web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Sulmuesi njofton largimin nga skuadra e Vllaznisë

2023-06-12 15:22:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Sulmuesi njofton largimin nga skuadra e Vllaznisë

Ardit Hoxhaj është largimi i radhës nga Vllaznia. Vetë sulmuesi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga shkodranët.

Hoxhaj ishte pjesë e Vllaznisë prej tre sezonesh, por në sezonin e fundit minutat për të kanë qenë të pakta dhe kjo ka bërë që palët të vendosin për këtë largim.

"Nga sot dua të njoftoj largimin tim nga ekipi i Vllaznisë.

Kanë qenë 3 vite plot sukses për mua edhe ekipin. Jam i lumtur për ato që kemi arritur edhe për trofetë që kemi fituar. Jam i lumtur për çdo gol që kam shënuar me ketë fanellë dhe për maksimumin e dhënë nga ana ime.

Falënderoj të gjithë personat që kam punuar ne klub, shokët e ekipit, tifozët për mbështetjen që më kanë dhuruar dhe presidentit për mundësinë që më ka dhënë. I dëshiroj më të mirën klubit.”, shkruan Hoxhaj.





Lajmet e fundit nga