EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në Siri, SHBA, Turqi, madje edhe në Rusi, po rritet frika se Turqia mund të nisë në çdo moment një operacion ushtarak në shkallë të plotë ndaj fqinjit të saj jugor. Më 27 nëntor, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar u tha komandantëve ushtarakë në kufi me Irakun, se Turqia ishte e gatshme të “përfundonte detyrat” e qeverisë së tij kundër Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) në Siri, duke treguar gatishmërinë e Turqisë për të nisur një ofensivë tokësore në Siri.
Vetë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se forcat e tij “do të godasin fort terroristët në momentin më të përshtatshëm”, duke përsëritur bindjen e tij për ndërtimin e një “korridori sigurie” në Siri përgjatë kufirit turk, diçka të cilën ai e përmendi në mënyrë specifike gjatë një telefonate që zhvilloi fundjavën e kaluar me presidentin rus Vladimir Putin.
Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm më 13 nëntor, kur shpërthimi i një bombe në rrugën Istiklal të Stambollit, një zonë e njohur tregtare, vrau 6 persona dhe plagosi 81 të tjerë. Qeveria turke fajësoi për sulmin grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe transmetoi drejtpërdrejt në televizion arrestimin e gruas siriane që pretendohet se vendosi bombën.

Nga ana e saj PKK, e ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje. Një javë më vonë, Turqia nisi Operacionin “Kthetra dhe Shpata”, një seri sulmesh me raketa ndaj bazave kurde në veri të Sirisë dhe Irakut. Ato u pasuan nga sulme hakmarrëse nga të dyja palët, të cilat shkaktuan vdekjen e dhjetëra njerëzve.
Më 23 nëntor, Erdogan i cilësoi sulmet e Turqisë ndaj objektivave kurde si “vetëm fillimin” e një operacioni më të madh, duke sugjeruar se mund të jetë i afërt një pushtim në shkallë të plotë i Sirisë. Duke pasur parasysh interesat më të gjera gjeopolitike të Turqisë, një pushtim i Sirisë mund të duket si një veprim kontradiktor.
Qeveria e presidentit sirian Bashar Al-Asad mbështetet nga Putin, për të cilin lideri turk Erdogani është shfaqur muajt e fundit si një lloj kanali diplomatik, sidomos që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë sulmet e fundit me raketa kanë krijuar një aleancë pragmatike midis Iranit dhe Turqisë, vende që janë rreshtuar prej kohësh në anët e kundërta të konfliktit në Siri.
Por parë nga një këndvështrim i brendshëm, pushtimi turk i Sirisë fillon që të ketë kuptim. Erdogan dhe aparati i sigurisë që ka ndërtuar gjatë 2 dekadave të qeverisjes përballen me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qershorin e vitit të ardhshëm, të cilat edhe mund t’i humbasin.
Sondazhet aktuale e vendosin në një nivel aleancën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), me aleancën opozitare të udhëhequr nga Partia Popullore Republikane. Po ashtu, Turqia gjendet në mesin e një krize ekonomike serioze, me inflacionin rreth 84 për qind dhe me një monedhë të zhvlerësuar.
Produktet bazë janë bërë shumë të shtrenjta për shumë njerëz në Turqi, edhe strehimi është gati i pamundur për shkak të fluksit të valutës së huaj nga turistët, njerëzve që blejnë banesa për të përballuar krizën ekonomike dhe një vërshimi të qytetarëve rusë që ikin nga vendi i tyre. Kjo situatë e ka dobësuar mbështetjen e Erdoganit në mesin e votuesve.
Për mëtepër, presidenti turk është përballur prej kohësh me kritika në lidhje me trajtimin ndaj refugjatëve sirianë që ndodhen në vend. Në Turqi gjenden aktualisht më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë, kryesisht si rezultat i një marrëveshjeje të marsit 2016 midis Turqisë dhe Bashkimit Europian, për të kontrolluar fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme në Europë.
Koalicioni opozitar po shfrytëzon zemërimin e turqve kundër refugjatëve, dhe në posterat e fushatës premton që nëse fiton do t’i dëbojë refugjatët nga vendit brenda 2 viteve. Në këtë kontekst, një luftë në Siri mund të jetë një mjet i dobishëm elektoral përmes të cilit Erdogan mund të ruajë kontrollin mbi një mjedis politik gjithnjë e më të pafavorshëm.
Para së gjithash, kjo lëvizje do t’i tregonte bazës së tij të mbështetësve - një popullsi gjithnjë dhe më e zhgënjyer nga refugjatët sirianë - se ai dhe partia e tij po “bëjnë diçka” për Sirinë dhe refugjatët, për të cilët ai thotë se do të rikthehen shumë shpejt në zonat e kontrolluara nga Turqia.
Së dyti, një konflikt i tillë do të siguronte afrimin e më shumë elementëve nacionalistë të popullsisë turke. Duke qenë në krye të një pushtimi në Siri, Erdogan mund ta projektojë veten si mbrojtës të vendit nga terroristët kurdë, pikërisht në prag të zgjedhjeve. Kjo taktikë, të cilën ai e ka përdorur shumë herë më parë, është një mishërim i qasjes “Devlet Baba” (ose konceptit turk mbi shtetin si një baba).
Sipas kësaj logjike, kreu i shtetit mund të jetë vërtetë plot me të meta, i korruptuar ose të marrë vendime ekstreme, dhe ende t’i besohet sepse mendohet se e bën këtë në emër të familjes, pra popullit turk. Së fundi, në rrethanat më ekstreme, një konflikt i udhëhequr nga Turqia në Sirinë Veriore dhe Irak mund të shkaktojë një gjendje të jashtëzakonshme në pjesë të Turqisë ose në të gjithë vendin.
Dhe kjo mund të zgjerojë shumë aftësinë e Erdoganit për të kontrolluar zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, dhe në skenarin më të keq, mund t’i japë atij mundësinë të shtyjë apo anulojë plotësisht zgjedhjet. Gjatë ngjitjes në pushtet, Erdogan pati mbështetjen e një pjese të votuesve kurdë. Por ajo është zhdukur që nga dhuna elektorale e vitit 2015, dhe rreshtimi i tij me MHP ultra-nacionalistë në vitin 2018.
Votuesit kurdë i janë drejtuar gjithnjë e më shumë Partisë Demokratike të Popullit (HDP), e cila është përjashtuar nga të dyja koalicionet e mëdha elektorale. Shumë analistë besojnë se kurdët dhe HDP-ja do të përcakton fitoren për cilëndo palë. Duke pasur parasysh këtë dinamikë, një sulm në rrugë tokësore në Siri, do ta vendoste bllokun opozitar turk në një situatë të vështirë.
Pasi nëse e kritikojnë pushtimin, Erdogan do t’i etiketojë anëtarët e opozitës si pro-kurdë ose si mbështetës të terroristëve. Nga ana tjetër mbështetja e pushtimit mund të distancojë votuesit kurdë, që janë vendimtarë për fitoren elektorale të secilës palë në qershor.
Parashikimet mbi makinacionet e Erdoganit nuk janë thjesht spekulime. Përkundrazi, ato janë rezultate të mundshme dhe kanë një bazë të fortë në historinë e fundit të këtij vendit. Gjatë 2 dekadave të sundimit dhe veçanërisht vitet e fundit, AKP dhe Erdogan e kanë forcuar shumë aftësinë e tyre për ta kanalizuar dhunën dhe konfliktin në ndikim politik. Dhe ata nuk do të hezitojnë ta bëjnë sërish këtë për të mbajtur pushtetin.
Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetë...
Sistemet e raketave “Patriot” kanë qenë prej kohësh nd...
Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën, e ci...
Tetë fëmijë gjendeshin në mesin e 39 personave të shpëtuar...
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Nj...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në sa...
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është ndër ...
Të enjten Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin vendi...
Presidentja e Parlamentit Evropian premtoi një seri të...
Ministrat e Bashkimit Evropian votuan në fillim të jav...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot fj...
Duke inauguruar një rrugë ka urinuar në pantallona. Është ...
Një tërmet 6.2 shkallësh të Rihterit ka goditur bregdetin ...
Grupimi "Shtetas të Rajhut, anëtarë të të cilit u arrestua...
Protestat në Iran, të cilat kanë hyrë tashmë në muajin e t...
Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra ...
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishm...
Deklarata e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...