E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në kuadër të festimeve për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 3 tetor, që këtë vit kujtohet nën hijen e luftës në Ukrainë dhe krizës aktuale të energjisë dhe çmimeve në Gjermani, mjaft politikanë kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror në vend dhe mbrojtjen vendosmëri të lirisë dhe demokracisë.
Këtë 3 tetor festimet zhvillohen në Erfurt me një ceremoni ku merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari, Olaf Scholz, presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Ramelow e politikanë të tjerë të nivelit të lartë e personalitete nga jeta publike. Tradicionalisht festimet qendrore për 3 tetorin i zhvillon ai land gjerman, që mban edhe postin e presidentit të Dhomës së Landeve. Para ceremonisë qendrore përfaqësues të federatës dhe landeve zhvillojnë një meshë kishtare në Katedralen e Erfurtit. Kurse në një festë qytetare ku prezantohen të 16 landet gjermane janë të ftuar të gjithë qytetarët.
Të marrë fund ndarja e brendshme
"Bashkimi Gjerman është një dhuratë për ne të gjithë" është shprehur kryetarja e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey në përvjetorin e 32-të të bashkimit gjerman. "Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit si një rast unik fatlum i historisë, vendi ynë, Europa dhe e gjithë bota u zhvillua për mirë." Këto arritje duhen mbrojtur, ka thënë Giffey. Kurse kreu i grupit parlamentar të CDU, Kai Wegner e quajti 3 Tetorin një ditë gëzimi për Gjermaninë. "Nga një qytet i ndarë është bërë një metropol dinamik dhe i hapur ndaj botës", tha Wegner. Ndarja e Berlinit ka marrë fund, tani duhet të përfundojë ndarja e brendshme, ka thënë kreu i grupit parlamentar të CDU, i cili ka kërkuar që "në krizën e çmimeve të energjisë duhet të qëndrojmë së bashku si popull". "Ne duhet ta mbrojmë së bashku mirëqenien që e kemi krijuar së bashku që nga Rënia e Murit dhe të ruajmë të ardhmen."
Krizën aktuale të energjisë kryeministrat e landeve lindore gjermane në ditën e bashkimit gjerman e shikojnë me rrezik për sukseset e arritura në rindërtimin e lindjes gjermane. Kryeministrat e landeve të Saksonisë-Anhalt, Rainer Haseloff, CDU, ai i Brandenburgut, Dietmar Woidke, SPD kanë kujtuar shqetësimet e shumë gjermanolindorëve para humbjes së asaj që është ngritur me mundim këto tri dekada dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror ne Gjermani. §Shumë gjermanolindorë i kanë para sysh ndryshimet e mëdha strukturore të viteve 90-të që sollën papunësi të madhe. "Prandaj është e qartë që situata e tanishme shihet me shqetësim të madh, shumë vetë kanë frikë se do të humbasin gjithçka kanë ndërtuar këto tre dekada." Haseloff ka thënë se lufta në Ukrainë rrezikon edhe sukseset e arritura në lindjen gjermane./DW
Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën (02....
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christia...
Partia GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka gja...
Ukraina rimori të shtunën kontrollin e një qyteti kyç ...
Nëntë shtete të Europës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar ...
Dje në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libr...
Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin ...
Rusia sulmoi të dielën me dronë Krivyi Rih-in, qytetin...
Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në M...
Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara...
Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë m...
Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia...
Stabilitet politika ka pasur pak në Bullgari pas rënies së...
Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i...
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë p...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...