Përmbytje të mëdha në ishullin grek/ Rrugët ‘pushtohen’ nga uji, vështirësi në lëvizje
Ishulli grek i Skiathosit pësoi përmbytje të mëdha në shum...

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Raporti i Progresit për Serbinë i Komisionit Evropian ka konstatuar se ky shtet shkel të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.
“Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave”, shkroi Bislimi në rrjetet sociale.
Në Raportin e Progresit për Serbinë, të publikuar më 4 nëntor, në pjesën për mbrojtjen e minoriteteve thuhet se “pjesëtarët e minoritetit kombëtar shqiptar vazhdojnë të ngrenë shqetësime lidhur me mënyrën se si policia kontrollon statusin e banimit të tyre në jug të Serbisë, duke rezultuar me ‘pasivizimin’ e adresave të caktuara”.
“Duhet që autoritetet t’ia shpjegojnë më mirë publikut se si këto kontrolle kryen dhe të adresojnë shqetësimet e shprehura lidhur me mungesën e raportuar të mjeteve efektive të ankimimit”, thuhet në Raport.
Sipas Bislimit, tani “po dëshmonte se praktikat [e pasivizimit të adresave] përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative”.
Qeveria e Kosovës, por edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, viteve të fundit vazhdimisht kanë denoncuar atë që e cilësojnë si pasivizim i adresave. Madje për këtë çështje ka pasur edhe protesta.
Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
Çështja e pasivizimit të adresave është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.
Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.
“Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE-ja ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit”, tha Bislimi.
Po ashtu, në pjesën për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Raportit të Progresit për Serbinë thuhet se plani i veprimit “për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione ende nuk ka prodhuar rezultatet e duhura”.
“Pakicat kombëtare vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësurara në administratën publike dhe në polici”, u tha në Raportin e Progresit për Serbinë.
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se shteti do të vazhdojë të ngrehë çështjen e shqiptarëve në jug të Serbisë në çdo nivel ndërkombëtar, derisa të drejtat e tyre të garantohen plotësisht.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Në korrik të këtij viti, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e dorëzoi në këtë institucion një draft-rezolutë për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke kërkuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kjo draft-rezolutë bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, dhe për pezullim të menjëhershëm të masave administrative për pasivizim të adresave. /REL
Ishulli grek i Skiathosit pësoi përmbytje të mëdha në shum...
Udhëheqësi i Rusisë, Vladimir Putin, ka komentuar deklarat...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për zgjedhjet ...
Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lid...
Të paktën katër persona janë në gjendje kritike pasi një s...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, beson se nu...
Tre vëllezër janë shpallur si të kërkuar në lidhje me një ...
Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të g...
Një person i huaj është goditur me armë të ftohtë në Kosov...
Demokratët i fituan tri gara në zgjedhjet e para të rëndës...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi një ...
Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet ta rif...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ndodh...
Ditën e sotme bëhen 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të ...
Dhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë...
Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, n...
Zohran Mamdani, socialisti demokrat 34-vjeçar, përqendrimi...
Për herë të parë në Britaninë e Madhe, ka më shumë persona...
Mbyllja e zgjatur e qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Ame...
Dy persona janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin e Dn...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...