Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski drejt meshkujve në Rusi ishte: "Mos iu dorëzoni mobilizimit! Ikni!" Qindra mijëra rusë në moshë të rekrutimit kanë reaguar ndaj mobilizimit të pjesshëm dhe janë larguar në vendet fqinje, ku mund të shkojnë pa vizë. Pamjet satelitore tregojnë radhë me kilometra në kufirin me Gjeorgjinë, Kazakistanin, Finlandën, apo Mongolinë. Fluturimet e pakta nga Rusia jashtë kanë qenë të prenotuara plotësisht.
Mbyllen kufijtë për refuzuesit e shërbimit ushtarak
Qeveritë në Gjeorgji dhe Kazakistan i kanë mirëpritur të martën të gjithë rusët që largohen nga shërbimi ushtarak. Presideni kazak, Kasym-Shomart Tokajev deklaroi, se shumë të prekur nuk shohin ndonjë rrugëdalje tjetër. "Ne duhet të kujdesemi për sigurinë e tyre. Kjo është një çështje politike dhe humanitare". Turqia përkundrazi duket se do të pengojë hyrjen masive të rusëve. Shoqëria e fluturimit, "Turkish Airlines" ka ndërprerë lidhjet me Bjellorusinë dhe në aeroporte ruse deri në fund të vitit.
Nga sulmi kundër Ukrainës, Turqia ishte ndër vendet e pakta që kishte lidhje direkte me Rusinë. Tani janë më të pakta mundësitë për rusët që duan të shpëtojnë nga mobilizimi ushtarak. Por meshkujt në moshën e rekrutimit gjejnë çdo mënyrë për të dezertuar. Në kufijtë me vendet fqinje të Rusisë janë gjetur qindra biçikleta të braktisura.

Vendet balltike ndërkohë i kanë mbyllur kufijtë me Rusinë. Ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis e formuloi ashpër, kur tha, se "Lituania nuk do t'u japë azil atyre që i ikin përgjegjësisë. Rusët duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë. Kundër Putinit." Skeptik është edhe kryeministri belg, Alexander Croo. "Nuk mund të jetë qëllim i Europës, t'u thotë Po të gjithë rusëve që refuzojnë mobilizimin ushtarak apo që nuk janë dakord për regjimin në Rusi", tha ai për gazetën belge, "De Zevende Tag". Sipas të dhënave të Frontex në javën e kaluar në BE kanë ardhur 66.000 rusë. 30% më shumë se 1 javë më parë.

Ambasadorët e BE diskutuan të hënën këtë temë dhe një propozim, që refugjatëve rusë t'u jepet të paktën mbrojtje e përkohshme. Komisioni Europian deklaroi se është duke kërkuar një zgjidhje kompromisi me vendet anëtare. Zëdhënësi i KE, Eric Mamer tha se kuadri ligjor është i qartë.
"Nëse bëhet fjalë që njerëzit vijnë në BE dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, ajo duhet të garantohet." Vendet e BE duhet të vendosin individualisht për çdo kërkesë, por këtu "duhet marrë në konsideratë edhe situata gjeopolitike dhe shqetësimet e sigurisë." Vendet anëtare e interpretojnë këtë në mënyra të ndryshme.
Gjermania vetë do t'u ofrojë parimisht azil refugjatëve rusë që kërkohen për rekrutim dhe janë larguar nga Rusia. "Kush ngrihet me guxim kundër regjimit të Putinit dhe rrezikon shumë për këtë, mund të kërkojë azil politik në Gjermani për shkak të përndjekjes politike", ka deklaruar ministrja e Brendshme gjermane,Nancy Faeser- Problemi është, se azilkërkuesit duhet të shtrojnë kërkesë për azil në vendin e parë të pritës të BE he ka pak gjasa të mbërrijnë deri në Gjermani.
Krahas kësaj mbetet e hapur edhe një çështje jurudike. Nëse një dezertor kërcenohet nga burgu, a është kjo përndjekje në konceptin e së drejtës të azilit? Në udhëzuesin e organizatës së OKB për refugjatët thuhet se "frika vetëm nga përndjekja apo dënimi për dezertimin apo mohimin e shërbimit ushtarak nuk është frikë e arsyetuar për përndjekjen sipas konventës së refugjatëve", thekson eksperti britanik, Colin Yeo në "Free Movement". Nëse ata mund të paraqesin në mënyrë të besueshme, se do të detyroheshin për krime lufte në Ukrainë, mund të marrin prej kësaj një mbrojtje të përkohshme në bazë të Konventës së Gjenevës. Por sipas Yeo, "juridiksioni në lidhje me shërbimin ushtarak nuk e bën të lehtë për një dezertor të provojë rastin e tij./DW
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO ka shprehur "shqetësim të thellë" për dëmet e pës...
Rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kur...
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të...
Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lë...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha...
Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë eu...
Një nënë australiane ka ndarë gjendjen e saj me një audien...
Rekordi Kombëtar i Skocisë publikoi një ekstrakt zyrtar ng...
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokap...
Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pje...
Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund...
Dëmet nga uragani Ian do të jenë katastrofike, ka para...
Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në...
Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsum...
Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e kat...
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...