
Teksa distrikti financiar në Nju Jork, Wall Street, u trondit nga rënia e shpejtë e bankës ‘Silicon Valley’, falimentimi më i madh i një banke amerikane që nga kriza financiare e vitit 2008, disa përdorues të medias sociale janë duke kërkuar fajtorin që sipas tyre fshihet tek axhenda e bankës e cila mbështeste çështje sociale si diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja.
Por ekspertët bankarë dhe financiarë thonë se angazhimi i deklaruar i institucionit me qendër në Santa Clara ndaj këtyre çështjeve me ndjeshmëri shoqërore, nuk ishte shtytësi për kolapsin që pësoi banka. Shkak ishin strategjitë e saj të dobëta të investimeve si dhe një vërshim i papritur i klientëve bazë të saj, për të tërhequr paratë njëkohësisht.
Pretendimi: Banka ‘Silicon Valley’ falimentoi sepse u përqendrua në politika të tilla si diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja.
Faktet: Banka e 16-të më e madhe e vendit falimentoi për shkak të investimeve të dobëta dhe strategjive të rrezikut që e lanë bankën pa para të pamjaftueshme për të përballuar një tërheqje masive e të beftë nga ana e klientëve të saj, kryesisht të sektorit të teknologjisë. Këta të fundit janë goditur veçanërisht më rëndë nga situata ekonomike që po përjeton vendi, thonë ekspertët financiarë e të bankave.
Ekspertët thonë gjithashtu se nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet se angazhimi i deklaruar i bankës për të mbështetur dhe investuar në përpjekjet për diversitet dhe qëndrueshmëri, ka luajtuar një rol në rënien e saj.
Megjithatë në disa postime në median sociale, pas falimentimit të bankës, janë theksuar në mënyrë kritike, të gjitha përpjekjet nga ana e bankës për të mbështetur diversitetin, të tilla si nisja e një fushate njëmujore të krenarisë, për të respektuar komunitetin LGBTQ ose kontributet financiare dhënë lëvizjes ‘Black Lives Matter’ (BLM) apo dhe kauzave të tjera për drejtësi racore.
Disa madje cituan raportin mbi çështje të Mjedisit, Sociale e të Qeverisjes së bankës për vitin 2022, ku përfshihet dhe angazhimi për të ofruar të paktën 5 miliardë dollarë në kredi, investime dhe financime të tjera, për përpjekjet për qëndrueshmëri, deri në vitin 2027. (Qëndrueshmëria konsiston në përmbushjen e nevojave të gjeneratave aktuale pa komprometuar nevojat e brezave të ardhshëm, duke siguruar një ekuilibër mes rritjes ekonomike, kujdesit mjedisor dhe mirëqenies sociale).
"Axhenda që kishte kjo bankë ka peshën më të madhe të fajit për falimentin e saj", shkruante një përdorues i ‘Twitter-it’ në një postim që ishte pëlqyer ose shpërndarë gati 4,000 herë që nga e mërkura. “Axhenda e çmendur e majtë po falimenton të ardhmen tonë. Përqafo këtë axhendë, e do të rrënohesh”, shkruante ai më tej.
Por rënia e institucionit financiar kishte të gjitha shenjat dalluese të përballjes klasike të një banke me paaftësi për të paguar për shkak të tërheqjes se shpejtë e njëkohësisht të parave, thotë në një email Peter Cohan, profesor i praktikës së menaxhimit në Kolegjin Babson në Uellsli të shtetit Masaçusets. "Përqendimi tek diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja, nuk kishte të bënte me falimentimin e saj”.
Rodney Ramcharan, profesor finance në Fakultetin e Biznesit Marshall të Universitetit të Kalifornisë Jugore, ra dakord, duke hedhur poshtë kritikat si “të parëndësishme” pasi banka, që thuhet se ka dhuruar miliona për Lëvizjen BLM dhe grupe të ngjashme ndër vite, kishte më shumë se 200 miliardë dollarë në asete para se të falimentonte.
Në fakt nuk është e qartë nëse banka vërtetë ka dhuruar më shumë se 70 milionë dollarë për ato kauza, siç pretendojnë përdoruesit e rrjeteve sociale dhe mediat konservatore. Shumë citojnë një bazë të dhënash të Institutit Claremont, një institut konservator me seli në Kaliforni, që synon të gjurmojë donacionet për “Lëvizjen BLM dhe kauzat e lidhura me të”.
Baza e të dhënave të institutit lidhet me disa raporte të Bankës ‘Silicon Valley’ dhe njoftimet për shtyp në mbështetje të të dhënave që ka ofruar, por një hulumtim i agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ tregon se asnjë nga dokumentet nuk përmend në të vërtetë Lëvizjen BLM. Në fakt, shumica e dokumenteve kanë të bëjnë me kontributet e bankës për të mbrojtur mjedisin. Zëdhënësit e institutit dhe Lëvizjes BLM nuk iu përgjigjën të enjten kërkesave për koment dërguar me postë elektronike.
Përveç kësaj, asgjë në raportet publike financiare të bankës nuk sugjeron ndonjë shpenzim të dëmshëm në favor të iniciativave të diversitetit, shtoi zoti Ramcharan. Nëse do të kishte pasur probleme, ato do të përfshiheshin në raportet për agjencitë rregullatore si Rezerva Federale.
“Banka do të kishte pësuar humbje nga kreditë nëse do jepte kredi të këqija për kompanitë me axhendë sociale tejet”, shpjegoi ai përmes një emaili.
“Pra, kjo nuk është çështje opinioni, por janë të dhëna aktuale. Në vend të kësaj, nuk ka humbje të pazakonta nga kreditë.”
Përkushtimi 5 miliardë dollarësh i bankës ndaj përpjekjeve për ruajtjen e mjedisit përfaqëson një premtim për të dhënë kredi në të ardhmen dhe nuk është tregues i investimeve financiare që çuan në dështimin e bankës sot, tha William Chittenden, profesor në Kolegjin McCoy të Administrimit të Biznesit të Universitetit Shtetëror të Teksasit.
“Nëse do të ishim në vitin 2027 dhe Banka “Silicon Valley” do të kishte miliarda në “kredi të falimentuara për ruajtjen e mjedisit”, atëherë do të pajtohesha që dështimi mund t'i atribuohej llojeve të kredive që ata dhanë,” shkroi ai në përmes një emaili. “Por të thuash se banka dështoi për kreditë që ndoshta nuk i kanë dhënë ende nuk ka kuptim për mua.”
Ajo që është e qartë nga dokumentet e deklarimit financiar është se banka, e cila u themelua në vitin 1983, nuk e kishte menaxhuar siç duhet rrezikun për investimet e mëdha që kishte bërë vitet e fundit, pasi u rrit me shpejtësi, ranë dakord ekspertët.
Nga viti 2019 deri në vitin 2021, banka SVB bleu dhjetëra miliarda dollarë siguracion kolateral që garantohej nga prona të patundshme, nga bonot e thesarit amerikan, si dhe investime të tjera relativisht konservatore, me norma të ulëta interesi, shpjegon Aaron Klein, ekspert financiar në Institutin Brookings, një organizatë studimore në kryeqytetin Uashington.
Por, banka nuk i mbrojti këto investime të guximshme duke i shoqëruar me investime të tjera. Ndërsa u rritën me shpejtësi normat e interesit vitin që kaloi, vlera e këtyre investimeve ra, ndërkohë që klientët e bankës tërhiqnin gjithnjë e më shumë nga fondet e tyre për të përballuar shpenzimet e ekonomisë në përkeqësim, tha zoti Klein dhe ekspertë të tjerë. Banka u detyrua të shesë 21 miliardë dollarë siguracione, me gati 2 miliardë dollarë humbje.
“Pra, banka dështoi për shkak të problemeve me likuiditetin”, shkruajti zoti Chittenden në një mesazh të dërguar nëpërmjet postës elektronike.
“Dështimi nuk pati fare të bëjë me cilësinë e ndonjë kredie bankare për çështjet sociale. Një tjetër faktor kyç në rënien e kësaj banke ishte baza e klientelës së saj”, thotë zoti Klein.
Banka u shërbente përgjithësisht punonjësve në fushën e teknologjisë dhe kompanive të investimeve, përfshirë disa prej markave më të mirënjohura të këtij sektori. Por, pothuajse të gjithë këta konsideroheshin investitorë të pasiguruar, gjë që do të thotë se llogaritë e tyre kishin fonde mbi shumën 250 mijë dollarë, që mbulohet në rastin e dështimi të ndonjë banke nga Korporata Federale për Sigurimin e Depozitave (FDIC).
“Depozituesit e pasiguruar kanë më shumë gjasa të largohen, duke e bërë bankën rrjedhimisht më pak të sigurtë”, shkruajti zoti Klein.
Ironikisht, megjithë pretendimet se ishte një bankë që mbështeste çështje që konservatorët i konsiderojnë si tepër liberale, SVB-ja nuk ishte dhe aq e larmishme, të paktën në nivelin kryesor drejtues, vuri në dukje Peter Conti-Brown, profesor për rregullat financiare në Shkollën “Wharton” të Universitetit të Pensilvanisë.
Ekipi ekzekutiv i bankës përbëhej nga të bardhë, shumica meshkuj, dhe bordi drejtues kishte vetëm një anëtar afrikano-amerikan dhe një nga komuniteti LGBTQ, sipas faqes në internet të bankës. Zëdhënësat e bankës nuk iu përgjigjën kërkesave për koment dhe FDIC-ja dhe agjencitë e tjera rregullatore federale refuzuan të komentojnë.
“Nuk ka asgjë të pazakontë në përqëndrimin e SVB-së tek diversifikimi, nga një homogjenitet i tillë – banka dhe biznese të të gjitha formave dhe përmasave kanë bërë të njëjtën gjë”, shkruajti në një mesazh zoti Conti-Brown, duke iu referuar kështu ekipit drejtues të kompanisë.
“SVB-ja falimentoi pasi bankierët e saj e bënin keq punën e bankierit; diçka që nuk mund të ndreqej nga ndonjë kohë shtesë, e kaluar nëpër takime për diversitetin”./ VOA
A week after the second largest bankruptcy in the US banki...
The Pentagon released today footage of the incident betwee...
The President of Finland announced on Wednesday that T...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan faces what anal...
First Amendment experts say attacks on free speech are esc...
Russian hackers appear to be preparing for a new wave of c...
Defense Secretary Lloyd Austin said he had a phone convers...
Saudi Arabia's Finance Minister Mohammed Al-Jadaan said Sa...
The US Department of the Treasury has imposed sanctions on...
Osman Mehmedagiç, former director of the Intelligence and ...
The former Bulgarian MP, accused of spying for Russia and ...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, sa...
The devastating earthquake of February 6 that struck T...
Russia denies touching the US drone over the Black Sea...
The US government has approved an oil drilling project...
After the deadly train crash in central Greece, despair ha...
Over 90 percent of residents have fled, most of the ci...
During the Bhutan Prime Minister's visit to Berlin, th...
China will reopen its borders to tourists and resume issui...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...