LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë arsye pse Rusia e ka sabotuar vetë gazsjellësin “Nord Stream”

5 Tetor 2022, 09:10, Kosova & Bota Rebekah Koffler

Pesë arsye pse Rusia e ka sabotuar vetë gazsjellësin “Nord

Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i hodhi poshtë akuzat e Ukrainës, se është Rusia ajo që i ka sabotuar vetë tubacionet e gazsjellësit “Nord Stream”, duke e quajtur atë një akt “terrorist” të sponsorizuar nga Moska.

Pasi NATO e cilësoi atë një akt sabotazhi “të qëllimshëm dhe tejet të pamatur”, kreu i lartë i inteligjencës ruse Sergei Narishkin, tha se rusët kanë prova se sabotimin e bëri Perëndimi. Ja cilat janë 5 arsyet pse Rusia është ndoshta shteti që ka orkestruar këtë akt të rrezikshëm.

Së pari, Putini kishte motivimin e duhur për ta ndërmarrë këtë akt. Teksa po përballet me disfatën e mundshme në Ukrainë, Putin është i dëshpëruar që të ndryshojë gjërat në fushën e betejës, duke iu drejtuar një përshkallëzimi dramatik të konfliktit.

Kjo është mënyra që ka zgjedhur ai, për ta detyruar SHBA-në dhe Evropën të ndalin dërgimin në Ukrainë të armëve me rreze të gjatë. Rezultati i konfliktit në Ukrainë, është një çështje ekzistenciale për të personalisht, por dhe për Rusinë. Kjo e fundit e sheh Ukrainën dhe shtetet e tjera ish-sovjetike, si pjesë të perimetrit të saj strategjik të sigurisë.

Putin e cilëson tashmë një “vijë të kuqe“ anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe integrimin e saj në sferën perëndimore.

Pesë arsye pse Rusia e ka sabotuar vetë gazsjellësin “Nord

Moska e sheh këtë si versionin e saj të Doktrinës Monro. Rreziku i hyrjes së Ukrainë në NATO, është për Putinin shumë më i madh se ai i denoncimit nga aleanca të Rusisë si një shtet sponsor i terrorizmit. I frustruar që nuk po merret seriozisht nga Perëndimi, Putini është i dëshpëruar të dërgojë atë që ai mendon se është një mesazh i qartë.  

Së dyti, dëmtimi ose shkatërrimi i infrastrukturës kritike, është në përputhje me konceptin rus të luftës të quajtur Operacioni Strategjik, për të shkatërruar infrastrukturën kritike të kundërshtarit (në rusisht SOPKVOP). Strategët rusë shpenzuan dekada të tëra duke konceptuar mënyra për të anashkaluar epërsinë konvencionale të SHBA-së dhe NATO-s, në një konflikt për të cilin ata kishin arritur në përfundimin se ishte i pashmangshëm.

Kjo sepse Moska dhe Uashingtoni janë përballur midis tyre për kontrollin e hapësirës post-sovjetike që nga shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Të destinuara për në kohë lufte, operacionet e SOPKVOP mund të përdoren edhe në kohë paqeje për të “destabilizuar situatën sociale dhe politike të kundërshtarit”, për ta dëmtuar kundërshtarin psikologjikisht dhe për ta bindur atë të braktisë luftën.

Strategjia ruse e shënjestrimit i jep përparësi infrastrukturës jetike. Moska ka shpenzuar vite duke studiuar dobësitë e Perëndimit. SOPKVOP parashikon zbatimin e fushatave gati-ushtarake, duke përdorur operacionet kibernetike dhe metoda të tjera jo-kinetike.

Së treti, strategët ushtarakë rusë kanë menduar një skenar në të cilin Rusia do të synonte të godiste infrastrukturën civile të kundërshtarëve të tyre gjatë një konflikti. Ata supozuan se humbja e një “numri të vogël objektivash kyçe të ndërlidhura” që janë jetike për funksionimin e shtetit, do të shkaktonte ”kolapsin e të gjithë sistemit”.

Në vitin 2012, strategët rusë analizuan një aksident të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, që përfshiu një tren që transportonte materiale të rrezikshme kimike, dhe që doli nga shinat në një tunel në Baltimora. Nga aksidenti u ça një tub uji, që shkaktoi një përmbytje me lartësi 1 metër në platforme, dhe që ndërpreu punën e postës dhe të sistemeve të telekomunikacionit.

Më pas ndodhi ndërprerja e transportit të trenave dhe automjeteve përgjatë gjithë korridorit Baltimora-Nju Jork. “Nxjerrja jashtë funksionit e pjesëve të infrastrukturës civile të kundërshtarit, do të prodhojë efekte shkatërruese kaskadë, duke dëmtuar ekonominë, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë shtetit”-argumentuan strategët rusë.

Pesë arsye pse Rusia e ka sabotuar vetë gazsjellësin “Nord

Së katërti, Rusia është një nga vendet e pakta që zotëron aftësinë e nevojshme për të prishur tubacionet e “Nord Stream” që e transportojnë gazin rus në Evropë, dhe për ta bërë në fshehtësi këtë gjë. Moska ka investuar shumë në aftësitë e luftës nënujore përmes programit të saj GUGI, një program top-sekret me titullin në dukje të padëmshëm “Kërkimet në Detin e Thellë”.

Ai përfshin punën mbi komunikimet nënujore dhe rrjetet e sensorëve, shfrytëzimin e hidrokarbureve, shpëtimin e nëndetëseve dhe hetimin e rrënojave. Moska ka kryer stërvitje nën Detin Baltik dhe nën Atlantikun e Veriut, apo edhe teste për ndërprerjen e kabllove nënujore që sigurojnë komunikimet telefonike dhe internetin.

Sipas Institutit Detar të SHBA-së, është i vetmi vend që ka një flotë nëndetësesh me mision special për luftë dhe spiunazh në shtratin e detit. Dhe që po e zgjeron këtë aftësi, në një kohë që aftësitë luftarake kundër nëndetëseve të SHBA-së dhe Evropës, janë atrofizuar ndjeshëm që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Së pesti, Putin s’ka nevojë për “Nord Stream” në një periudhë afatshkurtër, pasi që të dy gazsjellësit nuk po i sjellin të ardhura. Moska e mbylli “Nord Stream 1” në fund të muajit gusht, duke pretenduar se sanksionet ekonomike të SHBA-së dhe Evropës e kishin bërë të pamundur mirëmbajtjen.

Ndërsa “Nord Stream 2” nuk u bë kurrë funksional, pasi Gjermania e refuzoi certifikimin e tij. Ndaj nxjerrja e “Nord Stream” tërësisht jashtë funksionit, i shërben synimit të Putinit për të ngrirë evropianët në dimër, një lëvizje standarde e Putinit për ta përdorur si armë energjinë. 

Rusia po i zëvendëson këto të ardhura të humbura, me të ardhura e saj nga eksporti i gazit dhe naftës drejt vendeve vendet joperëndimore, si Kina, India dhe madje edhe tek talebanët në Afganistan.

Gazsjellësi i përbashkët Rusi-Kinë “Siberia Poër” me një kosto 55 miliardë dollarë, që ka funksionuar pjesërisht që nga viti 2019, dhe që është planifikuar të bëhet plotësisht pjesë e rrjetit në vitin 2025, është pjesë e planit afatgjatë të Putinit për t’u kthyer vëmendjen në

Azi, duke pasur parasysh përfundimin e Moskës se marrëdhëniet me SHBA janë tashmë të pariparueshme. Kremlini ka motivin, mjetet dhe një doktrinë luftarake, dhe që të gjitha këto e bëjnë të dyshuarin kryesor për sabotimin e gazsjellësit ”Nord Stream”.

Shënim:Rebekah Koffler, drejtuese e “Doctrine & Strategy Consulting”, ish-oficere e inteligjencës dhe autore e librit “Plani Sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga