur fitues i ...
Një sërë protestash kanë nisur ditën e sotme në disa q...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...