E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëve përgjegjës për një ndër sulmet më të mëdha kibernetike në këtë vend. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Phil Mercer, hakerët vodhën të dhëna personale, ndër to adresat e shtëpive, numrat e lejeve të drejtimit të automjeteve dhe të pasaportave të mbi 10 milionë klientëve të kompanisë gjigante të telekomunikacionit, Optus.
Pasi u vodhën të dhënat masive të klientëve, kompanisë Optus iu kërkua nga hakerët që të paguajë. Por, në vazhdim pati edhe një zhvillim të papritur. Në një platformë në internet pati edhe një ndjesë publike nga një llogari që hetuesit besojnë se i përket njërit prej hakerëve të dyshuar, i cili mund të jetë shqetësuar nga vëmendja që mori ky rast.
“Ka shumë sy. Nuk do t’ia shesim të dhënat askujt. Ndjesë 10.2 milionë australianëve të cilëve u dolën të dhënat. Nuk na u bë pagesa, por nuk na intereson më”, shkruhej në atë llogari.
Qeveria australiane fajësoi Optus-in, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në vend. Ministrja australiane për sigurinë kibernetike, Clare O’Neil, tha se kompania ua kishte bërë të lehtë hakerëve të hynin në sisteme.
“Ajo çfarë përbën shqetësim për ne është se ndaj Optus-it u bë një ndërhyrje krejt e thjeshtë. Nuk duhet të kemi një kompani telekomunikacioni në këtë vend që ka lënë praktikisht një dritare hapur që të vidhen të dhënat e kësaj natyre”, tha ajo.
Por, drejtorja ekzekutive e kompanisë Optus, Kelly Bayer Rosmarin, mohoi që masat mbrojtëse kibernetike të kompanisë të kenë qenë të pamjaftueshme. Ajo tha se të dhënat kishin qenë të kriptuara dhe se kishte disa nivele mbrojtjeje. Shumë klientë të kompanisë kanë tashmë shqetësimin e thellë se të dhënat e tyre personale janë kompromentuar.
FBI-ja u është bashkuar tashmë përpjekjeve për të identifikuar autorët e vjedhjes së të dhënave.
Frank Montoya Jr., ish-agjent special i FBI-së, i tha rrjetit mediatik Australian Broadcastin Corp., se mund të jetë përfshirë një qeveri e huaj.
“Përpiqemi të përcaktojmë nëse është një shtet apo një organizatë kriminale. Kjo mund të rezultojë një sfidë, pasi ndonjëherë vetë shteti është organizatë kriminale. Më vjen p.sh. në mendje Koreja e Veriut, që i kërkon këto të dhëna për arsye të ndryshme. Por, ndonjëherë u duhen edhe vetëm për t’i shitur në tregun e zi të internetit (dark web), që të sigurojnë të ardhura”, thotë ai.
Ekspertët australianë të sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se nëse kompanitë nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat personale të klientëve të tyre, ndërhyrjet e piraterisë kibernetike, si te kompania Optus, mund të ndodhin sërish./ VOA
“Si astrologe, unë kam studiuar grafikun e lindjes së Mb...
Ai i shekullit të 20-të ishte paraqitur gjithmonë me disa ...
Një grua nga Kalifornia është akuzuar për vrasjen e nj...
Të paktën 23 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë...
Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nico...
Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të k...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bash...
Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodimir Zel...
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO ka shprehur "shqetësim të thellë" për dëmet e pës...
Rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kur...
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të...
Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lë...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha...
Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë eu...
Një nënë australiane ka ndarë gjendjen e saj me një audien...
Rekordi Kombëtar i Skocisë publikoi një ekstrakt zyrtar ng...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...