Gjykatësi hedh poshtë akuzat për terrorizëm kundër Luigi Mangione
Një gjyqtar në shtetin e Nju Jorkut ka rrëzuar dy akuza pë...

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka mohuar të martën se autoritetet kosovare janë duke i shënjestruar institucionet shëndetësore, të udhëhequra nga Serbia, në veri të vendit – i cili është i banuar me shumicë serbe.
Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’”.
Reagimi i Bislimit vjen pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut më 12 shtator.
Në veçanti Gjermania i bëri thirrje “urgjente” Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia në territorin kosovar, pasi paraprakisht Bashkimi Evropian kërkoi nga Qeveria në detyrë dhe institucioneve të tjera relevante “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Serbia e cilësoi pezullimin e punës së fondit si “akt të papranueshëm dhe çnjerëzor”.
Por, Bislimi - i cili është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel - nguli këmbë të martën se Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, “duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të ketë akomodimin maksimal të stafit shëndetësor”.
“Inspektorët lokalë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht veprimtarinë e një fondi, i cili lëshonte jashtëligjshëm kuponë dhe kryente transaksione, deri në dorëzimin e provave përkatëse”, tha Bislimi.
Bislimi e akuzoi Serbinë për “manipulimin e opinionit publik me prodhim masiv të lajmeve të rreme”.
Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.
Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike - ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe./REL
Një gjyqtar në shtetin e Nju Jorkut ka rrëzuar dy akuza pë...
Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore ...
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në v...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas...
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në d...
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, J...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ...
Forcat izraelite kanë intensifikuar sulmin e tyre në qytet...
Ditën e sotme Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Bar...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të ...
Në burgjet kubaneze, dhjetëra mijëra të burgosur dyshohet ...
Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e...
Një aristokrate britanike dhe i dashuri i saj u dënuan me ...
Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë përfunduar takimet përf...
ADN-ja e gjetur në një peshqir të mbështjellë rreth armës ...
Kështjella mbretërore britanike Windsor po përgatitet për ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, refuzoi të përjashtont...
Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 ve...
Një shtetas është arrestuar në Kosovë këtë të hënë, nën dy...
Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar tronditje në vendin fqinj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...