Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten veprime të reja ekzekutive që synojnë zbutjen e masave ligjore në Shtetet e Bashkuara për marijuanën, e cila është tashmë e ligjshme për përdorim mjekësor në 37 shtete dhe e disponueshme për përdorim vetjak në 19 shtete, në kryeqytetin Uashington dhe në Guam.
Me një mesazh të regjistruar filmik, Presidenti Biden tha se po njoftonte, nëpërmjet një urdhri ekzekutiv, faljen e të gjitha shkeljeve të mëparshme federale për posedim marihuane. Kjo falje mund të ndikojë te mbi 6500 amerikanë, u thanë gazetarëve zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Por, ata shtuan se shumica e dënimeve për marijuanën bëhen në nivel shteti. Për këtë arsye, Presidenti Biden u bëri thirrje guvernatorëve të japin falje për shkeljet në nivel shteti me posedim marijuane.
Gjithashtu, Presidenti Biden udhëzoi të enjten një rishikim federal të mënyrës se si marijuana trajtohet në legjislacionin federal. Aktualisht, kjo substancë klasifikohet nga DEA (Administrata Ligjzbatuese për Drogat) si një drogë e kategorisë I, ku përfshihen drogat që nuk kanë përdorim mjekësor dhe me potencial të lartë për abuzim, duke e vendosur kështu në të njëjtin nivel si heroinën dhe LSD-në.
“Siç thashë kur kandidova për president, askush nuk duhet të jetë në burg vetëm për përdorimin apo posedimin e marijuanës”, tha Presidenti Biden në një deklaratë. “Është e ligjshme në shumë shtete dhe të dhënat penale për posedim marijuane kanë krijuar pengesa të panevojshme për punësimin, strehimin dhe mundësitë për arsimim”.
“Dhe kjo është përpara se të merremi me pabarazinë racore se kush i vuan pasojat. Megjithëse të bardhët, afrikano-amerikanët dhe të tjerë me ngjyrë e përdorin marihuanën në nivele të ngjashme, afrikano-amerikanët dhe personat me ngjyrë arrestohen, hetohen dhe dënohen në nivele disproporcionale”.
Zyrtarë të lartë të administratës u thanë gazetarëve se presidenti ende mbështet kufizimet ndaj trafikimit, marketingut dhe shitjet për të miturit.
“Presidenti ka qenë i qartë se ligjet tona për marihuanën nuk po funksionojnë”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës. “Anëtarët e Kongresit kanë punuar për këtë çështje, por përpjekja është ndalur. Dhe jemi tashmë pothuajse në përfundim të mandatit të Kongresit. Prandaj, presidenti ka shqyrtuar opsionet që ka dhe po ndërmerr tashmë veprime ekzekutive për të trajtuar përqasjen e dështuar të vendit ndaj marijuanës”.
Drejtori ekzekutiv i NORML, një grup që lobon për legalizimin e marijuanës për të rriturit, tha se veprimet e administratës duhet të ishin ndërmarrë prej kohësh dhe presidenti duhet të bashkëpunojë me Kongresin për të vendosur rregulla për marijuanën të ngjashme me ato për alkoolin.
“Nga tani e tutje, administrata duhet të punojë me udhëheqjen e Kongresit për të shfuqizuar ligjet e dështuara të Amerikës për penalizimin e marijuanës”, tha Erik Altieri në deklaratë të dërguar me postën elektronike.
Që kur Kalifornia u bë shteti i parë që legalizoi marijuanën për përdorim mjekësor në vitin 1996, një numër gjithnjë e më në rritje amerikanësh kanë mbështetur dekriminalizimin e kësaj droge.
Vitin e kaluar, një anketim i kompanisë Gallup tregoi se mbi 2/3 e amerikanëve mbështesin legalizimin e marijuanës.
Megjithatë, Gallup raportoi se amerikanët janë të ndarë në pikëpamjet e tyre për efektin e marijuanës në shoqëri, me gati përqindje të barabarta të popullsisë që thonë se është negativ apo pozitiv./VOA
Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armag...
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve europia...
Edhe pse forcat ruse të trajnuara dobët, të udhëhequra dob...
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ...
Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizion...
Rifat Latifi, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës i ka ...
Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, Volodimir Zelenski i ...
Spanja është destinacioni i preferuar turistik për gjerman...
Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë. Qeveritë e të dyja ve...
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegov...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se ësh...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një plan i...
Parlamenti slloven miratoi të martën një amendament që lej...
Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dë...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
Talibanët, që po përballen me vështirësi për të udhëhequr ...
Borxhi i përbashkët europian për të luftuar një krizë të p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...