Zelenski: Kemi kontrollin e plotë të qytetit të Limanit
Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin ...
Dje në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libri me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”. Ky libër është ndërtuar duke u bazuar në historinë e pazakontë dhe frymëzyese të Skender Thaçit, një veprimtar dhe humanist shqiptar që rrjedh nga një familje patriotike. Ai përjetoi shumë vuajtje në jetë, por sot është një biznesmen i suksesshëm dhe aktivist i madh i çështjes shqiptare.
Në këtë fotografi të vitit 1961 shihet Skender Thaçi me vëllain binjak Nerimin në një burg në Nikshiq të Malit të Zi.
Ata u burgosën në moshë të re sepse ishin bijtë e nacionalistit dhe patriotit Imer Thaçi, i vrarë dhe i zhdukur nga UDB-ja Jugosllave kur ata ishin vetëm dy vjeç.
Historia e pazakontë e familjes Thaçi nuk mbaron me kaq. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", aktivisti dhe humanisti shqiptar Skender Thaçi thotë se megjithë sfidat që e përcollën gjithë jetën, ishin tri shtylla që e mbajtën në këmbë.
“Babain tim që dha shumë, që nga pushtimi i Shqipërisë në vitin 39 e deri në çlirimin e atdheut, Shqipërisë. Burgosjet, arratisjet, pastaj Komiteti 'Shqipëria e Lirë' që ai drejtoi në ish-Jugosllavi, sa e lau edhe me kokë. Ato ishin pasojat familjare që ne u burgosëm si dy vjeç, unë me vëllain tim, me nënën time, me gruan e xhaxhait dhe është një rast unik tjetër që gruaja e xhaxhait ka lindur djalin në burg në Nikshiq të Malit të Zi dhe nëna ime e ka pagëzuar me emrin Burge. Forcën tjetër unë e kisha Cucë Avdylin në Gygysen, si një heroine që në atë kohë ishte përleshur me sllavo-malazezët në Tropojë, në Gygysen. Ato ishin të gjitha mootivet dhe vuajtjet që më shtynë për të qenë ky që jam”, tha zoti Thaçi për "Zërin e Amerikës".
Heroina e zotit Thaçi është nëna e tij, Bade Thaçi. Ajo kishte arritur që pavarësisht vuajtjeve të mbajë familjen e bashkuar drejt synimit për t’u ringritur.
“Unë kam punuar që fëmijë, për të kontribuar për të ndihmuar nënën time për t’u ushqyer. Ajo ka punuar arave dhe tokave të Gucisë në atë kohë me dy fëmijë jetim, me burrë të zhdukur nga UDB-ja, pa asnjë përkrahje. Rikthimi jonë në Kosovë prap ka qenë sfidues, nga zero pa asnjë mbështetje, pa asnjë ndihmë. Dhe e gjithë kjo është konsoliduar në zhvillim, intelektual dhe profesional. Në fund të viteve 90 ne ishim me biznes. Dhe unë isha në Shqipëri për të përcjell atë amanetin e babait tim që duhet të bëj diçka për vendin tim”, shtoi aktivisti Thaçi.
Sot, Skender Thaçi është pronar i disa resorteve turistike dhe drejtues i shoqatës që mbështet turizmin në Kosovë, një filantrop dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të çështjes shqiptare.
Kjo histori frymëzuese është pjesë e librit me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, e cila u promovua edhe në Shtetet e Bashkuara në një ceremoni të organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra në Bronks të Nju Jorkut.
“Është historia që çdokush nga ne ka një copëz që e gjenë veten. Ose ka humbur prindërit, ose ka përjetuar persekutimin e familjes ose janë dëbuar nga vendi për arsye të ndryshme. Të gjithë ne duhet të marrim mesazhet e këtij libri dhe t’i shohim me një sy tjetër dhe të mendojmë që edhe ne mundemi të bëhemi njerëz më të mirë, të kontribuojmë për vendin në forma të ndryshme”, tha autorja e librit Leonora Laçi.
Kryetari i shoqatës Vatra, Elmi Berisha, tha se ngjarje si kjo ndihmojnë në lidhjen edhe më të madhe të brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve me rrënjët.
“T’i joshim edhe më shumë gjeneratat e reja që të jenë pjesë e Vatrës, pjesë e proceseve të mëdha, por mbi të gjitha që të mishërohen me patriotizmin, me veprën, me luftën dhe sakrificën e kombit shqiptar dhe disa familjeve npë veëanti”, tha zoti Berisha për Zërin e Amerikës.
Pjesëmarrësit në këtë ceremoni shprehën mirënjohjen e tyre për librin.
“Është një vepër e një punë fenomenale Ju falenderoj për udhëtimin tuaj këtu. Ju falenderoj që na sollët këtë histori që ne do ta lexojmë dhe kujtojmë njerëzit që kontribuan për atdheun tonë”, tha aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.
“Të emocionon aq shumë dhe të mbush me aq shumë dhimbje por edhe me një lloj force shpirtërore se si njeriu edhe i ballafaquar me gjithë këto vështirësi kaq të mëdha, jen një moment kur i përballon ato, ia del mbanë dhe bëhet njeri i shquar”, tha ish Ambasadori I Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.
Në të ardhmen, planet janë që libri të botohet edhe në gjuhën angleze./ VOA
Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin ...
Rusia sulmoi të dielën me dronë Krivyi Rih-in, qytetin...
Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në M...
Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara...
Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë m...
Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia...
Stabilitet politika ka pasur pak në Bullgari pas rënies së...
Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i...
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë p...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakistani, vend në Azinë Qendrore, është mbushur me rusë...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të premt...
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon ...
Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi policia e Kosov...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...