Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncuan të enjten planin rus për aneksimin e katër zonave ukrainase që pritet të zyrtarizohet të premten në Moskë.
Zoti Blinken në Uashington tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.
“Referendumet e rreme të Kremlinit janë një përpjekje e kotë për të maskuar atë që përbën një përpjekje të mëtejshme për grabitje toke në Ukrainë”, tha zoti Blinken në një deklaratë.
“Për të qenë të qartë: rezultatet u orkestruan në Moskë dhe nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës”, shtoi më tej ai.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vlerësoi nëse Rusia vë në jetë planet e saj për aneksim kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon.
“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet,” u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.
Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë të premten dokumente që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avansimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës.
Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se zoti Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.
“Vendimi do të zgjasë ndikimet dramatike në ekonominë globale, veçanërisht në vendet në zhvillim, dhe do të pengojë aftësinë tonë për të ofruar ndihma për të shpëtuar jetën në të gjithë Ukrainën dhe më gjerë”, tha më tej zoti Guterres./ VOA
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO ka shprehur "shqetësim të thellë" për dëmet e pës...
Rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kur...
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të...
Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lë...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha...
Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë eu...
Një nënë australiane ka ndarë gjendjen e saj me një audien...
Rekordi Kombëtar i Skocisë publikoi një ekstrakt zyrtar ng...
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokap...
Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pje...
Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund...
Dëmet nga uragani Ian do të jenë katastrofike, ka para...
Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në...
Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsum...
Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e kat...
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë ...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryediplomatja e Ko...
Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj territoriale...
Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...