LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njerëzit që mund të drejtojnë Rusinë pas largimit të mundshëm të Putinit

4 Tetor 2022, 08:47, Kosova & Bota Douglas Busvine

Njerëzit që mund të drejtojnë Rusinë pas largimit

Aventura katastrofike ushtarake e Vladimir Putinit në Ukrainë, e ka forcuar perspektivën se sundimi i tij 22-vjeçar mund të jetë afër fundit. Shtatë muaj nga fillimi i luftës, trupat e tij kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe materiale, dhe janë vazhdimisht në tërheqje në Ukrainën Lindore.

Ndërkohë, urdhri i tij javën e kaluar për të mobilizuar qindra mijëra burra ka shkaktuar kaos, duke u kritikuar edhe nga vetë propaganduesit dhe aleatët e tij politikë. Shanset që ai të largohet së shpejti janë ende të vogla. Por është e qartë se pasojat e gabimeve të tij po ia dobësojnë shumë pozitën. Ja kush mund ta pësojë në detyrë:

Superspiuni: Nikollai Patrushev

Ish-kreu i agjencisë së spiunazhit FSB, sot sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka avantazhin se ndan një botëkuptim të përbashkët me Putinin. Në një takim të Këshillit të Sigurimit disa ditë përpara se Putini të urdhëronte fillimin e pushtimit, Patrushev akuzoi Uashingtonin se po ndjek një axhendë të fshehur për të shkaktuar “kolapsin e Federatës Ruse”. Ndërsa Putin e kalon shumicën e kohës në Kremlin, Patrushev ka marrë një rol më aktiv. Ai vizitoi së fundmi Kinën në mesin e shqetësimeve në rritje të Pekinit mbi luftën.

Servili:Dimitri Medvedev

Në vitin 2008, udhëheqësi rus ia dhuroi presidencën ish-krahut të tij të djathtë nga Shën Petersburgu. Ai shkëmbim postesh i dha mundësi Putinit ta mbante pushtetin në duart e tij duke respektuar kufizimet e mandatit kushtetues. Pas vetëm 1 mandati si president, Medvedev shërbeu edhe 8 vjet të tjera si kryeministër përpara se të bëhej në vitin 2020 nënkryetar i Këshillit të Sigurimit.

Truproja:Aleksei Djumin

Dikur e shpëtoi Putinin nga një sulm natën nga një ari i murrmë. Një veteran i profilit më të lartë i Shërbimit të Gardës Federale, Djumin ishte komandant i forcave speciale në operacionin e vitit 2014 për aneksimin e Gadishullit të Krimesë. Dy vjet më vonë, Putin e emëroi guvernator të rajonit të Tulës.

Princi:Dimitri Patrushev

Djali i Nikollai Patrushev, Dimitri, është shfaqur si një pasardhës i mundshëm dhe i besueshëm. 44-vjeçari u emërua ministër i Bujqësisë në vitin 2018, pasi më herët ishte diplomuar në akademinë e FSB-së dhe kishte drejtuar Bankën Ruse të Bujqësisë në pronësi shtetërore.

Kryeministri:Mikail Mishustin

Neni 92 pika 3 i Kushtetutës ruse thotë se në të gjitha rastet kur presidenti është i paaftë për të kryer detyrat e tij “ato do të përmbushen përkohësisht” nga kryeministri. Pra nëse Putin vritet ose sëmurët rëndë, Mikail Mishustin është i pari në listë për të marrë postin e kreut të përkohshëm të shtetit.

56-vjeçari, ka qenë kreu u tatimeve në vend, përpara se të emërohej kryeministër në vitin 2020. Ai ka shërbyer si një menaxher besnik i krizës aktuale, duke punuar fort për të minimizuar pasojat ekonomike nga sanksionet perëndimore.

Moskoviti:Sergei Sobjanin

Kryebashkiaku i Moskës, mund të jetë një pretendent kryesor nëse protestat në kryeqytet përshkallëzohen deri në pikën ku represioni nuk vlen më dhe nevojitet një angazhim konstruktiv për të realizuar një tranzicion të rregullt të pushtetit. Gjatë mandatit të tij 12-vjeçar, Sobjanin ka dëshmuar se është një politikan shumë kompetent.

I burgosuri:Aleksei Navalni

Aktivisti kundër korrupsionit do të ishte kandidati kryesor për të udhëhequr një revolucion shumëngjyrësh në Rusi, pasi ndihmoi një dekadë më parë në organizimin e protestave kundër kthimit të Putinit në presidencë. Edhe pse ishin më të mëdhatë në Rusinë post-sovjetike, në fund ato dështuan. Por Navalni vazhdoi luftën duke e demaskuar korrupsionit e Putinit dhe njerëzve të tij. Ai u hakmor duke e helmuar me një agjent nervor dhe më pas duke e burgosur me akuza të rreme.

Mërgimtari: Mikhail Khodorkovsky

Ish-manjati i naftës është një tjetër kritik i regjimit, që u përball dikur me Putinin dhe humbi perandorinë e tij të naftës “Yukos”, dhe lirinë për 10 vite. Fondacioni i tij “Open Russia”,

i ndaluar në Rusi, vazhdon të bëjë fushatë për reforma. Po ashtu 59 vjeçari, mbështet fuqishëm rezistencën e Ukrainës kundër Rusisë, duke i kërkuar së fundmi Perëndimit ta furnizojë me më shumë armë.

Kasapi:Mikail Mizintsev

I etiketuar si “kasapi i Mariupolit”, gjenerali udhëhoqi rrethimin shkatërrues në të cilin vdiqën më shumë se 20.000 civilë përpara se qyteti-port të kapitullonte në muajin maj.

Ai sapo është graduar si zëvendësministër i mbrojtjes. Mizintsev mund të mos jetë një pretendent i drejtpërdrejtë për pushtet, por do të jetë një fytyrë që do të shfaqet herë pas herë javët në vijim.

Kryekomandanti:Ramzan Kadirov

Udhëheqësi autoritar çeçen është një nga mbështetësit e profilit më të fortë të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kadirov është një propagandues i shkëlqyer i regjimit. Kanali i tij Telegram numëron më shumë se 2.6 milionë ndjekës. Ekonomisti rus Sergei Guriev që sot jeton në Paris thotë se nëse bie Putin, Kadirov do të kërkonte më shumë autonomi ose pavarësi për Çeçeninë.

Mercenari:Jevgeni Prigozhin

Oligarku i njohur edhe si “kuzhinieri” i Putinit, drejton ushtrinë e fshehtë mercenare të Grupit Vagner. 61 vjeçari u filmua këtë muaj duke mbajtur një fjalim para dhjetëra të burgosurve. Ai u premtoi të dënuarve lirinë nëse do të luftonin për Rusinë në Ukrainë për 6 muaj dhe do të mbijetonin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga