Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund të qëndrojë pas sabotimit të gazsjellësit, Nord Stream në Detin Balltik. Ashtu si Rusia pretendon, se nuk ka filluar luftë në Ukrainë, apo se nuk sulmon objektiva civile. Putini e ka quajtur edhe akuzën për përdorimin e energjisë si armë "një porcion budallallëk". Presidenti rus dhe ministri i tij i Jashtëm, Lavrov, para kontekstit të luftës në Ukrainë e kanë quajtur si spekulim dashakeq çdo gjë në këtë drejtim. Këto ditë ata pretendojnë, se te pseudo-referendumet në Ukrainë, të gjithë janë për bashkimin me Rusinë. Lista e gënjeshtrave zgjatet sa të duash.
Nëse qeveria ruse hedh poshtë çdo përgjegjësi për "incidentet" në Detin Balltik askush nuk do dhe nuk duhet ta marrë seriozisht. Qeveria ruse ka humbur çdo besueshmëri apo seriozitet. Ajo që ka mbetur është frika para humbjes së pushtetit, perspektiva e humbjes së luftës në Ukrainë dhe dalja para përgjegjësisë për krimet e veta. Frikë që shfaqet në thirrje histerike dhe kërcënime të egra kundër perëndimit.
Nëse Rusia është kaq e sigurtë për fitoren kundër botës së civilizuar, ku mbeti qetësia e saj? Por dihet, se në fushëbetejë nuk po ecin gjërat, sipas planit të Moskës. Përkundrazi - një ushtri e vogël, krahasuar me atë ruse, por shumë e motivuar, po i tregon vendin aparatit ushtarak të Moskës. E gjithë bota e shikon, edhe Kina. Vetëm ky fakt e ka dobësuar autoritetin e Rusisë së Putinit: kur ushtarët ukrainas tregojnë superioritet përballë ushtrisë ruse, sa duhet ta marrë në konsideratë këtë Kina, Turqia po vende të tjera. Përpjekja e Putinit, të paktën të shihej si i barabartë me SHBA-në u bë ajër në tokën ukrainase.
Për shkak se kanë për të zgjatur javë, derisa të dihet më shumë për sfondin e aktit të sabotazhit në tubacionet e gazsjellësit, tani vetëm mund të spekulohet. Kujt i shërben ky akt? Europës me siguri që jo. Por as SHBA-së. Sepse me sulmin e Putinit kundër Ukrainës, amerikanët ia arritën qëllimit: Agresioni rus e shndërroi gazsjellësin Nord Stream 2 nga mollë sherri në skrap çeliku në fund të detiti. Ndërkohë, Europa bën të pamundurën për të reduktuar furnizimet me gaz nga Rusia. Pas vështirësive të fillimit kjo është e mundur. Sigurisht Europa do të paguajë ekonomikisht një çmim të lartë për këtë. Mirëqenia do të pakësohet. Por edhe këtë Europa mund ta përballojë.
Rusia nuk prodhon asgjë të vlefshme për tregun e jashtëm
Më keq situata është për Moskën. Rusia jeton nga shitjet e lëndëve të para, nga gazsjellësit që çojnë gaz në Europë. Me çfarë do të jetojnë rusët, nëse perëndimi nuk e do më naftën, gazin, arin, nikelin dhe lëndë të tjera të tyre, edhe nëse janë më të lira në tregun botëror? Rusia nuk prodhon asgjë të vlefshme për tregun jashtë. Qeveria e Putinit ka treguar 20 vjet rresht, se nuk e modernizon dot ekonominë vendase.
Pas këtij dimri perspektiva ekonomike e Rusisë është më e errët: Europa do të blejë gazin e lëngshëm, LNG nga SHBA, Norvegjia, Katari dhe vende të tjera. Edhe në Afrikën Veriore ka naftë, edhe në vendet arabe. Njoftimi i Moskës për riorientim në tregjet aziatike do të kërkojë dekada. Mund të parashikosh, se edhe ky objektiv i qeverisë ruse është thjesht një mirazh.
Pra çfarë i mbetet të bëjë Moskës në këto kushte? Edhe njëherë më shumë presion perëndimit! Mund të supozosh, se Rusia sulmon edhe gazsjellësit e vet, të Gazpromit, për t'i dërguar mesazh Europës: Herën tjetër mund të jenë edhe gazsjellësit nga Norvergjia në Poloni, apo nga Afrika në Itali. Nëndetëset e Moskës mund të godasin kudo!
Perëndimi nuk mund dhe nuk duhet të lejojë të shantazhohet. NATO nuk është pa mbrojtje. Nevoja për të mbrojtur infrastrukturën kritike është një arsye tjetër, për të rritur ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes të vendeve perëndimore. Edhe për të treguar më shumë prezencë me anijet luftarake dhe nëndetëset në Detin Balltik, në Atlantikun Verior dhe në Detin e Zi./DW
Dëmet nga uragani Ian do të jenë katastrofike, ka para...
Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në...
Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsum...
Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e kat...
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë ...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryediplomatja e Ko...
Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj territoriale...
Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat ...
Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gru...
Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një telefon...
Në Bruksel tani, ku kryetarja e Komisionit Evropian, U...
Një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të shpal...
Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
Një studente është ulur në bankën e të akuzuarve, kjo pasi...
Bashkimi Europian beson se rrjedhjet në dy tubacionet ...
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...