Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Një person i paidentifikuar ka shpërndarë një link online, ku shprehet se ka “në dorë” të dhënat personale të më shumë se 400 milionë përdoruesve të Twitter.
Në një shkrim në website-n “Breached.ch”, ai është shprehur se këto të dhëna përfshijnë informacione personale të shumë personazheve të famshëm, politikanëve, influencerave, si dhe përdoruesve të zakonshëm të Twitter.
Më tej në shkrimin e tij personi i identifikuar në rrjet si Ryushi (God User), ka kërcënuar CEO-n e Twitter, Elon Musk, se nëse nuk dëshiron që këto të dhëna t’i shiten dikujt, apo ndonjë kompanie ose që të shmangë gjobën prej 5.4 milionë eurosh nga GDPR, mund t’i blejë.
Në rast të kundërt këto të dhëna mund t’i shiten dikujt tjetër dhe përdoruesit e Twitter, mund të bien pre e mashtrimeve online, ose personazhet e njohur, përfshi edhe politikanët mund të rrezikojnë shumë nga privatësia e tyre.
“God User”, gjithashtu nuk harroi t’i kujtonte Elon Musk disa nga ndodhitë e fundit të kësaj platforme, ku vetëm pak kohë më parë, reputacioni i aplikacionit pësoi një goditje, për shkak të vendimeve të CEO-s së kësaj kompanie, ku shumë personazhe me influencë u larguan nga platforma.
Ai gjithashtu ndau një pjesë të të dhënave si një provë se ai nuk po gënjen, dhe se në të vërtetë i zotëron këto të dhëna, duke sfiduar hapur Musk për t’i blerë ato, në mënyrë që t’i shpëtojë përdoruesit e kësaj media sociale.
Shkrimi i tij:
“Përshëndetje të dashur përdorues
Unë po shes të dhëna të +400 milion përdoruesve unikë të Twitter-it që u fshinë përmes një cenueshmërie, këto të dhëna janë plotësisht private dhe përfshijnë email dhe numra telefoni të personave famshëm, politikanëve, kompanive, përdoruesve normalë dhe shumë OG dhe emra të veçantë përdoruesish.
Mund të lexoni rastin e përdorimit të plotë të të dhënave këtu: https://paste.ee/p/h4RGG
Twitter ose Elon Musk nëse po e lexoni këtë, tashmë po rrezikoni një gjobë të GDPR mbi 5.4 milion shkelje pasi keni shkelur imazhin e 400 milion përdoruesve.
Opsioni juaj më i mirë për të shmangur pagimin e 276 milion dollarëve USD në gjoba për shkeljen e GDPR-së siç bëri Facebook (për shkak të 533 milion përdoruesve që u fshinë) është të blini ekskluzivisht këto të dhëna, të cilat mund të kalojnë përmes ndërmjetësit të pronarit zyrtar këtu @pompompurin ose admin @Baphomet pas kësaj do ta fshij këtë databazë të dhënash dhe nuk do t'i shes më këto të dhëna.
Dhe të dhënat nuk do t'i shiten askujt tjetër gjë që do të parandalojë shumë të famshëm dhe politikanë nga fishing (mashtrimi online), mashtrimet kripto, shkëmbimi i kartave Sim, Doxxing dhe gjëra të tjera që do t'i bëjnë përdoruesit tuaj të humbin besimin tek ju si kompani dhe kështu të pengojnë rritjen aktuale të platformës tuaj. Thjesht imagjinoni që krijuesit e përmbajtjes (influencers) dhe ndikuesit e famshëm të hakohen në Twitter, gjë që me siguri do t'i bëjë ata të zhduken nga platforma dhe do të shkatërrojnë ëndrrën tuaj për platformën e ndarjes së videove në Tëitter për krijuesit e përmbajtjes, edhe pasi keni bërë gabimin duke ndryshuar politikën e Twitter-it që mori një reagim të madh.
Nga krijuesit e përmbajtjes kjo është një kohë e ndjeshme, e cila do t'i përkeqësojë gjërat shumë dhe nëse nuk jeni të sigurt, thjesht bëni një sondazh në Twitter si zakonisht dhe njerëzit do të zgjedhin fatin e tyre, sepse në fund të ditës është faji i kompanisë që këto të dhëna ishin i shkelur.”- shkruan personin “anonym” në këtë website./CNA.al
Dhjetëra modele të reja të makinave elektrike do të je...
Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka rënë dakord të p...
Xiaomi po përgatitet për një version të ri dhe ka zbuluar ...
Tweet-et tuaja tani do të shfaqin numrin e përdoruesve që ...
Një studim i ri vërtet mbresëlënës është zhvilluar nga Ins...
Pak ditë më parë u mësua se dalja në treg e Galaxy S23 të ...
“ShrimpApplePro” i cili zbuloi se Apple do të sjellë iPhon...
Elon Musk ka bërë me dije se do të japë dorëheqjen nga...
Duke lundruar në TikTok, do të keni hequr dorë nga mendimi...
Që kur egomaniaku bleu "Twitter"-in, aty po mbretëron ...
Sipas një raporti të ri nga Bloomberg dhe konkretisht nga ...
Mbi 57% votuan pro dorëheqjes së tij pasi Musk publikoi nj...
Si pjesë e INNO Day 2022, OPPO prezantoi gjeneratën e dytë...
Një kalimtar në Kembrixh të Mbretërisë së Bashkuar, mori n...
Microsoft shpalli këtë verë planet e tij të reja për siste...
Biznesmeni miliarder, Elon Musk ka bërë me dije se do ...
Rivalët e Google zbuluan të enjten një projekt për të bërë...
Administratorët Kanadezë të Letrave me Vlerë (CSA) ka përc...
Shkencëtarët në mbarë botën po reagojnë ndaj lajmit se hul...
Pa dyshim, chipset është një nga specifikimet teknike më t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...