
Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Korrrupsioni i zyrtarëve, bashkëpunimi me Zoton dhe Mërtirin
3 ditë më parë, në 7 dhjetor, Gjykata e Posaçme ndërmori h...
3 ditë më parë, në 7 dhjetor, Gjykata e Posaçme ndërmori h...
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, do të mbikëqyret nga një komision i përbërë nga të dyja vendet dhe Bashkimi Europian. Ajo është ligjërisht e obligueshme.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, "më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”.
"Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.
Shefi i diplomacisë europiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
"Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillon ndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumë urgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet të përkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërë zotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t'i përmbushin ato”, tha Borrell.
Marrëveshjet e Ohrit
Në takimin e Ohrit, që u mbajt më 18 mars, nën ndërmjetësimin e kryediplomatit europian, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq, ranë dakord me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja që u publikua nga Bashkimi Europian me 27 shkurt në Bruksel, ka 11 nene, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja palët që t'i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marrëveshja kërkon, po ashtu, nga palët që t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk pëlqen ta quajë Asociacion, thotë se Kosova "do të udhëhiqet prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim”.
"Ekziston një paragraf, i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit jo shumicë serbe dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, tha kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë.
Shtimi i presionit
Presion mbi Prishtinën dhe Beogradin zyrtar që të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes po bën edhe SHBA-ja. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ishte vëzhgues në takimin e Ohrit, tha se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është historik, dhe palët duhet të fillojnë menjëherë vënien në jetë të saj. Sipas tij, marrëveshja ka detyrime ligjore për t'i përmbushur. Prishtina duhet ta bëjë punën e saj, e këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, tha ai duke shtuar se Beogradi duhet të fillojë me njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe simboleve kombëtare.
"Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, në një konferencë me gazetarë në distancë.
"Ne besojmë se duhet të jetë një (Asociacion) që u shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës. Por duhet të jetë edhe një Asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha Gabriel Escobar. Ai e bëri të qartë se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë në Ohër për zbatimin e marrëveshjes është obligim ligjor, ndonëse nuk kishte nënshkrime.
Zbatimi është obligim ligjor
"Dua ta bëj të qartë. Ky është detyrim ligjor për të cilin Serbia është pajtuar, sikurse edhe Kosova. Diskutimi rreth nënshkrimit është përqendrim ndaj diçkaje që nuk ka ndikim në faktin se e kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje, ne e trajtojmë të tillë, të dyja palët hynë në të me seriozitet dhe Bashkimi Europian e konfirmoi se është e tillë në sytë e tij”, theksoi emisari amerikan Gabriel Escobar.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Ohër, por vetëm deri te vijat e saj të kuqe.
Vijat e kuqe të Serbisë
"Vijat tona të kuqe, me të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke: jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq në Bruksel, gjatë një konference donatorësh, pas tërmetit që ka goditur Turqinë. Sipas tij, marrëveshja e Ohrit, "është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq”.
"Mendoj se është vazhdimësi e asaj që kemi filluar rreth 10 vjet më parë, dhe në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të dihet se kjo është një marrëveshje për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo për çështjet e statusit”, u shpreh Daçiq.
Sidoqoftë, plani europian për normalizimin e marrëdhënieve për të cilin Prishtina dhe Beogradi u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa me 18 mars u pajtuan për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Pikërisht për këtë partitë opozitare në Kosovë, ftuan për të enjten në seancë parlamentare kryeministrin Kurti, të raportojë për marrëveshjen për të cilën opozita thotë se do të dëmtojë për një periudhë të gjatë proceset integruese të vendit./ Rel
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëve...
Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçi...
Plani i Kinës për të ndaluar luftën mes Ukrainën dhe Rusisë ...
"Një sëmundje misterioze që ka marrë jetën e të paktën pes...
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erd...
Presidenti kinez, Xi Jining dhe presidenti rus, Vladim...
Një producente e Fox News-it ka ngritur padi ndaj televizi...
Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve Abrams në Ukra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presi...
Kompania Phillips 66 po premton një të ardhme më të gjelbë...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë s...
Parisienët shprehën zhgënjim të martën (21 mars), pas dësh...
Zyrtarët rusë dhe ukrainas bënë deklarata kontradiktor...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë në rend di...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se qëndrim...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se faktorët n...
Ministrja e Arsimit të Gjermanisë nënshkroi një marrëv...
“Presidenti kinez Xi Jinping duhet t'i bëjë presion Vl...
Presidenca e Emanuel Makron po përballet me krizën e s...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një fluks i madh automjetesh raportohet mbrëmjen e kësaj t...
Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar automjetin tip Be...
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjar...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikua...
Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në nj...
Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shp...
Populli iranian do ta mposhtë përfundimisht autoritarizmin...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...