Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar nga data 18 gusht hyrjen e qytetarëve rusë me viza turistike në vendin më verior të Balltikut si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkimi Europian, anëtar i të cilit është Estonia, tashmë ka ndaluar udhëtimet ajrore nga Rusia. Por rusët ende mund të udhëtonin me rrugë tokësore për në Estoni dhe me sa duket marrin prej andej fluturime për në destinacione të tjera evropiane.
Duke filluar nga 18 gushti, Estonia tha se do të ndalojë shumicën e rusëve që të hyjnë në vend përmes vizave të lëshuara nga autoritetet estoneze, duke ndërprerë kështu një rrugë të rëndësishme për në zonën Shengen të Europës pa pasaporta. Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu tha të hënën se të gjitha vizat e vlefshme Shengen, me përjashtim të disa rasteve humanitare, do të anulohen.
“Bëhet fjalë për rreth mbi 50,000 viza të vlefshme dhe shumica dërrmuese e tyre nga 18 gushti do të bllokohen. Personat që kanë këto viza do të bllokohen të hyjnë në Estoni. Së dyti, ne po shqyrtojmë mundësinë për të mbyllur, kufirin ruso-estonez për të gjithë qytetarët rusë që hyjnë në zonën Shengen ose në territorin estonez”, tha zoti Reinsalu.
Kreu i rojes kufitare thotë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i qytetarëve rusë që kalonin kufirin ka vazhduar të rritet.
“Arsyeja kryesore ishte për shkak të pezullimit të fluturimeve midis BE-së dhe Rusisë. Qytetarët rusë që donin të shkonin në BE duhej të kalonte kufirin tokësor. Pra, në thelb do të thotë nga Finlanda, Estonia dhe Letonia. Dhe kur filloi sezoni i verës, shifrat po rriteshin gjithnjë e më shumë, për shkak të turistëve nga Federata Ruse që vinin në destinacione të ndryshme verore në Europë”, thotë Ergert Belitsev.
Turistët rusë, që kalojnë kufirin në qytetin lindor Narva, thonë se qytetarët rusë nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e qeverisë së tyre.
“Mendoj se nuk duhet të shkelen të drejtat e njeriut, pavarësisht nga të gjitha gjërat që po ndodhin. Njerëzit duhet të lëvizin lirshëm. Ashtu siç tha kancelari gjerman - nuk janë njerëzit fajtorë, por ata që kanë marrë vendime duhet të jenë përgjegjës. Njerëzit nuk duhet të jenë përgjegjës për to”, thotë shtetasi rus Boris.
“Është shumë keq, u mërzitëm shumë kur lexuam këtë njoftim, sepse Europa është e qytetëruar dhe ne e shohim veten si njerëz të civilizuar dhe duam të lëvizim lirshëm. Tani po shkoj në Gjermani për të parë miqtë e mi dhe kemi miq në të gjithë botën. Është turp nëse Estonia mbyll kufirin. Kjo është shumë keq për ne”, thotë Ekaterina.
Muajin e kaluar Bashkimi Europian ra dakord për raundin e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë. Letonia, Lituania dhe Republika Çeke kanë ndaluar tashmë dhënien e vizave për shumicën e rusëve, ndërsa Finlanda dhe Estonia së fundmi kërkuan që BE-ja ta bëjë këtë përmes një veprimi të përbashkët.
"Ne do t'i bëjmë një propozim zyrtar Komisionit Evropian përmes paketës së 8-të të sanksioneve për të kufizuar gjithashtu, ose për t'i dhënë fund, në mënyrë efektive lëshimit të vizave Shengen dhe gjithashtu për të bërë një rishikim të vizave ekzistuese të vlefshme në të gjithë zonën Shengen", tha ministri i jashtëm i Estonisë./ REL
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi më 16 gus...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë këngëtarin e grupit...
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën b...
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave tu...
Donald Trump kërkoi "me respekt" në platformën e tij socia...
Një qen në Paris është infektuar me linë e majmunit, pasi fj...
Një fëmijë trevjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e...
Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Ser...
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të h...
Zëvendëspresidenti, William Ruto, është shpallur fitues i ...
Një sërë protestash kanë nisur ditën e sotme në disa q...
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur në pasditen e s...
Qytetarët e Kosovës duket se nuk do të presin dimrin p...
Teherani tha se Salman Rushdie është fajtor për sulmin...
Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin për deklaratat q...
Një vit pas rrëzimit të Qeverisë afgane të njohur ndërkomb...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...