Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të premten (30 shtator) se Uashingtoni nuk ka parë deri më sot që Rusia të ketë ndërmarrë ndonjë veprim drejt përdorimit të armëve bërthamore, pavarësisht nga komentet e Presidentit Vladimir Putin për përdorimin e mundshëm të tyre.
"Ne po ndjekim me shumë kujdes atë çka Rusia po bën realisht, nëse po bën diçka që sugjeron se po ndërmerr veprime për përdorimin e armëve bërthamore. Deri më sot, nuk e kemi parë këtë gjë", tha zoti Blinken në një konferencë shtypi në Uashington.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse lidhur me referendumet dhe aneksimin e shpallur të disa pjesëve të Ukrainës.
Të enjten Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë se përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të sillte pasoja të jashtëzakonshme. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Cindy Saine, Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se nëse rrezikohet Rusia, ai është i gatshëm “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion”, duke iu referuar kështu armëve të shkatërrimit në masë.
Kremlini njoftoi zyrtarisht gjatë një ceremonie të premten aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve që Ukraina dhe aleatët i konsideruan të jashtëligjshme dhe për të cilat u zotuan se do të vendosin sanksione të mëtejshme.
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i mbrojë territoret e reja “me të gjitha mjetet e disponueshme”, duke i alarmuar kështu zyrtarët në Perëndim.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha këtë javë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, pasojat do të ishin të ashpra dhe katastrofike.
“Ua kemi shprehur publikisht dhe privatisht rusëve, se pasojat do të ishin reale, dhe do të ishin të jashtëzakonshme”, tha zoti Price.
Ai u pyet nëse këto pasoja të ashpra do të vlenin edhe nëse Rusia do të përdorte një armë të vogël bërthamore në Ukrainë.
“Përdorimi i armëve bërthamore në këtë konflikt do të shoqërohej nga këto pasoja”, tha zoti Price.
Të enjten, Senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatori republikan Lindsey Graham paraqitën një projekt-ligj që parashikon ndërprerjen e marrëdhënieve me çdo vend që njeh aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës. Senatori Graham foli edhe për kërcënimet bërthamore të Presidentit rus Putin.
“Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të ishte një sulm ndaj vetë NATO-s. Radiacioni nuk do të kufizohej vetëm brenda Ukrainës. Rrezatimi do të prekte pjesë të Evropës që janë nën flamurin e NATO-s. Pra, nëse ajo ditë vjen, dhe shpresoj dhe lutem që të mos vijë, kjo duhet të konsiderohet nga e gjithë NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, si një sulm i Rusisë ndaj vetë NATO-s”, tha Senatori Graham.
Michael Kimmage, ekspert për marrëdhëniet SHBA-Rusi në Universitetin Katolik, i tha "Zërit të Amerikës" se është e pamundur të dihet nëse Presidenti rus Putin po e shqyrton vërtet mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.
“Do të ishte një hap tepër i madh për Rusinë dhe që do të ndryshonte imazhin e saj, ndoshta njëherë e përgjithmonë, në skenën ndërkombëtare. Nuk është e qartë nëse do të mundësojë rezultate ndryshe nga pikëpamja ushtarake. Dhe sigurisht që nga ana tjetër mund të nxisë kundërshtarët e Putinit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të përshkallëzojnë reagimin”, thotë zoti Kimmage.
Ekspertët thonë se mobilizimi ushtarak i shpallur nga Presidenti Putin ka trazuar dhe zemëruar shumë rusë në mbarë vendin, të cilët po përjetojnë tashmë efektet e luftës.
Të paktën 200 mijë rusë janë larguar nga vendi që kur u dha urdhëri për mobilizimin ushtarak, duke kaluar kufirin drejt Kazakistanit, Gjeorgjisë, Finlandës dhe Mongolisë./VOA
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon ...
Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi policia e Kosov...
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit ...
Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, çarj...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëv...
“Si astrologe, unë kam studiuar grafikun e lindjes së Mb...
Ai i shekullit të 20-të ishte paraqitur gjithmonë me disa ...
Një grua nga Kalifornia është akuzuar për vrasjen e nj...
Të paktën 23 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë...
Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nico...
Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të k...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bash...
Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodimir Zel...
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO ka shprehur "shqetësim të thellë" për dëmet e pës...
Rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kur...
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...