
Kërkimet masive shumëkombëshe për gjetjen e nëndetëses turistike Titan me pesë persona në bord kanë hyrë në ditën e pestë. Mjeti lundrues u zhyt për të parë mbetjet e Titanikut, që u fundos në ujërat e oqeanit Atlantik në vitin 1912, por humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte atë, pas më pak se dy orësh nga zhytja. Sipas përllogaritjeve personave në të u kanë mbetur vetëm pak orë oksigjen, që mund të përfundojë ditën e sotme.
Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane ‘OceanGate Expeditions’, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze. Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik.
Sipas kompanisë nëndetësja kishte 96 orë oksigjen, që ka të ngjarë të përfundojë brenda ditës së sotme. Ekspertët thonë se shpejtësia me të cilën do të reduktohet oksigjeni do të varet nga disa faktorë, nëse nëndetësja ka ende energji, apo se sa të qetë janë personat në bord, duke supozuar që anija nuk është dëmtuar.
Një mjet nënujor i lëshuar nga një anije kanadeze kreu kërkime në fundin e oqeanit, tha Roja Bregdetare amerikane të enjten në mëngjes në një postim në Twitter.
Të mërkurën u ndezën shpresat kur Roja Bregdetare amerikane njoftoi se avionët kanadezë kishin regjistruar disa zhurma nënujore prej ditës së martë.
Por autoritetet amerikane thanë se mjetet nënujore që zhvilluan kërkime atje ku u zbuluan zhurmat, nuk kishin dhënë rezultate dhe zyrtarët paralajmëruan se tingujt, mund të mos e kishin origjinën nga Titani.
Megjithatë ata shtuan se analiza e zhurmave nuk ishte përfundimtare.
Në zonën e kërkimit ka mbërritur sot edhe anija kërkimore franceze ‘Atalante’, e pajisur me një mjet robotik zhytës, të aftë për të arritur në thellësinë, ku ndodhen mbetjet e Titanikut, rreth 3,810 metra nën sipërfaqen e oqeanit.
Roboti “Victor 6000” është i pajisur me krahë që mund të kontrollohen nga distanca, të cilët ndihmojnë në çlirimin e një anijeje të bllokuar ose mund ta lidhin atë, me një anije për ta tërhequr. Marina amerikane njoftoi se po dërgonte një mjet të veçantë shpëtimi, që shërben për të ngritur objekte të mëdha nënujore./ VOA
Para samitit të BE-së javën e ardhshme, kancelari gjer...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gja...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do të ...
Portugalia është bërë vendi i fundit që po teston të punua...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thirru...
Anijet evropiane i bashkohen garës për të gjetur nëndetëse...
Hulumtimet prej dy dekadash dhe një pandemi kanë çuar në n...
Një grua 26-vjeçare kineze, e njohur si Xu Yitong, ka bërë...
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Gabrie...
Takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet...
LONDËR (AP) – Aleatët e Ukrainës premtuan disa miliarda do...
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiç, tha më ...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një njof...
Rreth 900 mijë palestinezë, që jetojnë në Bregun Perëndimo...
Greqia është nën presion në rritje për të filluar një heti...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se...
Udhëheqësit të Indisë, Narendra Modi, po i rezervohet një ...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...