Shteti i parë në botë/ Suedia legalizon martesën dhe birësimin e të njëjtit seks
Parlamenti slloven miratoi të martën një amendament që lej...

Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një plan i mbështetjes energjetike prej 200 miliardë eurosh ishte i justifikuar. Ai shtoi se masa të ngjashme po merren në vende të tjera.
"Mburoja" përfshin një frenim të çmimit të gazit dhe një ulje të taksës së shitjes së karburantit. Ajo synon të mbrojë bizneset dhe familjet nga ndikimi i rritjes së çmimeve të energjisë.
"Masat që po marrim nuk janë unike, por po merren edhe diku tjetër, dhe me të drejtë”, tha kancelari Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin, me rastin e vizitës së kolegut të tij holandez Mark Rutte.
"Disa masa kanë qenë prej kohësh në proces, me mbështetje dhe veprim të rëndësishëm, për të bërë pikërisht atë që kemi vendosur të bëjmë këtë vit dhe dy vitet e ardhshme," tha Scholz-i.

Në përgjithësi, është një "paketë shumë e ekuilibruar, shumë inteligjente dhe shumë vendimtare që i mban çmimet të ulëta dhe të durueshme për sa kohë ekzistojnë këto sfida", shtoi Scholz-i.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner i partisë liberale Demokratët e Lirë gjithashtu u përpoq t'i qetësonte homologët e tij të BE në bisedimet në Luksemburg të martën.
"Ka pasur një keqkuptim... Paketa jonë... është proporcionale, po të krahasosh madhësinë dhe cënueshmërinë e ekonomisë gjermane," tha Lindner-i.
Mbështeten ata që kanë më shumë nevojë
Më vonë gjatë ditës së martë, Scholzi u takua me kryeministrat e shteteve anëtare të Gjermanisë. Në konferencën për shtyp pas bisedimeve, kancelari mbrojti sërish vendimin e qeverisë. Ai tha se ishte detyra e tyre të 'mbrojë vendet e punës' dhe 'të mbështesi ata që kanë më shumë nevojë'.

Scholz-i tha se paketa e fundit e shpëtimit do të kishte "efekte dramatike" te njerëzit dhe bizneset, që po shohin se gjendja e tyre financiare po përkeqësohet.
Ai pranoi se qeveria federale dhe qeveritë e shteteve "nuk ishin saktësisht në të njëjtën linjë", në një kohë që vazhdon debati se kush do të paguajë çfarë. Megjithatë, tha: "Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”.
Kundërshtarët e paketës thonë se ajo do të ndikojë në mënyrë të padrejtë te konkurrenca në tregun e përbashkët duke u dhënë përparësi kompanive gjermane.
Komisionerët e tregut të brendshëm të BE-së, Thierry Breton dhe ekonomisë Paolo Gentiloni, respektivisht nga Franca dhe Italia, thanë se plani gjerman "ngre pikëpyetje" se a është e drejtë. Ata kërkuan që në BE të merret një masë për të ndihmuar të gjitha vendet.
Komisioni Evropian, i cili e mbikqyr politikën e konkurencës në të gjithë BE, tha të hënën se po diskutonte paketën me Berlinin.
"Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur një fushë loje të barabartë dhe një treg të vetëm, dhe për të shmangur garat e dëmshme të subvencioneve," tha një zëdhënës i Komisionit në një konferencë për shtyp./DW
Parlamenti slloven miratoi të martën një amendament që lej...
Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dë...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
Talibanët, që po përballen me vështirësi për të udhëhequr ...
Borxhi i përbashkët europian për të luftuar një krizë të p...
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Në Iran vazhdojnë protestat, ndërsa Shtetet e Bashkuar...
Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së ...
Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos, po synon të vazhdojë...
Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka sh...
Koreja e Veriut lëshoi të martën një raketë balistike mbi ...
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po punon për të përforcu...
Lisa katërvjeçare ishte duke shkuar me të ëmën te logopedj...
Të paktën gjashtë ushtarë rusë të sapomobilizuar kanë vdek...
Aventura katastrofike ushtarake e Vladimir Putinit në Ukra...
Pronari i një hoteli në fshatin Kassandra në Halkidiki të Gr...
Sensori i zbulimit të përplasjeve në iPhone 14 ka njoftuar p...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, re...
Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil N...
Numri i të vdekurve nga uragani Ian shkoi mbi 80 të di...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...