Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, n...

Dhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, thanë autoritetet në Bosnjë.
Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, ka thirrur takim të jashtëzakonshëm për sot në mëngjes, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.
Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.
Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla.
"Me ndërhyrje të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua nga anëtarët e Departamentit Profesional të Zjarrfikësve të Tuzllës, me mbështetjen e Departamentit Profesional të Zjarrfikësve të Srebrenikut, departamenteve vullnetare të zjarrfikësve të Tuzllës së Epërme dhe Tuzllës, dhe Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Tuzllës", deklaroi shtëpia.
Ministria e Brendshme e Bosnjës njoftoi të martën mbrëma se një hetim në vendngjarje do të kryhet kur të krijohen kushtet e duhura.
Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.
Kryeministri i kantonit të Tuzllës, Irfan Halilagiq, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë.
Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiq, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.
"Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjes dhe do t'u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë", tha Nikshiç./REL
Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, n...
Zohran Mamdani, socialisti demokrat 34-vjeçar, përqendrimi...
Për herë të parë në Britaninë e Madhe, ka më shumë persona...
Mbyllja e zgjatur e qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Ame...
Dy persona janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin e Dn...
Kushdo që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të ofrojë d...
Një gjykatë Apeli në SHBA i ka dhënë Floridës dritën jeshi...
Aeroporti i Brukselit është mbyllur mbrëmjen e sotme, për ...
Katër persona janë arrestuar pasi autoritetet portugeze ka...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ndihma ...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se nuk ka më...
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, tha se shpreso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar në një dek...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në b...
I akuzuar shpesh si delja e zezë midis vendeve kandidate p...
Presidenti i Këshillit Evropian, gjatë fjalimit të tij kry...
Marta Kos, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, sapo ka b...
Duke përmbledhur raportin e Komisionit Evropian sot, Mali ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, g...
Numri i personave që kanë humbur jetën nga tajfuni Kalmagi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...