web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Twitter

2023-01-06 11:09:00, Tech CNA

Twitter

Të dhënat që supozohet se përmbajnë adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitter janë dhënë falas në një forum hakerash, raporton BBC.

Informacioni i vjedhur përfshin adresat e emailit të përdorura për të krijuar llogari, gjë që do të shqetësojë përdoruesit anonimë që janë regjistruar me një adresë të paverifikuar.

Twitter nuk i është përgjigjur ende raportimeve për rrjedhjen e të dhënave, ndërsa raportohet se bëhet fjalë për vjedhjen e më shumë se 200 milionë emaileve.

Bleeping Computer, mësohet se i ka shkarkuar këto të dhëna dhe sipas tyre rezulton se adresat e email-it ishin të sakta për shumë nga profilet e listuara në Twitter. 

Një studiues tjetër shpeher se pavarësisht se se ka njerëz që mund të kenë disa llogari në Twitter, sërish të dhënat e rrjedhura arrijnë të paktën 100 milionë përdorues që mund të dëmtohen./CNA.al Burimi: BBC

 





Lajmet e fundit nga